WordPress ne Shqip

WordPress është një nga platformat më të përdorura në të gjithë botën. Kohët e fundit ka nisur një përdorim total edhe në gjuhën Shqipe, ku shumë faqe duke parë thjeshtësinë e mundësitë e ndryshme që të ofron WordPress kan kaluar në këtë platformë. Për këtë gjë un po ju ofroj një version tjetër, pak ndryshe nga ai që ndodhet në sq.worpress.org. Ju mund të testoni vet të dy versionet edhe të zgjidhni atë që dëshironi. Në një të ardhme shpresojmë që të dali vetëm një version i plotë për të gjithë.

Duke parë këtë situatë, vendosa që të mundësoj Shqipëtarëve një version Shqip të WordPress i cili mund të përdoret nga të gjithë. Gjithashtu ju premtoj që sapo të dalin versionet e reja të WordPress un do të mundohem të aktualizoj dokumentet e gjuhës shumë shpejt që t’jua lej për shkarkim.

Versioni aktual i WordPress 2.8.4 në gjuhën Shqipe ishte i gatshëm sepse është përkthyer më parë nga një profesor nga Shkodra që unë e falenderoj shumë. Bëhet fjalë për z. Arben Çokaj, me të cilin kontaktova edhe ram dakord që do të bashkëpunojmë bashkë për ti ofruar Shqipëtarëve anembanë botës versionet aktuale të WordPress.

Si e thash më lartë versioni aktual ishtë i gatshëm nga ai edhe un e testova disa herë i ndryshova ndonjë dicka shumë të vogël edhe bëra një tutorial se si ta instalojmë këtë në WordPress.  Ngaqë përkthimi është i gjat mund të ndodh që si mua si atij të na ket shpëtuar ndonjë fjalë ose të kemi përkthyer gabim ndonjë fjalë tjetër. Kështu që na duhet edhe ndihma e të gjith përdoruesve të cilët të na njoftojnë nëse ka dicka që nuk shkon. Mund të lini komentin këtu edhe un do e rinovoj versionin aktual sa më shpejt të jetë e mundur. Mos harroni të na ndiqni sepse për cdo version të ri të WordPress do ju japim edhe versionin në Shqip.

Tani le të shpjegoj me 2 hapa se si instalohet WordPress Shqip në versionin tuaj aktual:

  • Si fillim ju duhet të shkarkoni dokumentat e gjuhë shqipe në faqen tonë:
  • shkarko2 Wordpress ne ShqipPasi ti keni shkarkuar bëni extract (depaketoheni) dokumentit .zip
  • Mbasi ta keni bër këtë do të keni një dosje që quhet languages, të cilë duhet ta ngarkoni (me anë të FTP) në folderin (dosjen) wp_content të WordPress.
  • Mbasi ta keni bër këtë shkoni në root të instalimit tuaj edhe gjeni dokumentin wp_config.php, hapeni atë dokument edhe gjeni rrjeshtat: define (‘WPLANG’, ”); pastaj zëvendësojeni me këto: define (‘WPLANG’, ‘sq_AL’);
  • Ruajeni dokumentin edhe ngarkojeni sërisht në root të instalimit të WordPress.
  • Bëni refresh (rifreskim) edhe fshini të gjithë Cache nëse keni plugin si WP Super Cache.

Besoj që t’ja keni arrit qëllimit tuaj. Megjithat unë po ju vendos edhe një video Tutorial që e kam bërë unë ku tregohet secili veprim hap pas hapi. Videoja është në një rezolucion të lartë e mund ta bëni fare mirë e Full Screen (gjith ekran) për të parë hapat më saktë. (Në fillim jan disa sekonda rreklam)

Videon mund ta gjeni gjithashtu tek Galeria e Videove në RomeoLab.

40 Responses to “WordPress ne Shqip”

  1. Mandi
    13/10/2009 at 10:10 #

    Urime! Me te vertete nje pune shume e mire!!!

    • Romeo
      13/10/2009 at 10:16 #

      Shume FLM Mandi :) Thjeshte mundohemi te ofrojme dicka te vecante e jo gjera qe gjenden kudo :)

      P.S THx gjithashtu e per RT ne Twitter :)

  2. Gjergji Kokushta
    13/10/2009 at 10:24 #

    Romeo shume faleminderit per postimin. Per tek faqja e shkarkimit do ishte me mire te vije butonin Shkarko djathtas poshte shkrimit Katergoria. Nuk ma kapi syri qe ne fillim.

    • Romeo
      13/10/2009 at 10:28 #

      Flm Gjergj, ajo qe perdor aty eshte nje Plugin i gatshem edhe qe ka qen Premium por e kan dhen falas. Kam ber goxha ndryshime ne Layout por nuk e di nese do ja dal te vej ate butonin poshte. Megjtihese un kam par shume vende shkarkimesh e akonisht anash i kan. Do ti hedh nje te ndryshoj layout prap e te shof mos behet kjo qe thua ti. Flm per sugjerimin.

  3. Granit
    13/10/2009 at 13:05 #

    Nje iniciative per tu pershendetur. Urime dhe suksese Romeo.

    • Romeo
      13/10/2009 at 13:08 #

      Flm shume Granit,
      Une thjeshte mundohem qe te bej dicka qe ti hyj ne pune te gjith Shqiptareve :)

  4. Einar
    13/10/2009 at 13:41 #

    Besoj do jete nje ndihme e madhe per te gjithe personat qe kane pasion wordpress, por kane veshtiresi ne gjuhen angleze, te lumte. :)

    • Romeo
      13/10/2009 at 15:33 #

      Flm Einar, ky eshte pikerisht edhe shkaku qe do punoj per versionet ne Shqip sepse ka persona qe kan qef te punojne por sdin anglisht…

  5. ALBeagle
    13/10/2009 at 17:10 #

    E tutorial i vlefshem, sapo perfundova instalimin e wordpressit ne shqip faqe keti tutoriali… Faleminderit shume Romeo..

    • Romeo
      13/10/2009 at 17:22 #

      ASgje, me behet qefi qe te ka pelqyer :)

  6. BB_ose_bb
    14/10/2009 at 02:02 #

    Uroj që përkthimi në fjalë të ketë më tepër koherencë se sa shfaq njoftimi juaj për të: aktualizim apo rinovim? Apo updejtim? Që t’jua bëj më të lehtë, këshilloj t’i hidhni një sy faqes 890 të Fjalorit të Shqipes së Sotme, Tiranë 1984, zëri “Përditësoj”

    Pres me shumë dëshirë shembuj të tjerë që do të mbështesnin pretendimin tuaj se përkthimi është larg Shqipes letrare. Deri sa t’i jepni, mbeten thjesht pretendime.

    Përditësimi më i fundit i përkthimit mban vulën kohore 6 Shtatori. Një muaj e një javë është shumë pak për ta quajtur të vjetër, apo jo? Plus që projekti nuk është i braktisur. Domethënë, nëse në fund të javës publikohet një përditësim për 2.8.4 apo edhe për “trunk”-un, nxtimit tuaj nuk i mbetet më bazë…

    Dhe së fundi, http://www.sq.wordpress.org është ndarja për Shqipen e http://www.wordpress.org. Ndaj është po aq zyrtare, ose jozyrtare sa vetë site-i mëmë.

    të fala
    përkthyesi

  7. Romeo
    14/10/2009 at 08:42 #

    Pershendetje BB_ose_bb,

    Flm per keto qe ke then. Ndoshta kur shprehem ketu nuk jam njesoj sikur shprehem apo eshte perkthyer WordPressi. Pastaj nuk jam i vetmi qe kam ven dore mbi ate perkthim.

    Te kerkoj falje nese perkthimi i fundit i perket Shtatorit sepse nuk e kam pare kohet e fundit por kur provova para ca muajsh ishte akoma versioni i 2.7.* prandaj. Nese e keni perkthyer ju mbeshtes edhe une.
    Madje me behet qefi qe kemi disa persona te tjere qe duan te ofrojne per Shqiptaret dicka. Aq me shume mos harro qe per kete pune si ti si une nuk paguhemi edhe eshte nje pune vullnetare.
    Punen tuaj nuk jua kam ulur e sdo jua ul kurre, madje do isha gati per cdo bashkepunim per kete gje.
    Nje bashkepunim qe grupet e perkthimit te jen me te medha e ti ofrojme sa me shpejt versionin aktual Shqiptareve.
    Nese te intereson kjo gje un jam gati te bashkepunoj si me ty si me cdokend qe eshte gati te punoj ne kete projekt.

    Te flm qe ke marr mundimin me shkruar e me fal nese kam then dicka qe nuk eshte e vertet.

    Te fala

    Romeo

    • BB_ose_bb
      14/10/2009 at 11:02 #

      Romeo,

      Tema e këtushme është hapur më 13 Tetor. Që të shkruash më 13 Tetor se diçka është e vjetëruar, por duke iu referuar gjendjes së saj ca muaj më parë ama, është pasaktësi. Mbi këtë pasaktësi, si dhe mbi pretendimin tjetër të pasaktë që përkthimi i “vjetëruar” nuk na qenka në Shqipen letrare, ngrihet verdikti yt. Pra me dy premisa të rreme, mund të hidhet poshtë një punë e tërë.

      Kjo logjikë është e papranueshme për mua. Për qëllimet nuk po flasim më mirë, që ta ruajmë temën nga fjalë të pamenduara.

      • Romeo
        14/10/2009 at 11:04 #

        Ok, te thash nuk ishte qellimi im ky.. Ja tani do e rregulloj postimin edhe te heq ato rrjeshta :)
        Do te shkruaj qe eshte nje Version tjeter..

  8. BB_ose_bb
    14/10/2009 at 11:54 #

    Po ndryshove postimin, më nxjerr mua krap seee! Ndryshe duhen bërë saktësimet. :)

  9. Romeo
    14/10/2009 at 12:00 #

    :) Te kam derguar nje email (tek emaili qe poston kur ben postimet).
    Mund te kontaktojme me shume aty me sqaruar gjerat edhe me ber ndryshimet e duhura ne teme.

    Pastaj personat qe e lexojne temen e komentet do e kuptojne qe ishte nje gabim i imi e ti me shume te drejte ke komentuar edhe un e ndryshova gabimin :)

    Email per me shume :)

  10. Arben Cokaj
    15/10/2009 at 11:43 #

    WordPress ne shqip – nje projekt i nevojshem, bravo Romeo per kete prezantim. Pa pare asnje version shqip ne treg, une hyra dhe e bera perkthimin e versionit 2.8.4 per vete, pastaj shkrova dicka edhe tek faqja zyrtare WordPress.org dhe e nxorra perkthimin tek faqja ime, bmc.shkoder.net. Kur me kontaktoi Romeo, une isha i hapur per bashkepunim, pasi eshte mire qe te njesojme terminologjine e koncepteve ne kompjuter – te krijojme gradualisht nje fjalor me fjalet teknike te kompjuterit, qe nuk i ka shqipja e sotme.

    Sa i perket autorit te faqes sq.wordpress.org, qe ka bere edhe ai nje perkthim, mund te them se bashkepunimi me te eshte i pamundur, pasi ai eshte i mbyllur, ka frike se dikush po i merr meritat dhe vepron ne te kundert me politiken e WordPress, per burime te hapura.

    Pas nje komunikimi jomiqesor me te, qe erdhi si shkak i menyres arrogante te pergjigjeve te tij, une i shkrova nje mesazh stafit te WordPress, ku i tregova per kete ngjarje dhe iu luta atyre qe WordPress ne shqip, te jete nje burim i hapur (Open Resource), sic eshte edhe WordPress dhe jo nje burim i mbyllur sic eshte tani sq.wordpress.org.

    Ju uroj me te mirat te gjithe atyre mendjeve te hapura qe harxhojne mijera ore kohe e pune per te bere dicka te bukur per shqiptaret.

    Arben Cokaj, autor i perkthimit te versionit 2.8.4
    http://www.shkoder.net

  11. Romeo
    15/10/2009 at 14:34 #

    Arben,
    flm per gjithcka. Edhe un e kam cakitur tek tema qe ky perkthim eshte i joti edhe ne vazhdim do te mundohemi te nxjerrim bashke versionet e reja. Puna e sq.wordpress.com eshte dicka qe fundja shpresojme ta zgjidhim edhe sic eshte edhe vet WP te behet open source ku secili te japi kontributin e tij, qofte i madh, i vogel, i zi apo i bardhe..

    Flm per komentin.

  12. eRmaLosS
    08/02/2010 at 12:58 #

    FLM Shume Romeoo ..!

    • Romeo
      10/02/2010 at 12:57 #

      Asgje,
      me behet qefi qe te pelqeu :)

  13. andi
    10/02/2010 at 17:18 #

    te lumte ;) dhe flm per wp ne shqip. anndz

  14. Taulant
    24/03/2010 at 10:56 #

    Tung dua vetem nje pytje instalimi shkoj me sukses ashtu si ne video por si te bej shembull romeolab.com/kategoria/wordpres dmth kte kategoria si te bej edhe atu tek del nje post te mos jet posti me dat shembull

    http://www.*******/2010/03/24/me-i-miri-i-boteroreve/
    por te jet si tek ti keshtu

    http://www.romeolab.com/feniksi-com-guida-ne-shqip

    Faleminderit

  15. Romeo
    28/03/2010 at 17:02 #

    Keto gjera behen tek PERMALINKS.
    ATy vendos se si don ta kesh faqen tende.
    Un psh kam zgjedhur aty CUSTOM STRUCTURE edhe kam vendosur /%postname%

  16. Lemi
    09/06/2010 at 15:42 #

    Shume bukur, por ka nje problem te cilin nuk mundem ta zgjedh – im.
    Problemi eshte tek paraqitja e dates e cila paraqitet ende me prapashtesat angleze si pershembull sot: e Mërkurë, 9th Qershor 2010.
    Ajo tek 9TH eshte problemi… nese dikush ka zgjedhje ju lutem te me kontaktoni.

    • Romeo
      24/06/2010 at 13:53 #

      Hi Lemi,
      aty duhet te modifikosh filet e Template qe perdor. Kerko ne Google per paraqitjen e Datave ne PHP edhe besoj do e zgjidhesh. Pra duhet te shofesh si te besh deklarimin e dates ne PHP :)

      • Lemi
        25/06/2010 at 14:16 #

        Ju falemenderit per ndihmen, edhe pse e gjeta para se te me jepni pergjigjje ketu.
        Me leht eshte qe te paraqitet ne format Dita (me numra) muaji (me germa) dhe viti (me numra)

        Ndaj, ne template qe perdoren vetem duhet te hjeket s pas seciles pjes ku paraqitet data, do me thene diku eshte jS ajo S duhet te hjeket dhe krejt puna rregullohet.
        FLM.

        • Romeo
          27/06/2010 at 18:43 #

          Lemi pikerisht ate qe te thash un ke ber ti :) Ajo heq S apo shto nje j eshte nje gjuhe “rruge” nese mund ta quash te tille. Ajo qe ben ti konkretisht eshte ndryshimi i call qe i ben dates ne PHP edhe mund ta besh si te duash :)

          Flm per komentin

  17. azemi
    13/07/2010 at 01:54 #

    pershendetje romeo ….vetem vazdho….se po ban pun shum te mir..per ne shqiptaret….prandaj te pergezoj per punen…kisha nje pytje te vogel…kam instaluar wp 3 …a e eshte gati ne shqip apo ende…flm per mirkuptim…

    • Romeo
      25/07/2010 at 20:13 #

      Hi Azemi,

      une personalisht nuk merrem me me perkthimin e WP.
      Versioni 3.0 duhet te jet gati per disa dite tek adresa sq.wordpress.org
      Shko aty here pas here edhe shif nese e kan nxjer por sbesoj se do te vonohet shume sepse i pyeta personat qe po e bejne edhe me dhane pergjigje pozitive.

  18. 24media
    15/08/2010 at 09:50 #

    pune e mire kjo

  19. KosovaLindore
    23/03/2011 at 18:28 #

    ju lutem akeni mndesi me i sqarue linkat mir se ku duhet me e downloadue apo nji link direkt qe munde me u shkarkue wordreessi ne gjuhen shqipe ju faleminderit

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 13/10/2009

    WordPress ne gjuhen Shqipe http://bit.ly/4gq9MZ Mos Humbisni Rastin e shkarkojeni #shqiperia #wordpress #albania

  2. romeolab - 13/10/2009

    WordPress ne gjuhen Shqipe http://bit.ly/4gq9MZ Mos Humbisni Rastin e shkarkojeni #shqiperia #wordpress #albania

  3. RomeoLab - 13/10/2009

    Postim i ri: WordPress ne Shqip http://bit.ly/2epLnw
    – #shqiperia

  4. romeolab - 13/10/2009

    Postim i ri: WordPress ne Shqip http://bit.ly/2epLnw
    – #shqiperia

  5. Tweets that mention Wordpress ne Shqip | Plugin Shqip, Romeolab, Wordpress | Informatika Shqiptare - RomeoLab.Com -- Topsy.com - 13/10/2009

    [...] This post was mentioned on Twitter by RomeoLab. RomeoLab said: WordPress ne gjuhen Shqipe http://bit.ly/4gq9MZ Mos Humbisni Rastin e shkarkojeni #shqiperia #wordpress #albania [...]

  6. eklipsi - 13/10/2009

    RT @RomeoLab WordPress ne Shqip – http://bit.ly/4gq9MZ

  7. eklipsi - 13/10/2009

    RT @RomeoLab WordPress ne Shqip – http://bit.ly/4gq9MZ

  8. Wordpress Shqip | Albanian Webmaster Blog - 14/10/2009

    [...] 100% ne SHQIP mund ta gjeni ne  wordpress ne shqip nga shoku im [...]

Leave a Comment