WordPress 2.8 – Baker

wordpress baker Wordpress 2.8   Baker

Më në fund doli edhe versioni i ri i WordPress. Bëhet fjalë për WordPress 2.8 ose i quajtur Baker, ne bazë të një muzikanti të njohur. Në versionin e 2.8 vijnë një sërë risish të mëdha që lehtësojnë akoma më shumë punën tuaj me këtë Platformë.

Një nga risitë më kryesore të këtij versioni është edhe fakti që ju mund të instaloni Templates direkt nga paneli i adminit. Ju mund ti kërkoni ato nga aty edhe mund të shihni një Preview. Pra nuk keni nevoj për FTP apo gjëra të tilla.

Më poshtë do ju tregoj disa risi të këtij versioni gjithashtu edhe disa këshilla për problemet që mund të keni.

Risitë më të mëdha që ju sjell ky version janë:

  • Instalimi i Themes edhe shikimi i tyre
  • Të shtoni custom headers
  • Ndryshimi i drag and drop tek Widget
  • Mënyrë e re e shikimit të Dashboard
  • Syntax Highlighting për editimin e kodeve
  • Konfigurim personal i shikimeve të faqeve
  • Rritja e shpejtësisë së punimit

Instalimi i Themes edhe shikimi i tyre:

Si e thashë e më sipër ky versioni i ri i WordPress e bën shumë të lehtë instalimin e ndonje Theme të re

wp28 theme installer Wordpress 2.8   Baker

.

Gjithashtu duhet përmendur se ju ofrohet edhe mundësia me kërkuar Themes edhe ju mund të zgjidhni kritere të ndryshme për këtë gjë. Mund të kërkoni në bazë të ngjyrës, numrit të kolonave etj.

wp28 theme search results Wordpress 2.8   Baker

Nuk duhet harruar këtu që WordPress ju jep mundësinë të instaloni Themes vetëm me një klik të vetëm.

Custom Headers

Shumë Themes të WordPress vijnë me një Header të tyrin edhe që të editoni këtë header duhet të ndryshoni ndonjëhere kodin apo të hyni në FTP e me programe të tjera.

wp28 custom headers Wordpress 2.8   Baker

Në WordPress 2.8 ju mund të shtoni Headerin tuaj personal edhe ta ndryshoni atë sipas dëshirës. Ky fuknsion nuk funksionon me të gjithë Themes, por vetëm me ato ku autori e ka lejon këtë ndryshim edhe e ka si feature të integruar. Për më shumë mund të lexoni këtë artikull.

Drag and Drop Widget edhe Widget API

Widget janë një nga gjërat më të rëndësishme për faqen tuaj. Editimi gjeri tani ishte icik i vështirë sepse ju duhet të kalonit nga një Sidebar në një tjetër. Tani e keni më të thjeshtë. Gjithçka gjëndet anash edhe me anë të tërheqjeve mund të vendosni se kë të përdorni e kë jo.

wp28 widgets Wordpress 2.8   Baker

Gjithashtu ndryshe nga versioni i vjetër ju mund të përdorni të njëjten Widget më shumë se 1 herë.

Nuk duhet harruar edhe integrimi i një Widget API, gjë që i bën zhvilluesve të WordPress jetën më të thjeshtë.

Mënyrë e re e shikimi të Dashboard

Admin Dashboard është vëndi ku ju hidhni syrin e parë në faqen tuaj edhe ku përmbahen informacionet më të rëndësishme. Versioni i ri i WordPress ju lejon juve ta përshtasni atë sipas dëshirave tuaja.

wp28 dashboard are Wordpress 2.8   Baker

Ju mund të vendosni vet numrin e kolonave që doni të shikoni. Mund të zgjidhni midis 1,2,3 apo 4 kolonave.

Sysntax Highlighting

Nëse hidhni një sy tek editimi i Themes apo Plugin do të vëreni diçka të re.

Kodi do të jet me ngjyrë e shkrime të ndryshme, gjë që e bën më të thjeshte editimin e tij edhe që ju jep nje shikim më të qartë të gjërave.

wp28 plugin editor Wordpress 2.8   Baker

Konfigurim personal i shikimit të postimeve

Kur shkoni në faqen e postimeve, ju shihni një mori gjërash.

wp28 confiurable mgmt pages Wordpress 2.8   Baker

Që tani e tutuje do të jeni ju vetë që do të vendosni kë të shihni e kë jo. Me anë të opsionit Show on screen mund të zgjidhni atë që dëshironi.

Rritja e shpejtësisë së punimit

Faqja e panelit të adminit punon shumë më shpejtë se versioni paraardhës. Duke u bërë ndryshime të vogla në kod apo në javascript, faqja arrin të hapet shumë shpejt.

Gjithashtu mund të shikoni videon e mëposhtëme për më shume sqarime:

KUJDES:

Sapo kam mbaruar instalimin e WordPress 2.8 tek RomeoLab.Com edhe me thën të drejtën më hapi goxha probleme. Probleme sepse jo të gjithë pluginët janë të gatshëm për të punuar me WordPress 2.8

Kështu që ju këshilloj që nëse vendosni me bër upgrade të bëni një Backup në fillim edhe pastaj të ç’aktivizoni të gjithë pluginet. Të bëni Upgrade nga paneli i Adminit edhe nisni e aktivizoni Pluginet 1 nga 1 e shihni nëse diku keni problem.

Un po listoj një listë të vogël të plugineve që më hapen mua probleme e që për momentin nuk i kam aktivizuar:

  1. SEO Smart Links
  2. AlSociable
  3. StatPress Reloaded
  4. Subscribe To Comments
  5. Subscribe widget
  6. TinyMCE Advanced
  7. WordPress Video Plugin
  8. WP-Table Reloaded

Update: Nga versini 2.8.4 ky problem nuk ekziston.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Wordpress 2.8   Baker

    Që nga dita e djeshme ka dal Upgrade i ri për Wordpresss. Versioni i ri është 2.7.1 edhe nuk është gjë tjetër veçse rregullimi i disa kleçkave që kishe versioni 2.7.0 Gjithsej jan rregulluar 68 Tickets që ...

  •  Wordpress 2.8   Baker

    Duke qënë se bota e Wordpress më tërheq shume u futa në punë edhe punova nje Theme për përdoruesit e Wordpress. Kjo është puna ime e parë kështu që mund të ketë ndonjë gabim apo vend për korrigjime të ...

  •  Wordpress 2.8   Baker

    Wordpress është një nga platformat më të përdorura në të gjithë botën. Kohët e fundit ka nisur një përdorim total edhe në gjuhën Shqipe, ku shumë faqe duke parë thjeshtësinë e mundësitë e ndryshme që të ofr ...

  •  Wordpress 2.8   Baker

    Për mendimin tim Wordpress është CMS-ja më e mirë momentalisht në qarkullim. Nga shumë prej jush njihet si një platformë për Blogje por me anë të Wordpress ju mund të bëni shumë faqe të tjera. Më poshtë do ...

  •  Wordpress 2.8   Baker

    Alsociable është një plugin i cili shton butonat e Social Media. E veçanta e këtij versioni është se është bër enkas për Shqipëtarët, duke përfshirë në të Social Media si Kapsit.Com, Ngjarjet.Com apo LajmeW ...

11 Komente për “WordPress 2.8 – Baker”

  1. 1
    LajmeOrg thotë:

    Dmth.
    1. Ti ç’aktivizojm të gjitha pluginat.
    2. Të klikojm automatic upgrade nga Admin Paneli
    3. Ti aktivizojm prap të gjitha pluginat.

    Kjo ësht e gjith procedura ??
    Postimet, Komentet, Linqet me siguri nuk do humben ??

  2. 2
    Romeo thotë:

    LajmeOrg: Dmth. 1. Ti ç’aktivizojm të gjitha pluginat. 2. Të klikojm automatic upgrade nga Admin Paneli 3. Ti aktivizojm prap të gjitha pluginat.Kjo ësht e gjith procedura ?? Postimet, Komentet, Linqet me siguri nuk do humben ??

    Pak a shume po. Ne fillim bej BACKUP cdo gjeje para se te besh ndonje veprim.
    Pastaj bej upgrade edhe pluginet akitivizoji NJE NGA NJE e jo te gjithe pernjehresh sepse ka shume plugin qe te hapin probleme edhe qe nuk e suportojne WOrdpress 2.8

  3. 3
    Art Ramadani thotë:

    Kjo qe kane bere per te instaluar theme dhe per te bere ndryshim me Syntax Highlighter vertet eshte ajo qe me nevojitej, ishte nje mangesi e madhe kur editoje dicka po pa Syntax Highlighter dukej krejt tollovi.

    btw. Romeo e bera plan qe ta shkruaj kete artikull, po ja tash e gjeta ktu :)

  4. 4
    Romeo thotë:

    Art Ramadani: Kjo qe kane bere per te instaluar theme dhe per te bere ndryshim me Syntax Highlighter vertet eshte ajo qe me nevojitej, ishte nje mangesi e madhe kur editoje dicka po pa Syntax Highlighter dukej krejt tollovi. btw. Romeo e bera plan qe ta shkruaj kete artikull, po ja tash e gjeta ktu :)

    :) me doli gjumi qe ne oren 6 sot edhe kur hyra online pash qe kishte dal update e gjer sa te vinte ora per universitet thash te shkruaj nje artikull. Fundja rastesi sepse te mos isha cu heret sdo ja kisha dal me shkrujt..

  5. 5
    Alb Eagle thotë:

    vertete te mrekullueshem versionet 2.8  te wordpressit andaj te faleminderit pre ket lajm te mire :D

  6. 6
  7. 7
  8. 8
    kull thotë:

    gjithqka esht ber me mir ne  ket te riun por  sistemi i Plugins esht ber me keq mendoj un sepse esht shum veshtir te dallosh cili esht aktiv e cili nuk esht me hert ka qen e ndar ata qe jan kan aktiv kan qen me lart tani i kan be bashk ne bas te Abc….
     
     

  9. 9
    Romeo thotë:

    kull: gjithqka esht ber me mir ne  ket te riun por  sistemi i Plugins esht ber me keq mendoj un sepse esht shum veshtir te dallosh cili esht aktiv e cili nuk esht me hert ka qen e ndar ata qe jan kan aktiv kan qen me lart tani i kan be bashk ne bas te Abc….

    Boh.. mua personalisht i riu me duket shume me i thjeshte se i vjetri. Te pakten ato qe nuk jan aktive kane nje ngjyre gri e ato aktive nje te bardhe :) Nejse secili ka mendimin e vet.. por boh… un skam probleme fare

  10. 10
    Shqiptare2009 thotë:

    Pershendetje,

    Komplimente per webin!

    Kisha nje pyetje, e keni wordpress 2.8 ne shqip, i keni files??

    Ju lute ne qoftese keni mundesi me lajmeroni ne email ne qoftese e ke!

    Ju faleminderit dhe suksese..

  11. 11
    Romeo thotë:

    Shqiptare2009: Pershendetje,Komplimente per webin!Kisha nje pyetje, e keni wordpress 2.8 ne shqip, i keni files??Ju lute ne qoftese keni mundesi me lajmeroni ne email ne qoftese e ke!Ju faleminderit dhe suksese..

    Pershendetje,

    WordPress ne gjuhen shqipe ekziston por nuk eshte ne versionin e fundit qe eshte ne gjuhen angleze. Dmth mund te shkosh tek ky link: http://sq.wordpress.org/ por si e shef eshte akoma ne versioni 2.7.2 beta :) Nese don mund ta provosh por mund te kesh disa probleme

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje