WordPress 2.8.5 Shqip

Versioni i WordPress 2.8.5 mendohet të jetë i fundit i rradhës 2.8.* . Ky version doli në qarkullim për shkak të një rreziku që krijonte versioni i mëparshëm. Pikërisht ishte e mundur bërja e sulmeve DoS nga trackback që kishte wordpress. Menjëherë sa u bë ky sinjalizim, brënda 2-3 orëve dolën disa “plugine” ose “tutoriale” se si të mbroheshim, ndërsa mbas 24 orësh doli edhe versioni i ri i WordPress që mënjanonte këtë problem. Ky ishte edhe ndryshimi kryesor në këtë version pa përmendur edhe të drejtën që i jepet të gjithëve me ngarkuar fotografi nga menuja administratorit.

Ju këshilloj ti bëni menjëherë përditësim versionit të vjetër sepse jeni të rrezikuar nga sulmet e ndryshme.

Gjithashtu po ju jap edhe versionin e fundit të WordPress në gjuhën Shqipe. Mënyren e instalimit e gjeni tek postimi im i mëparshëm.

Nëse keni pyetje apo paqartësi atëher jeni të lutur të shkruani në koment. Gjithashtu edhe sugjerimet janë të mirëpritura.

shkarko2 Wordpress 2.8.5 Shqip

16 Responses to “WordPress 2.8.5 Shqip”

  1. Indrit Maraku
    25/10/2009 at 19:35 #

    Po me ndodh nje gje e cuditshme me WordPress (jo ne shqip). Qe dje me thote: “Po perdor WordPress 2.8.5, kalo ne versionin 2.8.5″ ???!!! Ke ndonje ide se c’po ndodh?

    Gjithsesi, shpresoj te mberrije sa me shpejt 2.9!

    • Romeo
      25/10/2009 at 20:14 #

      Pershendetje Indrit,

      me siguri duhet te jet ndonje “bug” i vogel i versionit qe ke ose e kontakteve qe ka wordpress me serverin e upgradave.
      Un do te keshilloja te kaloje sa me shpejt ne versionin e ri sepse 2.8.4 ka nje bug ne trackback e mund te instalojne malware.

      Versioni 2.9 (versioni i pare beta) pritet te dal me 30 Tetor edhe cdo jave te pare te nentorit te dali nje version beta apo RC.
      Nuk do te ket shume ndryshime thelbesore por prap nje permiresim e lehtesim te sherbimeve.
      Ndonjeher ajo Admin Panel nxjerr probleme apo “luan mendsh” keshtu qe nuk ke pse merakosesh. Nese ti nuk ke instaluar 2.8.5 ateher beje upgrade.
      Nese nuk ke gjuhen angleze por nej tjeter mund te ket ndodh e ndonje gabim ne perkthim :)

      Gjithe te mirat

  2. Gjergji Kokushta
    30/10/2009 at 23:22 #

    Hej nje pyetje – a vlen ky perkthim dhe per versionin WP MU?

    • Romeo
      30/10/2009 at 23:38 #

      Normalisht punon por nuk eshte i plote.. WPMU ka shume gjera ndryshe edhe do te jet pjeserisht i perkthyer.

      Me then te drejten un ka 2 dite sapo kam mbaruar versionin WPMU sepse me duhet per nje projekt timin por momentalisht nuk kam ndermend me e nxjerr falas sepse do dalin robte e ta perdorin. Po ndertoj blog.al me WPMU edhe prandaj e kam perkthyer… dmth eshte 99% i perkthyer me kan mbet vetem ca Strings… Ndoshta mbas ca muajsh mund ta vej online per shkarkim.. Nese e don per ndonje gje personale ti me thuaj arsyen edhe mund edhe ta jap qe tani..

      • Gjergji Kokushta
        30/10/2009 at 23:56 #

        Thjesht pyeta pasi tek ZeriYt permenda perkthimin e WP ne shqip por me pas u kujtova qe personi ne fjale po perdor WPMU. Nga kjo me lindi pyetja. te them ne Twitter per linkun. Te uroj pune te mbare dhe ndoshta po shihemi per WebDay :)

        • Romeo
          31/10/2009 at 00:10 #

          Yeah Patjeter,

          ai person versionin Tim kam marr por me pas duke par qe per WPMU eshte gjys per gjys ka tentuat te bej cdo gje vet duke e perkthyer me nej dialekt e pa perdorim te sakte te shenjave te pikesimit :) Kjo eshte edhe arsye qe ca gjera i dalin ndryshe.

          Megjithate cdo gje nuk eshte perfekte.. un kur ta leshoj versionin perfundimtar do te marr sugjerime qe te permiresohet.

          Flm

  3. Eliminimi
    27/03/2011 at 21:46 #

    tash a osht ne rregull sepse dua ta instaloj ne webin tim

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 25/10/2009

    Postim i ri: WordPress 2.8.5 Shqip http://bit.ly/4Abg6X
    – #shqiperia

  2. romeolab - 25/10/2009

    Postim i ri: WordPress 2.8.5 Shqip http://bit.ly/4Abg6X
    – #shqiperia

  3. Gjergji Kokushta - 25/10/2009

    RT @romeolab: Postim i ri: WordPress 2.8.5 Shqip http://bit.ly/4Abg6X
    – #shqiperia

  4. kokushta - 25/10/2009

    RT @romeolab: Postim i ri: WordPress 2.8.5 Shqip http://bit.ly/4Abg6X
    – #shqiperia

  5. Indrit Maraku - 25/10/2009

    WordPress 2.8.5 ne Shqip, nga @RomeoLab, eshte i gatshem per t'u shkarkuar – http://bit.ly/4Abg6X

  6. imaraku - 25/10/2009

    WordPress 2.8.5 ne Shqip, nga @RomeoLab, eshte i gatshem per t'u shkarkuar – http://bit.ly/4Abg6X

  7. eklipsi - 25/10/2009

    RT @RomeoLab WordPress 2.8.5 Shqip – http://bit.ly/11ZpJt

  8. eklipsi - 25/10/2009

    RT @RomeoLab WordPress 2.8.5 Shqip – http://bit.ly/11ZpJt

  9. uberVU - social comments - 26/10/2009

    Social comments and analytics for this post…

    This post was mentioned on Twitter by blogshqip: Postim i ri: http://port.al/3463 WordPress 2.8.5 Shqip #shqiperia…

Leave a Comment