Vdes duke perdor Twitter

twitter die Vdes duke perdor Twitter

Të përdorësh Social Network me një Laptop kur je duke u larë në vaskë nuk është ndonjë ide e mirë. Kjo gjë mund t’ju kushtoj shtrenjtë, aq shtrenjtë sa ta paguani me jetën tuaj. Kjo gjë i ka ndodhur nje 17 vjeçareje nga Brasov, Rumani, kur prindërit e kan gjetur të vdekur në vaskë edhe në Laptopin e saj shihej faqja e Twitter qe ajo kishte hapur. Burimet policore thonë që vajza ka vdekur pasi ka tentuar të vej fishen e korentit të laptopit duke i pasur duart e lagura.

Vajza quhej Flavia Boricea edhe u gjënd e vdekur në banjo nga babai i saj i cili lajmëroi me njëherë policinë.  Ky është një rast vërtet unik që i ka vënë shumë në lëvizje mediat rumune edhe ndërkombëtare.

Ndoshta fati i keq i asaj, ndoshta adoleshenca apo dëshira edhe smundja e madhe për social network, bëri që vajza të mos shijonte shumë vite nga jeta saj.  Një shoqe e ngushtë e saj ka hapur një Blog që i dedikohet viktimës ku tregon disa gjëra për atë.

Kur e lexova këtë lajm mbeta me të vërtet i habitur e thash si ka mundësi një gjë e tillë. Përveç faktit që Social Network po bëhen smundje, a po kthehen tani ato në vrasës njerëzish? Ndoshta fjala vrasës është pak e rëndë por nuk mund të anashkalohet fakti që sa më shumë të afeksionuar mbas këtyre faqeve, aq më shumë ekziston rrezikur që personat në punë të ndryshme të humbin përqëndrimin duke pasur mëndjen në këto networke. Shpresoj që rasti i kësaj vajze të mbetet i vetmi, por në ditët e sotme nuk është çudi të dëgjojmë prap gjëra të tilla.

8 Responses to “Vdes duke perdor Twitter”

  1. jonida
    23/06/2009 at 20:40 #

    wow ..:O  nje ngjarje e dhimbshme por ama eshte nje fakt qe pasqyron kete te tashme qe secili prej nesh perjeton..i implikuar pikerisht ne te tilla social networks…qe sipas mendimit tim me shum kan ane negative sesa pozitive!!se dita dites po shnderrohen ne “semundje”e “burgje” si per adoleshentet,te rinjte e te rriturit.

  2. Romeo
    23/06/2009 at 20:45 #

    jonida: wow ..:O  nje ngjarje e dhimbshme por ama eshte nje fakt qe pasqyron kete te tashme qe secili prej nesh perjeton..i implikuar pikerisht ne te tilla social networks…qe sipas mendimit tim me shum kan ane negative sesa pozitive!!se dita dites po shnderrohen ne “semundje”e “burgje” si per adoleshentet,te rinjte e te rriturit.

    Pikerisht ky eshte edhe mendimi im, per mua jan kthyer ne dicka qe po i heqin bukurine natyres, te luajturit jashte, argetimin, shetitjeve. Jan ber te gjithe robota

  3. eno
    23/06/2009 at 21:10 #

    Lajm prekes vertet por une do e quaja thjesht nje aksident dhe aksidente kane ndodhur dhe do te ndodhin dhe ne ardhmen.

  4. Romeo
    23/06/2009 at 21:22 #

    eno: Lajm prekes vertet por une do e quaja thjesht nje aksident dhe aksidente kane ndodhur dhe do te ndodhin dhe ne ardhmen.

    Me shume se nje aksident un personalisht do te thoja nje mungese diturie e asaj vajze. Sepse besoj qe te gjithe e mesojme ne 8 vjecare qe me duar apo kembe te lagura nuk duhet te prekim priza e gjera e besoj edhe ajo e ka dit. Por ka qen aq e “eksituar” nga twitter apo ndonje social media saqe ndoshta e ka harruar kete gje. Megjithate si the edhe ti nuk perjashtohet e mundesia aksidentit por ne ate rast eshte per injorancen e asaj femre per njohuri elementare.

  5. ALBeagle
    24/06/2009 at 16:03 #

    Qudi si eshte  mundur bash ne faqen e social network se kuptoj

  6. Granit
    25/06/2009 at 22:38 #

    ALBeagle: Qudi si eshte  mundur bash ne faqen e social network se kuptoj

    Sepse ka qene e fiksuar pas twitter edhe i ka harruar tjerat, pse p.sh nuk ishte http://www.abcshqip.com.
     
    Graniti

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 25/06/2009

    Vdes duke perdorur #twitter #albania #shqiperia http://bit.ly/qvgGn

  2. RomeoLab - 25/06/2009

    Vdes duke perdorur #twitter #albania #shqiperia http://bit.ly/qvgGn

Leave a Comment