Twitter permes Google Wave

 

Google Wave është projekti më i ri i Google që akoma nuk është bër publik për të gjithë. Unë arrita të marr një ftesë për këtë program edhe ta testoja. Për më shumë se si funksionon edhe cfarë është do të shkruaj një artikull në të ardhmen. Tani thjeshte dua të tregoj një opsion se si ju mund të postoni në Twitter përmes Google Wave.

Si fillim ju duhet të hyni në llogarinë tuaj të Wave e në pjesën e poshtëme të majtë keni Contacts. Aty në fund keni një buton +, klikojeni atë edhe do ju hapet një dritare me vendosur adresën e re. Tek dritarja funsi këtë adresë.

tweety-wave@appspot.com

wave shto twitter Twitter permes Google Wave

Ju nuk keni bër asgjë tjetër vecse keni shtuar botin e Google Wave i cili komunikon me Twitter.

Mbas këtij hapi ju duhet të hapni një Wave të ri, me atë të cili të bëni edhe lidhjen e llogarisë tuaj në Wave me atë në Twitter. Thjeshte Klikoni mbi Kontaktin Tweety që u krijuar edhe do ju hapet një tabelë tjetër. Klikoni tek New Wave edhe LEJONI POPUP!!! Sepse do ju kërkohet që ti lejoni akses Wave në llogarinë tuaj në Twitter.

hap wave te ri Twitter permes Google Wave

Mbasi keni krijuar Waven e ri edhe keni bër identifikimin e llogarisë tuaj, ju mund të postoni Tweet nga Google Wave pa asnjë problem. Thjeshte shkruani tekstin e duhur edhe shtypni butonin “Update”. Më poshtë keni një screenshoot tjetër se si funksionon kjo gjë.

twitt Twitter permes Google Wave

Kjo është pra edhe mënyra me përdor Tweetttteeerrrrr nga Google Wave.

Ju keni ndonje llogari në Google Wave? Nëse po mund të më shtoni me këtë email.

romeolab@googlewave.com

Bëni një kërkim tek kontaktet edhe do ju dali emri im. Jam në pritje të ndonjë ftese për kontakt.

12 Responses to “Twitter permes Google Wave”

  1. Arlind
    15/11/2009 at 15:22 #

    Ckemi Romeo,
    Shume artikull interesant. S’e kam perdor ende GWave por me sa kam degjuar esht impresionuese.
    Me sa shoh ke G Wave. A mund te me sjellesh nje invitation?

    Flm

    • Romeo
      15/11/2009 at 16:22 #

      Hi Arlind,
      te kisha cuar me gjith qef por problemi eshte qe un ate opsionin me derguar ftesa e fshiva pa dashje ne fillim se se dija… e tani kam mbet kshu :( se normalisht cdo user i ri ka nja 15 ftesa kurse un nuk pata mundesine me derguar as 1 per kete shkak …

  2. Indrit Maraku
    16/11/2009 at 03:03 #

    Kam nja dy dite qe po e perdor dhe me duket se problemi me i madh i Tweety eshte se te jep disa prej tweet-eve te fundit ne momentin kur e shton ne wave dhe me pas nuk axhornohet me.
    Kam provuar edhe nje tjeter Bot qe quhet TweetWave (wavetweets@appspot.com) dhe has ne te njejtin problem.
    Tjeter Bot interesant m’u duk Bit.ly (bitly-bot@appspot.com) qe duhet te shkurtoje automatikisht nje link te gjate nese shtohet ne nje wave… dy here qe provova, fatkeqesisht as ky nuk shkurtoi gje dhe mesazhi as nuk publikohej ne Twitter (ndoshta sepse me i gjate se 140 karaktere).
    Me lind pyetja: jam vetem une apo edhe ju i keni vene re keto probleme?

    • Romeo
      16/11/2009 at 09:08 #

      Eheheh jo me then te drejten un nga botet vetem kete qe kam permendur ketu kam provuar edhe kjo eshte mese e vertet qe thua qe te nxjerr disa tweet te vjetra edhe nuk azhornohet me. Persa i perket boteve te tjer nuk e di. Por kjo nuk eshte dicka per tu habitur sepse ne fund te fundit wave eshte ne nje faze testimi edhe ka shume gabime. Ndoshta kur te dali versioni zyrtar nuk do te ket me probleme te tilla

      • Indrit Maraku
        16/11/2009 at 14:03 #

        Bera ca kerkime dhe vura re se te njejtin problem e kane te gjithe ata qe kane nje llogari “preview”. Ndersa te gjithe keta Bot punojne shume mire ne llogarite “developer preview”, pra ata qe kane marre ftesen direkt nga Google, pasi jane krijuar enkas per to.

        E njejta gje me sa kuptova vlen edhe per ftesat: mund t’i dergojne vetem ata qe jane “developer preview” (sandbox)… fatkeqesisht nuk ftoj dot as miqte e mi :(

  3. Romeo
    16/11/2009 at 14:39 #

    aha tani e mora vesh une LOL kam 1 jav qe kerkoja me gjet ku mund te bej ftesa po aha… nuk besha dot.. nejse mo.. rendesi ka qe e provova edhe nuk ishte ndonje gje kushedi se ca..
    Shume flm per infot e dhena :)

  4. Elvisi
    16/11/2009 at 23:26 #

    Romeo,
    nese te lind ne zemer dhe arrin te cosh ftesa, ma dergo edhe mua nje ftese per G Wave, pasi kam aplikuar para ca kohesh por nuk kam marre ende nje ftese.

    Flm,
    Elvisi

    • Romeo
      17/11/2009 at 09:00 #

      Me gjith qef ta nisja por un si vet i ftuar nuk kam te drejte me nis ftesa… Me kan kerkuar edhe te tjer por ne personat qe i marrim ftesat nga te tjeret nuk cojme dot. Ftesa cojne vetem ato qe i marrin direkt nga google

  5. Necky RealMan
    01/12/2009 at 12:12 #

    Të shtova te kontaktet me ker emer neckyrealman ;)

    • Romeo
      01/12/2009 at 12:17 #

      Hi Necky RealMan :)
      Ne fillim mu duk si spam nga emri qe kishe por kur pash te shkruar Shqip e vura re edhe e pranova komentin.

      Flm per shtimin :) Kur te kem kohe do te hyj ta testoj prap Gwave se keto dit jam shume i zen

      Flm

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 12/11/2009

    Postim i ri: Twitter permes Google Wave http://bit.ly/14wvnd
    – #shqiperia

  2. Blog Shqip - 15/11/2009

    Postim i ri: http://port.al/3740 Twitter permes Google Wave #shqiperia

Leave a Comment