Trego Autorin – Hack

trego autorin 300x168 Trego Autorin   HackNë këtë Tutorial do ju tregoj se si mund të shtoni një Box në fund të secilit postim që të tregoj disa info për Autorin e postimit. Kjo është një gjë të cilën mund ta përdorin ato Blogje që kanë më shumë se 1 autor ose postues.

Thjeshte ngaqë në blogun tim kan nisur të postojnë edhe persona të tjerë – nisur nga tema GuestPosts – mu desh të kërkoja se si bëhet kjo gjë. Pash shumë plugine por asnjë nuk ishte i saktë edhe shumë kishin gabime. Mund të ndërhyje në function.php por edhe kjo ishte me pak rrezik sepse mund të prishësh strukturen e faqes.

Kështu që zgjidhja me e thjeshte është kjo që do ju tregoj më poshtë. Nëse doni ta shtoni edhe ju atëher ndiqni hapat e mëposhtëm.

Duke qënë se Autor Box shfaqet vetëm në artikuj, dokumenti që ju duhet të modifikoni është dokumenti single.php i templates tuaj. Kështu që hapeni këtë dokument edhe gjeni rrjeshtin e mëposhtëm:

<?php the_content(); ?>

Mbasi ta keni gjetur shtoni rrjeshtat e mëposhtëme  mbas tij:

<div>
<?php echo get_avatar( get_the_author_email(), '53' ); ?>
<strong>Artikull nga</strong><a href="<?php the_author_url(); ?>"><br />
<?php the_author_firstname(); ?> <?php the_author_lastname(); ?></a>
<p><?php the_author_firstname(); ?> ka shkruar <strong><?php the_author_posts(); ?></strong> artikuj. <?php the_author_description(); ?></p><p>Nëse ju pëlqejnë postimet tona mund të abonoheni me RSS ose EMAIL.</p>
</div>

Mbasi të keni shtuar këtë kod duhet të bëni edhe stilimin e tij me CSS. Kështu që hapni dokumentin style.css të templates tuaj edhe vendosni një kod si ky i mëposhtëmi:

.postauthor { background: #f7f7f7;border-top: 1px dotted #ccc;border-bottom: 1px dotted #ccc;padding: 5px;
font:.67em/1.4em verdana;margin-bottom:20px;clear:both;display:block;}
.postauthor img{float:right;margin:3px 8px 0 0;}

Ruani të gjithë ndryshimet edhe ngarkojini sërisht në server.

Tani CSS i dokumentit tuaj mund të jetë shumë ndryshe, kështu që ju duhet ta përshtani atë sipas nevoja të templatës që përdorni. Mund të luani njëcik me pozicionimin, ngjyrat edhe tekstin.

Më poshtë po ju shpresoj disa karaktere të CSS që ti keni parasysh në stilimin e boxit.

  • .postauthor – është tagu i shkrimit edhe boxit të autorit.
  • .postauthor img – është boxi i cili stilon imazhin ose më saktë fotografinë e vendosur aty

Këto jan dy taget kryesore kurse atributet janë disa si të mëposhtëmet:

  • background:#f7f7f7 – kjo është ngjyra e boxit që i jepni ju. Mjafton të ndërroni vlerën e saj edhe ngjyra do ndryshoj
  • border/padding: kjo është “hapësira” nëse mund ta quaj kështu shqip se ku zhvendoset boxi në lidhje me faqen. Nëse boxi nuk ju shfaqet mirë provoni të luani me këto vlera që ta përshtatni.
  • float: është pozicionimi i një objekti. Në rastin e faqes time është në të djathtë, kurse në shembull e keni në të majtë.

Mbasi të keni bër gjithcka mirë do të keni një rezultat si ky i mëposhtëmi. Në varësi të CSS tuaj apo ndryshimeve të vogla në kodet PHP (nëse keni njohuri ndryshoni) do të merrni edhe ju një box të tillë.

autor romeo 300x97 Trego Autorin   Hack

Shpresoj që t’ju ketë pëlqyer ky Hack në WordPress edhe nëse keni pyetje jeni të ftuar ti bëni në komentet e mëposhtëme.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Trego Autorin   Hack

    Nëse përdorni WordPress e dini shumë mirë që keni mundësi të përdorni një avatar universal duke ngarkuar atë tek llogaria juaj në Gravatar. Nëse nuk e dini se si funksionon ky shërbim, lexoni këtë artikull. ...

  •  Trego Autorin   Hack

    Blog.AL është shërbimi më i ri për krijimin e blogjeve tuaj bazuar në WordPress. Këtu të gjitha gjërat janë në SHQIP. Thjeshtësia edhe mundësitë për të krijuar faqen tuaj janë të pafundme në këtë shërbim. V ...

  •  Trego Autorin   Hack

    Dokumenti .htaccess (Hypertext Access File) është një mjet për konfigurimin e webserverit Apache. Ky ështënjë dokument i thjeshtë i cili është i vendosur në root të faqes tuaj edhe që mund të ndryshohet me ...

  •  Trego Autorin   Hack

    Duke qënë se bota e WordPress më tërheq shume u futa në punë edhe punova nje Theme për përdoruesit e WordPress. Kjo është puna ime e parë kështu që mund të ketë ndonjë gabim apo vend për korrigjime të ...

  •  Trego Autorin   Hack

    Këtë herë do ju tregoj një shërbim interesant me të cilin mund të promovoni faqen tuaj. Bëhet fjalë pikërisht për Zinepal.Com , një shërbim totalisht falas i cili ju mundëson të ktheni blogun tuaj në nj ...

8 Komente për “Trego Autorin – Hack”

  1. 1
    RomeoLab thotë:

    Postim i ri: Trego Autorin – Hack http://bit.ly/glTea
    – #shqiperia

  2. 2
    romeolab thotë:

    Postim i ri: Trego Autorin – Hack http://bit.ly/glTea
    – #shqiperia

  3. 3
    Korab thotë:

    Romeo tek style.css ku ta vendosim at kodin mbas cilit kod se spo di mire.

  4. 4
    Romeo thotë:

    Pershendetje Korab,
    ate do e shtosh tek dokumenti CSS i templates. Me thjeshte mund ta arrish keshtu. Hy te panelin e administrimit edhe shko tek menuja majtas tek Appearance edhe aty zgjidh EDITOR.
    Te hapet dicka me nje liste ne krahun e djathte. Aty shko zgjidh Style.css edhe vendose ne fund fare kete kod. Me pas jepi SAVe edhe refresh faqes

    • 4.1
      Korab thotë:

      Faleminderit e kreva kete por mund ta shohesh nga linku i faqes sime se si me del me paraqet problem dmth nuk del ne form me te madhe avatari im po shum i zvogeluar si gravatar.

      P.S. Mund ma dergosh kodin qe perdor ti.

  5. 5
    Romeo thotë:

    Korab,
    kodin qe ke vendosur e ke ok por CSS nuk e ke ne rregull sepse nuk ka ndikuar fare tek ajo prandaj te del ashtu. Kodi qe un perdor eshte ai qe ke tek kjo teme. Shiko edhe nje here css ose me sill me ane te kontak formularit te dhenat e faqes tende qe ta bej un neser per ty kete gje.

  6. 6
    Valmir thotë:

    Pershendetje Romeo,

    Tani kam bere nje site (mund ta shikosh ne link, sipas keti mesimi editova te gjitha filet dhe vendosa ato kodet, boxi nuk me del ne fund dhe shkronjat e avatari te crregulluara. Nuk e di se ku eshte problemi provova tia ndryshoj ngjyren, border e te tjerat por me kot..
    Nese ke mundesi te me ndihmosh!

  7. 7
    mario thotë:

    Romeo faleminderit shume per ket kod por kam disa probleme.
    E vura ate kodin e 2te ne style.css edhe nuk e nxorri ate ne ne nje forme te nje kutie. mund ta shikosh ketu nje prove.

    Do’t falenderoja nese do kthenje pergjigje shpejt se dua ta leshoj Uebsitin online sa me shpejt.

    Faleminderit shum.

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje