Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

google analytics results Analytics Toolbox: Trafiku Faqes TuajNëse ju keni një faqe interneti apo një Blog, atëher ju jeni të interesuar që të dini se prej kujt vizitohet faqja juaj edhe se çfare bëjnë vizitorët gjatë kohës që ato janë online në faqe. Më poshtë do të gjeni një listë të gjatë (+ 50) shërbimesh që ofrojn Monitorim të Trafikut.

Paketa Programesh për Trafikun

visistat Analytics Toolbox: Trafiku Faqes TuajVisiStat – Statistikat janë në kohë reale, me grafikë dhe raportime individuale.

Google Analytics – Një Tool i ofruar nga Goole edhe që duhet të përdoret nga çdo Webmaster. Ka një sërë mënyrash tregimi të të dhënave, por që janë me disa orë vonesë.

mviSPY – Statistika në kohë reale e që arrijnë të gjurmojnë vizitorët bashkë me identitete e tyre.

Webstats BASIC – Një program statistikash falas që gjurmon vizitorët dhe ka një shumëllojshmëri raportimesh.

Webstats PRO – Një sistem tjetër i plotë statistikash me shumë mundësi monitorimi.

LoadStats – Të ofron dy paketa të ndryshme që përfshijnë pamjen e faqes në standartin normal dhe gjurmimin e vizitorëve me anë të sistemit Geo.

Opentracker.net – Ofron statistika në kohë reale.

eWebAnalytics – Paketa falas përfshin shërbime të tilla si: vizitorët unik, mesatarja e klick-paths, historiku i trafikut dhe shumë shërbime të tjera që ju mund ti gjeni.

MetaTraffic – Statistika Web që instalohet menjëherë dhe ka aftësinë që të shofi statistikat e shkarkimit e të skedarëve multimedia.

shinystat Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

ShinyStat – Një sistem tjetër i fuqishëm statistikash sitesh Webi që varion nga versioni Falas, që të ofron disa shërbime, gjerë te versioni Pro që është i konceptuar për bizneset edhe që ka shumë opsione të ndryshme që ti tregojë në mënyrë sa më të detajuar bizneseve se si është trafiku në faqen e tyre.

Lyris HQ – Statistika që përfshinë fushatën e gjurmimit ROI. Gjithashtu me anë të këtij shërbimi mund të shikoni çdo segment të historisë në mënyrën që dëshironi.

W3Counter – Shërbim statistikash që ofron futjen e një harte në faqe e cila tregon se nga vijnë vizituesit që momentalisht faqe.

Blizzard Tracker – Një shërbim tjetër që ofron statistika në kohë reale.

StatsAdvisor – Shërbim statistikash që të tregojnë çdo gjë që ndodh në faqen tënde.

Clicky – Tregon çdo veprim që vizitorët në faqen tuaj bëjne. Gjithashtu ofron një version që mund të shihet edhe me iPhone.

Logdy.com – Një shërbim si falas ashtu edhe me pages që ofron statistika në kohë reale të faqes.

pagealizer Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

Pagealizer – Statistika webi që sigjerojnë ndryshe për në faqen tuaj.

Sometrics – Statistika që masin influencën tuaj në shërbime e rreklamave sociale (Digg, Technorati…).

Piwik – Nje program Open source që ju mund ta vendosni tek faqja juaj.

FireStats – Një shërbim tjetër i cili mund të shkarkohet edhe që është falas për përdorime jo komerciale.

Snoop – Statistika që ju japin një sinjalizim real e të shpejtë.

Yahoo! Web Analytics – Ose ndryshe IndexTools. Ky shërbim të ofron statistika në kohë reale.

BBClone – Një shërbim i bazuar ne PHP.

woopra Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

Woopra – Faqe statistikash që ofron statistika ne kohë reale.

MochiBot.com – Statistikat janë në Flash

Grape Web Statistics – Një paketë statistikash open source që është kompatibël me PHP 4 dhe 5.

Stuffed Tracker – Ky shërbim statistikor ofron shumë shërbime të ndryshme si psh: aktivitetet e anëtarëve, faqen nga vinë etj.

GoingUp – Një faqe komplete me statistikat e nevojshme.

PHP-Stats – Një program statistikor i plotë i ndërtuar në PHP.

Shortstat Beta 3 – Një program i thjeshtë statistikash që përfshin kërkimet për motorrët e kërkimit me anë të keyword.

SlimStat – E bazuar në  Shortstat por përfshin një sërë gjërash të tjera si psh aftësia për të filtëruar Crawler dhe të tregosh vizitorët me IP unike.

jawstats Analytics Toolbox: Trafiku Faqes TuajJAWStats – Një shërbim tjetër falas dhe open-source i statistikave që i shfaq me grafik, tabela dhe diagram.

Histats.com – Faqe falas për statistika në kohe reale. Jep detaje mbi vizitorët dhe shume gjëra të tjera.

StatCounter – Një program statistikash që është falas dhe mund të konfigurohet sipas dëshirës.

Brandgrow Website Analytics – Një tjetër faqe analizimi statistikash që përfshin shumë opsione të ndryshme.

Sawmill 8 – Statistika në kohë reale dhe me sistem analize të thjeshtë.

XPLG – Paketë programi për statistika që të lejon të analizosh tipat e datave IT.

FuseStats – Statistikaweb që përfshijnë heatmaps, ad campaign management etj.

Enquisite – Një program kërkimi për statistika i cili me anë të kërkimeve të ndihmon që të përmirësoni referalët.

Shikues për trafikun e faqes

clickdensity Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuajclickdensity – Harta me të dhëna reale që tregojnë statistika të vizitorëve tuaj.

nextSTAT – Statistik komplete që përfshin grafik të ndryshëm.

ClickTale – Shiko video se çfarë bëjnë vizitorët e tu në faqe, shiko heatmaps dhe shiko shumë informacione të tjera midis të cilave edhe pse vizitorët largohen nga faqja jote.

ClickHeat – Një gjenerator falas për heatmap.

Tools të tjerë

wasp Analytics Toolbox: Trafiku Faqes TuajWASP – Web Analytics Solution Profiler është një shtojëz e Firefox e cila të ndihmon të kuptosh se si implementohet e zhvillohet trafiku në faqen tënde.

SiteScan – Nje instrument tjeter i Google i cili vëzhgon faqen tënde nëse është konfiguruar tamam.

Fire Analytics – Një shtojëz për Firefox e cila i jep informacione Goole Analytics nga Firefoxi.

Cownter App – I tregon vizitorëve të faqes tënde se sa persona gjënden momentalisht në çdo sektor të faqes.

Kërkojnë data dhe PageRank

popurius Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuajpopuri.us – Një Tool që shërben për të parë popullaritetin tënd në faqe të ndryshme si Alexa, Google PageRank dhe shumë të tjera.

socialmeter – Kontrollo popullaritetin e faqes tënde në Networke si Digg, Furl, Jots dhe shumë të tjerë.

Statsaholic – Krahason Ranking gjeri në tre faqeve njëkohësisht.

SiteVolume – Krahasoni sa shpesh shfaqen keywords në faqen që ju zgjidhni.

Webslub – Krahasoni performancën e faqes tuaj me ndonjë faqe tjetër.

Personalisht ju këshilloj të përdorni sa më pak nga këto Tools sepse do ngarkoni faqen tuaj, gjë që ju çon në një hapje shumë të ngadaltë të saj.Personalisht përdor Google Analytics dhe Histats.Com e besoj se janë mëse të mjaftueshëm për një faqe.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

    Google nuk ka shumë që ka prezantuar Google Trends, një shërbim i ri i cili mundëson që personat të shohin trafikun e faqes së tyre. Ky është një shërbim nga gjigandi Google i cili i bën konkurencë shum ...

  •  Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

    Twitter është një shërbim Microbloggin i njohur edhe ndryshe edhe si shërbimi me 140 karaktere. Por prej kohësh në Twitter mund të postohen edhe Video apo fotografi të ndryshme. Kjo bëhet e mundur prej shu ...

  •  Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

    Çfarë është Gravatar? Gravatar (ang. globally recognized avatar) është thjeshtë një imazh i vogël që ju ndjek ju faqe mbas faqeje që vizitoni. Imazhi shfaqet anash emrit (nickut) tuaj nëse ju bëni diçka ...

  •  Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

    1. Shërbimi i parë është CSS Type Set që të mundëson modifikimin e paraqitjes së tekstit. Mund të zgjedhim tipin e fonts midis: Courier, Palatino, Times New Roman, Arial, Helvetica, Impact, Lucida Sans, Tre ...

  •  Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj

    Secili prej jush përdor rrjete të ndryshme Sociale apo shërbime të tjera në internet. Nëse ju doni të përdorni të njëjtin Nickname në çdo vënd atëher ju këshilloj të përdorni CheckUserNames. Ky shërbim sk ...

11 Komente për “Analytics Toolbox: Trafiku Faqes Tuaj”

  1. 1
    RomeoLab thotë:

    Nje sherbim i ri online :) provojini keto gjera
    http://tinyurl.com/74jdyc

  2. 2
  3. 3
    mbreti3gut thotë:

    disa prej ketyre une i kam testuar, por me i miri nga te gjitha me duket nje tjeter qe nuk e pashe ta kishe ceku – http://www.web-stat.com
    eshte shume i thjeshte, pasiqe ne nje faqe te vetme te jep shume informata te hollesishme per secilin vizitor vec e vec.

    e keqja eshte qe pas 1 muaji testimi duhet te regjistrohesh perseri mirepo me pagese.

    momentalisht vizitat i percjell nga ky sherbim, pra http://www.web-stat.com, google analytics (qe nuk me duket shume i sakte), dhe plugini WP-Stat qe perputhet plotesiht me te paren.

  4. 4
    Romeo thotë:

    Flm per sugjerimet mbreti3gut :) Normalisht ne internet ka aq shume sherbime edhe pak jan ato qe jane falas edhe te sakta :)

  5. 5
    elona thotë:

    Google analytics mgjths si mbreti3gut edhe une konfirmoj qe nuk eshte sh i sakte.

  6. 6
    Romeo thotë:

    @ELONA,

    me then te drejten un personalisht nuk i kam hyr ndonjeher ketyre Tools aq thelle qe te shof graden e gabimeve qe bejne. Por me aq sa kam lexuar edhe kam eksperience, Google Analytics mbahet per nje nga sherbimet me te sakta e me te sigurta. Tani nese ju keni eksperienca qe tregojne qe eshte e kunderta ateher edhe un terhiqem e pse jo te mi dergosh qe ndoshta te hap nje teme per kete gje duke e plotesuar me ndonje material tjeter qe mund ta gjej online.

    Flm
    Romeo

  7. 7
    elona thotë:

    Ne fakt une kam mbajtur nen vezhgim trafikun qe gjeneroja kur punoja ne site, numrin e vizitave etj. Dhe here pas here vura re qe nuk me merrte ne konsiderate te gjitha page-view per diten. Ndoshta ka momente qe nuk mbledhin te dhena, dua te provoj keto dite te instaloj ndonje sherbim tjeter te jem ne gjendje te bej krahasimet.

  8. 8
    The End thotë:

    Une e perdori Google Analystic edhe me heret kam perdorur motigo por prap perdori Google Analystic

  9. 9
    elona thotë:

    I rikthehem atyre gabimeve te google analytics :) .. sot psh, une e kam vizituar 3-4 here site-in tim duke vendosur adresen direkt ne site; ne google analytics, tek “traffic sources overview” nuk kam asnje vizite direkte (te gjitha jane nga referenced websites ose search engine), ama kur shkoj tek map overview, me tregon qe kam 3 vizita nga qyteti ku rri une, dhe numri i faqeve korrespondon me numrin e faqeve qe kam vizituar une sot.

    Nuk eshte hera e pare qe me ndodh kjo gje.. keshtu qe besoj se eshte nje bug i tyre.

  10. 10
    bessi thotë:

    Pershendetje Romeo mund te me shpjegoni pak rreth sigurise Wirles ose ku mund te gjej nje informacion me te plote rreth kesaj teme.

  11. 11
    toni thotë:

    un kam mbaruar per inbformatike dhe bashkohem me mendimin e romeos

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje