Super Kompjuterat

Super Kompjuterat janë sisteme kompjuterike të cilat përdoren në fusha të ndryshme si Meteroologjia apo Ushtria. Në jetën e përditshme këto kompjutera nuk të ndihmojnë shumë, por në fushat e përmendura më sipër kan një ndikim shumë të madh. Nëse marrim rastin e meteorologjisë, këto kompjutera bëjnë aq shumë llogari edhe me një shpejtësi të paparë e mund të japin me saktësi parashikimin e motit. Të gjitha këto duke u bazuar në llogaritje matematikore edhe ne pamjet që merren nga satelitët.

Le të bëjmë një krahasim të vogël midis kompjuterit që të gjithë kemi në shtëpi edhe një superkompjuteri.

Kompjuteri i shtëpisë – Cilësia – Super Kompjuteri

Medion - ProdhuesiIBM

40 gigaflopsFuqia1.105.000 gigaflops

4 GBMemoria RAM98.000 GB

4Numri i Core129.600

19 x 44 x 50 cmMadhësitë278 dollap sa një kabinë telefoni

12 kgPesha226.798 Kg

125 WattKonsumi2.350.000 Watt

699,00 €Cmimi96 Milion €

Tani do t’ju rëndis 5 kompjuterat më të shpejtë në këtë botë. Të gjithë me thën të drejtën shumë impresionues.

1. ROADRUNNER

roadrunner 300x200 Super Kompjuterat

  • Fuqia: 1.105 teraflop
  • Procesor: 129.600
  • Harxhimi Energjisë: 2,483 kW
  • Vendndodhja: Los Alamos, USA
  • Fusha përdorimit: Kërkimet ushtarake

2. JAGUAR

jaguar 300x171 Super Kompjuterat

  • Fuqia:  1059 teraflop
  • Procesor: 150,152
  • Harxhimi Energjisë: 6,951 kW
  • Vendndodhja: Oak Ridge, USA
  • Fusha përdorimit: llogaritja proceseve fizike

3. PLEIADES

pleiades 300x200 Super Kompjuterat

  • Fuqia: 487 teraflop
  • Procesor: 51,200
  • Harxhimi Energjisë: 2,090 kW
  • Vendndodhja: Mountain View, USA
  • Fusha përdorimit: kërkimet hapsinore

4. BLUEGENE/L

bluegeneljpg 300x225 Super Kompjuterat

  • Fuqia: 478 teraflop
  • Procesor: 212,992
  • Harxhimi Energjisë: 2,330 kW
  • Vendndodhja: Livermone, USA
  • Fusha përdorimit: biogjenetik dhe kërkim nuklear

Si e shihni kompjuterat më të shpejtë ndodhen në USA.  Por edhe në Europë ka të tillë, megjithëse nuk mund të krahasohen me ato në Usa. Kompjuteri më i shpejtë ne Europë gjëndet në Gjermani edhe quhet – Jugene Jülich.

JUGENE

deu nrw forschung supercomputer 300x200 Super Kompjuterat Ky kompjuter arrin të llogarisi një milion miliard llogaritje në sekondë. Jugene ka gjithsej 294,912 procesor të vendosur në 72 dollap si i shihni në foto. Të gjitha këto ftohen me anë të sistemeve me uj. Ndryshe nga kompjuerat më sipër ky është një kompjuter i cili është më i kujdesëshëm në harxhimin e energjisë edhe përdoret në fushën e kërkimeve. Si vendndodhje është në gjermaninë perëndimore në qëndrën Gauß.

Shpresoj që t’ju ken pëlqyer këto informacione interesante. Por mos haroni se mund të jeni vet ju që të ndërtoni një superkompjuter. Nuk ju duhen miliona, por thjeshtë disa pc normale shtëpisa edhe ide të mira. Një rast i tillë është edhe shembulli i Universitetit të Kentucky që është formuar nga 66 PC normal.

klat2 300x225 Super Kompjuterat

dp seal trans 16x16 Super Kompjuterat  Copyright protected by Digiprove

5 Responses to “Super Kompjuterat”

  1. Romario
    06/12/2009 at 14:31 #

    Shum interesante ky artikull me pelqevi goxha..
    Po me ra nje gje ne sy ajo “digprove” e lexova po prap nuk jam i sigurte per se eshte?

    • Romeo
      06/12/2009 at 15:08 #

      Ajo digprove ska te bej fare me temen. Eshte thjeshte nje sistem i cili me lejon mua ti jap materialeve nje copyright… Pra ne cdo postim eshte ai ne fund qe tej e tutje..

  2. sidorela
    14/09/2010 at 20:14 #

    hello

Trackbacks/Pingbacks

  1. Blog Shqip - 06/12/2009

    Postim i ri: http://port.al/3960 Super Kompjuterat #shqiperia

  2. RomeoLab - 06/12/2009

    Postim i ri: Super Kompjuterat http://bit.ly/6ZeTWc
    – #shqiperia

Leave a Comment