Skandal: Gazetat kopjojne!

stop copy Skandal: Gazetat kopjojne!Ja që kur e shkruaj këtë temë më vjen vërtet keq. E di që jan gjëra që ne Shqiptarët i anashkalojmë, por duhet të vij ajo ditë që të rrespektojmë punën e tjetrit.

Jo më kot në faqen time e kam një link e një temë se si lejohet kopjimi i materialeve që ndodhen në Blog. Këtu shumica e materialeve janë punë të miat, në të cilat kam harxhuar orë të tëra me i bërë për kënaqësinë e të gjithë lexuesve e për ti ardhur në ndihmë të tjerëve.

Por ja që vjen një ditë e bukur edhe tjetri thjeshte për 2 minuta punë të merr meriten e gjith asaj lodhje.

Kjo gjë pikërisht ka ndodhur nga një gazetë e cila pa pikë turpi ka marr materialin tim edhe e ka vën tek faqja vet pa cilësuar burimin nga e ka marrë, madje duke e cilësuar edhe si shkrim të asaj.

Aq më shumë që është bër një kopjim fjalë mbas fjale.

Por gjëja që më nervozon më shumë është fakti se mbasi i kontaktova edhe i shkruajta tek tema, as që denjuan me më kthyer përgjigje edhe as e postuan fare komentin tim.

TURP T’JU VIJ!!!

E them me plotë gojë për të gjithë ata që kopjojnë materialet e nuk i japin Credits atij që ka postimin origjinal.

Bëhet llaf për temen e Kthimin të Facebook në gjuhën Shqipe.

Tema që kan hapur ato gjëndet këtu.

Pra edhe ato që na e quajnë veten gazetar din të vjedhin.

GAZETA EXPRESS. Shpresoj mos të ndodhin më këto gjëra. Ju jeni në listen e zezë të faqes time!!!!

Ka edhe faqe të tjera që kan vjedhur materialin por s’po dua ti përmend.

Shpresoj që këto gjëra mos ti ndodhin askujt e mos te përsëriten më.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Skandal: Gazetat kopjojne!

    Të gjithë të apasionuarve të Facebook me siguri që do t'ju bëhet qefi. Duke lundruar në Facebook gjeta një mënyrë me bërë atë në gjuhën Shqipe. Tani gjuha është 90% e mbaruar edhe nëse doni mund të ndihmoni ...

  •  Skandal: Gazetat kopjojne!

    Një nga gjërat që nervozon shumë Webmasterin është kur i marrin punën e tij pa e pyetur. Thjeshtë një kopjim të tekstit edhe e postojnë direkt në faqen e tyre. Normalisht të punosh shumë edhe të lodhesh ...

  •  Skandal: Gazetat kopjojne!

    Youtube është bler prej disa muajsh nga Google edhe sapo vjen e po na mundëson gjëra të ndryshme. Kjo që unë do t'ju tregoj është një trick i vogel i cili mundëson që videon ta nisim nga një vënd i caktuar ...

  •  Skandal: Gazetat kopjojne!

    Ndoshta nuk ka të bëjë shumë me informatikën por këtë eksperience që kalova doja ta ndaja edhe me lexuesit e Blogut tim. Bëhet fjalë për një nga Eventet Muzikore më të mëdha Europiane që zhvillohen në Gjer ...

  •  Skandal: Gazetat kopjojne!

    Duke parë që fakti i bërjes së faqeve po shtohet aq më shumë nëpër botën Shqiptare, atëher doja ti vija në ndihmë të gjithë Webmasterave të rinj me ca Tutoriale të vogla por shume domethënëse në bërjen e ...

20 Komente për “Skandal: Gazetat kopjojne!”

  1. 1
    RomeoLab thotë:

    Shihni si Kopjojne Gazetat materiale te te tjereve http://tinyurl.com/bjzace

  2. 2
    RomeoLab thotë:

    Shihni si Kopjojne Gazetat materiale te te tjereve http://tinyurl.com/bjzace

  3. 3
    klisi thotë:

    Pershendetje Romeo,

    ato te gazetes expres mund ta kene marre nga nje sit tjeter i cili e ka marre nga nje tjeter e kshu me rradhe…edhe ec e gjeje se kush e ka fajin ketu.

    Merr anen pozitive, ke bere dica qe te mire, edhe pse nuk ke marre meritat por ti e di qe eshte e mire….kshu me ka ndodh edhe mua shume here perketheja horoskopin e 2008 qe ne nentor 2007 edhe e gjeja ne qindra site tjera, gje qe une e kam bere per jave te gjata pune(se 2 ore ne dite max perketheja)…ama edhe kam marre nga site tjera pa lene burimin, pasi e di qe kete se respekton asksuh edhe instiktivisht jam bashkuar edhe une me tufen

    Gjithe te mirat

  4. 4
    Romeo thotë:

    klisi: Pershendetje Romeo,ato te gazetes expres mund ta kene marre nga nje sit tjeter i cili e ka marre nga nje tjeter e kshu me rradhe…edhe ec e gjeje se kush e ka fajin ketu.Merr anen pozitive, ke bere dica qe te mire, edhe pse nuk ke marre meritat por ti e di qe eshte e mire….kshu me ka ndodh edhe mua shume here perketheja horoskopin e 2008 qe ne nentor 2007 edhe e gjeja ne qindra site tjera, gje qe une e kam bere per jave te gjata pune(se 2 ore ne dite max perketheja)…ama edhe kam marre nga site tjera pa lene burimin, pasi e di qe kete se respekton asksuh edhe instiktivisht jam bashkuar edhe une me tufen
    Gjithe te mirat

    Klisi kjo e mund te jet e vertete prandaj un nuk e postova direkt kete teme por kontaktova ato te gazetes duke i then kshu kshu eshte puna e duke i shpjeguar gjerat, por asnje reagim e madje e komenti im ne ate teme nuk u aprovua. E nga kjo gje sme erdhi mire.

  5. 5
    klisi thotë:

    Romeo:

    klisi: Pershendetje Romeo,ato te gazetes expres mund ta kene marre nga nje sit tjeter i cili e ka marre nga nje tjeter e kshu me rradhe…edhe ec e gjeje se kush e ka fajin ketu.Merr anen pozitive, ke bere dica qe te mire, edhe pse nuk ke marre meritat por ti e di qe eshte e mire….kshu me ka ndodh edhe mua shume here perketheja horoskopin e 2008 qe ne nentor 2007 edhe e gjeja ne qindra site tjera, gje qe une e kam bere per jave te gjata pune(se 2 ore ne dite max perketheja)…ama edhe kam marre nga site tjera pa lene burimin, pasi e di qe kete se respekton asksuh edhe instiktivisht jam bashkuar edhe une me tufen
    Gjithe te mirat

    Klisi kjo e mund te jet e vertete prandaj un nuk e postova direkt kete teme por kontaktova ato te gazetes duke i then kshu kshu eshte puna e duke i shpjeguar gjerat, por asnje reagim e madje e komenti im ne ate teme nuk u aprovua. E nga kjo gje sme erdhi mire.

    Aman o Romeo, ndryshon gazeta qe del perdite ne treg edhe ajo ne internet…kush e di cili e miremban ate ne net, pasi mesa pash une nuk ishte asgje me shume se nje faqe me copy paste nga faqe tjera….sic gjen rendomte edhe ne disa gazeta elektronike tjera.
    Pasi i shkrove e dije shume mire qe 2 mundesi do vinin nga pas, ose do te kerkonin ndjese qe eshte gjeja me normale por per disa duket ofendim kjo gje, ose do te heshtin gjeja me poshteruese por qe per ata paska qene me e mira.
    Qenkan staf serioz ata te expresit hahahahah

    Mo e vrit mendjen Romeo

  6. 6
    Arti thotë:

    Nuk je as i fundit as i pari,
    me vjen keq per ate qe ka ndodhur, mund ta kontaktosh IPKO sepse mesa e pashe une te Express shkruante se e kane marre nga Ipko.net,
    ja edhe tema: http://www.ipko.net/ipko_portal/site…p=8&id=237#top

    Si nuk ju vjen turp as IPKO nuk e kane cekur burimin e autorit.

  7. 7
    Shkumbin thotë:

    pak per para shkrova nje koment tek ajo tema qe te kan kopjuar por jam plotesisht i bindur qe moderatori nuk do ta aprovoj pasi me pak fjal permbante keto -”shum informacion i shkelqyer i tepert do te thoja por per kete merite falemederoj RomeoLab.com per punen qe ka bere duke ndjenjur me or te tera per te formuluar kete informacion se ndoshta te tjeret nuk e bejene kete.”-

  8. 8
    Shkumbin thotë:

    skandal i verte :evil: :evil:

  9. 9
    besart thotë:

    Pershendetje Romeo,

    Kjo eshte gjeja me poshteruese qe mund t’i behet nje njeriu. Puna e palodhshme e jote e bere per ore te tera, kopjohet nga dikush tjeter per vetem 2min.

    Une pajtohem dhe nuk jam aspak kunder qe te kopjohen lajmet ose artikujt nese kete e lejon autori, por sepaku te shkruhet burimi ose autori qe ka humbe kohe dhe mund per te bere ate artikull. Gje qe ne shumicen e rasteve nuk ndodhe.

    Dhe me e keqja ne gjithe kete eshte se personat tjere mund te mendojne se ti ke kopjuar artikullin nga ata.

    Kjo eshte bere dukuri e zakonshme tashme, pasi shume gazeta dhe ato qe po i thojne vetes agjencione te lajmeve, i kopjojne lajmet njera-tjetres dhe pa shkruar burimin. Dhe tani mund te mburremi me keto gazeta, agjencione lajmesh dhe TV qe kemi.

  10. 10
    Romeo thotë:

    @Arti:
    Ajo faqe nuk me hapet ndoshta e kan bllokuar per personat jashte Kosoves, megjithate un i kontaktova ato te gazetes e ato nuk me kthyen asnje pergjigje. Nese ato ishin aq te pafajshem do te kishin kthyer nje pergjigje e te thonin qe e kishin marr nga vend tjeter.

    @Shkumbini:
    Mos u lodh kot sepse edhe un aty postova e nuk ma pranuan komentin kshu qe prandaj shkruaja ketu

    @Besart:
    As une nuk kam gje nese marrin lajmet e nese poshte vejne nga e kan marre. Aq me shume qe tek Legacy e faqes e kam shkruar qe mund ti marrin por duhet te citojne burimin.
    Un marr lajme nga faqe te huaja e kur vjen puna prap e citoj nga i kam marr sepse ai eshte autori edhe duhet te behet rregullsi per te gjithe, aq me shume per faqe te medha apo gazeta qe duhet te jen te parat qe duhet te citojne.

    @Per te gjithe:
    Megjithate un kam nje project ne koke qe do te zbuloj keto “hajduta” te lajmeve e qe do propozoja cdo webmaster Shqiptar qe te bashkepunoj.
    Ne ditet ne vazhdim kur te lirohem do jua bej te ditur te gjitheve.

    Flm per komentet.

  11. 11
    tani thotë:

    Jam dakord me ty Romeo.me gjithe ate kjo dote thote qe publikoni gjera interesante .ciao

  12. 12
    mbreti3gut thotë:

    Kjo eshte arsyeja qe i kam rralluar shkrimet ne blogun tim. paramendoni, artikujt e mi vidheshin me shpejtesine e drites.

    Kisha rastin para 1 vitiqe e postova nje artikull interesant, te cilin diten e neserme e hasa ne njeren nga gazetat me te medha. te njejtat reagime sikur me ty romeo; thirrjet e mia per pergjegjesi ishin te kota :( , ama keta se paku ishin munduar tia ndryshojne titullin, ndersa teksti absolutisht i njejte, bile edhe ato gabime drejshtkrimore nuk i kishin permiresuar.

    Sidoqofte nuk ke se cfare tu besh, edhe pse ekziston ligji per mbrojtje te te drejtave autoriale, por fatkeqesia qendron ne ate se mu ata qe duhet te ngrene zerin kunder plagjiatures, kete e bejne ne menyren me poshteruese.

  13. 13
    alko thotë:

    @Per te gjithe:
    Megjithate un kam nje project ne koke qe do te zbuloj keto “hajduta” te lajmeve e qe do propozoja cdo webmaster Shqiptar qe te bashkepunoj.
    Ne ditet ne vazhdim kur te lirohem do jua bej te ditur te gjitheve.

    Është bërë më se e domosdoshme!
    .. Të kopjojnë ‘kalamajtë’ me webfaqet e tyre fillestare me piczo – OK! … Të kopjojnë gazetarët profesionist kjo është mëse absurde.
    …Edhe një webmaster serioz nuk do t’ia lejonte vetes një ‘copy + paste’ klasike!

  14. 14
    Romeo thotë:

    @mbreti3gut:
    Pikerisht ke te drejte, por un me kete project qe dua te bej dua ti “demtoj” keto faqe qe kopjojne sepse ka shume menyra qe jo te gjith i dine por qe do i mesojne. Prandaj prisni e ca dite sa te maroj provimet e do te hap kete gje.

    @Alko:
    pikerisht ke shume te drejte, nuk me vret shume nese kopjon nje qe s’ka faqe te tijen e merret me hoste falas a ku di un, sepse ai ashtu eshte e do mesoj, fundja kshu e kam ber edhe vet. Me djeg tek keto faqet qe e majne veten te medhaja.. e aq me shume tek Gazetaret qe e quajne veten te tille.
    Sic e kam shkruar tek tema kishte e plote faqe e forume qe e kishin marr kete teme por 90% ishin forume qe me zor kishin 50 anetare, keshtu qe nuk i permenda.

  15. 15
    miri thotë:

    O ROMEO VARI TRAJSHET ,SE TANI PO VJELLIN TE GJITHE .

  16. 16
    erion_86 thotë:

    Eh… dhe kte kan bere kta miqte te pakten ta kishin cituar burimin..

  17. 17
    jetonr thotë:

    Do i marr ne telefon se i njof shumicen nga gazeta express Remoelab do kesh nje link back ne blogun tend se zben kjo eshte skandal :)
    Jetoni nga prishtina,
    Erdha ne faqe prej webmaster.al

  18. 18
    Romeo thotë:

    jetonr: Do i marr ne telefon se i njof shumicen nga gazeta express Remoelab do kesh nje link back ne blogun tend se zben kjo eshte skandal :) Jetoni nga prishtina, Erdha ne faqe prej webmaster.al

    Pershendetje jeton. Nuk ka ndonje problem te madh jo sepse kjo gje ka kohe. Mua thjeshte me erdhi inat sepse edhe pse i kontaktova nuk reaguan fare. Postoja nje koment po tek tema edhe ate e fshine edhe kjo me merziti qe shkruajta temen. Shume faleminderit nga ana jote.

  19. 19
    jetonr thotë:

    Ipko.net paska qene e para qe ka publiku artikullin tend ne faqen e tyre ( kategoria tech ne janar ), ndersa gazeta express citon se te gjitha lajmet nga teknologjia i merr nga ipko.net, artikulli ne ipko.net nuk egziston me edhe ata thone se gjithmone i vendosin linkback per source. Nuk e di se a eshte e sakte ne rastin tend.

  20. 20
    Romeo thotë:

    jetonr: Ipko.net paska qene e para qe ka publiku artikullin tend ne faqen e tyre ( kategoria tech ne janar ), ndersa gazeta express citon se te gjitha lajmet nga teknologjia i merr nga ipko.net, artikulli ne ipko.net nuk egziston me edhe ata thone se gjithmone i vendosin linkback per source. Nuk e di se a eshte e sakte ne rastin tend.

    Tani faqen e IPKO se hap dot un knej nga gjermania. Ndoshta mos kan bllokuar IP a ku di une. Por dikush qe me tha qe ka dal te IPKO sme tha qe kishin Linkback.. pastaj Gazeta Expres te me kishe kthyer nje pergjigje kur i shkrujta nese do ishin te sakte, megjithate flm nga ana jote lal se pune e kaluar kjo. Nuk ka me problem

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje