Si Mali i Zi përfiton nga domainet .me ?

Duke lundruar nëpër google dhe disa web faqe të tjera të njohura rastësisht më shkuan syt te një baner-reklamë mjaft interesante në të cilën shkruante „see.me, fly.me, web.me, call.me… Why .me? Because .me is you“. E dija që domaini .ME ësht domain për Malin e Zi prandaj klikova mbi reklamë për të parë se për çfarë po bëhej fjalë.

Domaini ësht mjaft atraktiv. Siç mund të shihni edhe vet pra mund të luash me fjalët duke bërë kombinacione interesante si për shembull : love.me, share.me drive.me, kiss.me, web.me, see.me, mary.me , eat.me etj.
Pra, këto jan premium domaine të cilat shiten nëpër ankande të ndryshme. Domaini më i shtrejtë ka kushtuar 70.000 $ dhe është date.me , pas tij vjen domaini insure.me i cili është i shitur për 68.000 $. Domaini love.me kushton 32.500 $ e kështu me radhë.
Mali i zi i mori domainet .me pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2006. Për fatin e tyre domainet .cr (Cëra Gora ) dhe .mn (MonteNegro) ishin të zëna më parë nga Kongo dhe Mongolia.
Domaini .me tani më ësht një domain ndërkombëtar dhe më popullor në krahasim me .Asia, .jobs, .coop, .pro, .travel etj. Deri më sot jan regjistruar më shum se 250.000 domaine .me

Po ju keni ndonjë domain .me? Pse keni regjistruar pikërisht këtë edhe jo ndonjë me .com apo .al?

5 Responses to “Si Mali i Zi përfiton nga domainet .me ?”

  1. Suad
    07/11/2009 at 19:12 #

    Suat te pergezoj per kete shkrim.

    Edhe lirisht pajtohem me ty, se Mali i Zi kesaj radhe ishte shume me fat. po ta bejme nje krahasim me Kosoven kur ajo do te behet antare e OKB-se dhe do te jete ne gjendje qe te marre domain. Cili mendoni ju se do te ishte me i qelluari?
    .rks, .ks, .kos etj. mendoj se edhe me kosoven do te jete shume interesant edhe do te kete keso lloj lidhjesh sikurse tek domaini i Malit te Zi.
    Per me shume lexo disa komente interesante ne keto dy websites qe disa te huajt kane bere ne lidhje me domain-in e ardhshem per Kosoven.
    http://www.dnxpert.com/2008/02/…kosovo…/comment-page-1
    http://www.globalbydesign.com/blog/2007/07/09/of-kosovo-and-ks/

  2. miri
    19/11/2009 at 22:13 #

    Sa fiksim do e kisha nje domain love.me ose about.me :D
    qenkan premium… akoma s’jane liruar

    • Romeo
      19/11/2009 at 22:23 #

      Ehh kush nuk do i donte ato.. po ec mo.. firmat e medha i kan ber monoppol. Jane me te vertet domaine shume te mire :)

Trackbacks/Pingbacks

  1. Blog Shqip - 06/11/2009

    Postim i ri: http://port.al/3640 Si Mali i Zi perfiton nga domainet .me ? #shqiperia

  2. RomeoLab - 06/11/2009

    Postim i ri: Si Mali i Zi përfiton nga domainet .me ? http://bit.ly/1PWDET
    – #shqiperia

Leave a Comment