ët e fundit kam parë maninë për të hapur blogje e për të shkruar me mendimin se do bëhemi milioner nëpërmjet internetit. Shumë prej personave qe hapin blogje, thjeshtë nisen nga disa tema që gjejnë nëpër forume ose nga disa artikuj që lexojnë në blogjet “How to make money”.
Ndoshta jan aq të rinj në botën e internetit saqë nuk e kuptojnë se ajo që bëjnë është thjeshte një humbje kohe. Gjithashtu shof që ka plasur mania e blogjeve informative (Tech, Informatik, etj) nga persona që nuk din të lidhin 2 rrjeshta HTML apo CSS. Kjo është me të ardhur keq, por ky është realiteti i hidhur i pseudo blogjeve Shqiptare. Pastaj dua të them që 90% e temave që shef në forume Webmasterash apo në blogje me përmbajtje të tillë janë të karakterit “Optimizo Faqen”, “Rritu në Google”, “Seo Plugin” e shumë të ngjashme.
Pyetja ime për të gjithë këto që shkruajnë artikuj është që ju i shkruani ato me u rëndit në Google apo me kënaqur lexuesit e faqes tuaj? I shkruani ato me marr 10-20 lexuesh nga Google apo me larguar ato 100 copë që keni?
JU SHKRUANI PER MAKINAT E KERKIMIT APO PER LEXUESIT TUAJ????
Un personalisht në Blogun tim i kushtoj më shumë rëndësi temave të shkruajtura, që të jen cilësore sesa shkrimeve që të rënditem lartë në Google. Mania e disave ose këshillat që shef janë që përdor sa më shumë meta keywords tënde në artikull. Kjo është dicka e mirë nga Seo edhe skandaloze për cilësinë e postimit. Ja të marrim një shembull. Un kam një Blog mbi Informatikën edhe keywordi im i parë është Informatika Shqiptare. Diku në forum kam lexuar që duhet ta përdor këtë Keyword sa më shumë në postimet e mia. Një ditë hap një temë mbi Gjëndjen në Shqipëri (edhe pse s’ka të bëj shumë me informatikën por është një temë që dua të prek në blogun tim) un për tu rënditur në Google e mbush artikullin me fjalen informatika shqiptare. E kush është përfundimi? Fitimi i 2-3 userave nga google që sapo lexojnë temën injorante largohen prap.
Mos harroni: Një Blog është po aq i mirë sa përmbajtja e tij.
Mendoni që blogje të suksesshëm si Techcrunk apo Smashing Magazin janë të pëlqyer sepse punojnë shumë në SEO? JO!!! Ato janë të pëlqyer nga materialet që kanë, nga përmbajtja e tyre. Fare mirë mund të kërkosh në Google disa keywords informatik e do shofësh në vendet e para mund të dalin edhe faqe që ti nuk i ke dëgjuar ndonjëherë e që kan materiale skandaloze. E ca fitojnë ato që zun vëndin e parë? Asgjë!!!
Thjeshtë un do të thoja që nëse ju tentoni të ngriheni në Google në një mënyrë shumë “posesive” do të thotë që blogu juaj nuk është aq i mirë sa duhet e keni frikë.
Kështu që përqëndrohuni njiher tek postimet që shkruani, tek zgjedhja e fjalëve edhe tek idetë e bukura, pastaj shihni SEO. Tani normalisht disa gjëra të vogla duhen bër për ta optimizuar faqen si instalimi i 1 apo 2 plugineve, XML Sitemap edhe linket që të jen Friendly për njerëzit e jo për makinat e kërkimit. Lërini postimet nëpër blogje si me fituar lek apo si me u rëndit në Google, shkruani dicka origjinale edhe atëher do e shihni që do të keni lexuar. Unë në blogun tim fare rradhë shkruaj tema si me u rëndit në Google ose jan disa teknika që ndoshta i shkruaj por që vet nuk i përdor.
Mos harroni, merrni vizitorët, knaqini ato edhe pastaj do shihni që SEO vjen automatikisht vet.
Postime që mund të interesojnë:
Mbas temës së parë po me këtë përmbajtje - 10 Këshilla për ato që hapin një Blog - vendosa te shtoj edhe disa gjëra të tjera të vogla me plotësuar këtë listë. Ndoshta shumica gjërave janë thënë vërdall ...
Tani është zyrtare: Google injoron Meta Tags Keywords. Të gjithë ato që jan marr me SEO kan punuar gjithmonë në Meta Tags e Keywords për tu rënditur sa më lart në makinat e kërkimit e sidomos në Google. Edh ...
Kohët e fundit kam vënë re nga ana e Shqiptarëve po hapen shumë Bloge edhe kjo gjë më pëlqen goxha. Sepse sa më shumë të punojmë ne aq më shumë pasurohet bota e internetit në Shqipëri e personat e ndryshë ...
Prej një periudhe rreth 6 mujore kam filluar të merrem edhe me SEO (Search Engine Optimization) edhe kam mësuar goxha. Një pjesë shumë të madhe të SEO e zën edhe Google, me rënditjen në makinën e kërkimit ...
Dimë që shumë nga personat që kanë blogjet e tyre mundohen të gjejnë mënyra për tu rënditur sa më mir në motorët e kërkimit si Google, Yahoo, apo Bing edhe për tu vlerësuar me PageRank sa më të lartë. N ...























Postim i ri: Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO http://bit.ly/5jouMH – #shqip
Je frymezuar nga diskutimi i mbremshem ketu apo? RT: @RomeoLab: Postim i ri:Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO http://bit.ly/5jouMH #shqip
Postim i ri: http://port.al/s/sm Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO #shqiperia
Me sa kuptova une shqiptaret neper blogjet e tyre nuk duhet te shkruajne
per fitimin nga interneti nepermjet adsense apo ndonje alternative tjeter per te fituar para, atehere Adsense kot eshte hapur apo ?
Romeo blogerat le te shkruajne per adsense por ate qe e shkruajne per adsense mos jene gjepura. Shume shoke te mi kane fituar para nga google 200$ e me larte ne muaj. Blogerat e rinj mund te fitojne por jo me shume se 50$, adsense ka qene nje motivim per te hapur blogje dhe per te shperndare njohuri te ndryshme. Ju pse keni venduar ads te google ?!
Pastaj permende larte per keyword Informatike Shqiptare, eh te ndalemi pak ketu Informatika te marim ne pergjithesi eshte shume e zgjeruar pra kemi hardware,programim,website…etj dhe blogu duhet te caktohet se per cfare eshte nese eshte per seo dhe bloggin atehere kto duhet ti kete keyword, nese ti ke Informatika shqiptare atehere duhet te perfshish gjithcka.
Ajo qe dua te them eshte te shiqoni majat e gishtave pastaj doren.
Blendi,
Psh un nese hap nje teme mbi Sali Berishen mos te shkruaj kot ne ate artikull nja 10 here informatika shqiptare… Keywordet vehen ne site description e jo neper artikuj e duke perdor meta tags qe skane te bejne me artikullin. Megjithatese google i injoron keto shume prej nesh vazhdojne ti perdorin 
me ke kuptuar keq. Nuk po them mos shkruaj per Adsense sepse un vet shkruaj kur kam kohe. Puna eshte se personat duhet te shkruajne per ate qe kan eksperience e qe kan provuar e jo te shkruajne nje artikull kot me kot.. ja te them un qe fillestaret ato 50 € nuk i arrijne ne vit e jo me ne muaj. Pastaj qellimi ime ishte tek perqendrimi qe i bejne SEOs shumica… Puna tek informatika e ke kuptuar prap keq.. Un spo them te mos perdoresh ate keyword ne faqe por mos ta perdoersh neper artikujt e tua kot me kot..
Pra qellimi i temes nuk eshte te mos shkruaj per kete apo ate, eshte qe mos te perqendrohen tek SEO sepse rendesia e blogut eshte permbajtja. Ah nese dikush ka nje teme te bukur se si me fituar lek POR QE EDHE FUNKSIONON PA MASHTRIME, ateher ja vlen
Flm per Komentin
They are still young in this business. RT: @RomeoLab
Postim i ri: Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO http://bit.ly/5jouMH
[...] This post was mentioned on Twitter by besart, RomeoLab and Armand Brahaj, Blog Shqip. Blog Shqip said: Postim i ri: http://port.al/s/sm Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO #shqiperia [...]
Jo vetem “make money online” por edhe artikujt me keshilla na bejn qe te luajm mendsh. Te njejten gje e gjen ne dhjetra blogje vetem me tituj te ndryshuar. Nuk e di se ku e kam shkruar mirpo per mua ekziston nje parim themelor gjate blogimit ne pergjithesi; shkruaj per ate qe dua, ate qe me terhjek dhe per ate qe mendoj dmth nuk shkruaj ate qe te tjeret kerkojn e qe ne rastin tone tek shqiptaret eshte “si te bejm lek mbi krevat pa levizur aspak”. Nje realitet i hidhur per qe duhet pranuar se ekziston.
Une jam i bindur se nje blog ku une do shkruaja tre here ne dite per pervojat e mia me ushqimin (mengjes, drek, darke) se cka pata dhe si u ndjeva, do te kete shume me shume sukses sesa pseudoblogjet “make money online” ne te cilat blogje (shumicen prej tyre) vet ata qe shkruajn nuk kan fituar kurr lek online (me t’thane themi ne nga kosova).
Sa i perket shkrimit tend, me pelqeu shume. Me vjen mire qe e ke “ringjallur” blogun pas nje mungese te shkurter dhe qe perseri do te kemi cka te lexojm.
Graniti
Hi Granit,
pikerisht kjo eshte qe thua edhe ti. Qe shume veta as ja kane idene te atyre qe shkruajne. Si the ato qe shkruajne si me fituar lek ose skan fituar fare ose kan fituar shume pak. Ato qe shkruajne per seo ne radhe te pare duhet te rregullojne faqen e tyre pastaj te te tjereve… Pra qellimi im nuk eshte qe ato mos te shkruajne, qellimi im eshte qe te shkruajne per dicka qe ja kan idene, e kan pasion edhe kan njohurite e duhura
PErsa i perket kthimit tim eshte se kam qen shume i zen me provime prandaj edhe skam mundur te shkruaj edhe si kam mbaruar akoma me then te drejten.
Flm per Komentin
Pajtohem pletësisht me mendimin tënd Romeo mirëpo deshta pak të dal nga tema.
Blogjet që shkruajn artikuj origjinal në internetin shqiptar jan tepër pak dhe mund të numrohen në gishta mirëpo ajo që më shqetson mua ësht fakti se nuk kan vizitorë të mjaftueshëm. Dmth me gjith at punë të mrekullueshme që e bëjn vizitat jan të pakta.
Ndoshta marketingut si kushtojm shum rëndësi, ndoshta edhe duhet shkruar dhe punuar më shum për marketing sesa për ”fito lek, seo… etj ”
Për mospopularitetin e blogjeve të mirfillta shqiptare un i fajsoj mediat tona.
Nëpër televizionet maqedonase transmetohen disa emisione që kan të bëjn me informatikën dhe për çdo javë ata prezentojn nga 4 – 5 web faqe apo blogje të reja në gjuhën maqedonase.
Do të isha i kënqur nëse neve webmasterave na japin pak përkrehje edhe mediumet tona.
Ok aq kisha për të thënë, kërkoj ndjesë nëse kam dalur pak prej temës.
Hi Suat,
ajo qe thua eshte plotesisht e drejte. Shqiptaret sot mendojne kryesisht per gjerat falas e si me ber lek ne internet. Njohurite edhe dija nuk i intereson shume. Normalisht ndikon edhe media edhe politika qe i behet ketij lloj “biznesi”.
Ajo qe behet ne maqedoni eshte shume e mire, ishalla vjen nje dite e ben edhe shqiperia sepse kosova ka ecur goxha perpara nesh
Megjithate ti me frymezove per nje teme tjeter qe do e shkruaj kur te kem kohe pikerisht mbi kete gje.
Shume FLm per komentin
Romeo
Me pelqen shume ky postim Romeo. Me pelqen thjeshtesia edhe qe e shkruan me fjalet dhe diturine tende.
Kam mbetur i kenaqur nga abonimi.
Flm shume per komentin Romario,
me behet qefi qe ju pelqejne postimet e mia
Mesazhi i ketij artikulli eshte shume i vertete sepse e kam verejtur edhe une, dhe nje gje shume interesante dhe poshteruese eshte se shume persona hapin blogje ” How to make money” kur kurre ne jeten e tyre skan marre ma shume se 20$ nga Interneti :”. ata mundohen te krahasohen me Jeremy Schomaker ose ProBlogger apo ku ta di une por ata kane fituar me shume se 10.000$ ne internet. Pra ajo qe dua te them eshte qe me shume kohe te ju qaseni fazes kur doni ta zgjedhni temen e blogut tuaj qe te jen ie kenaqur me te, e jo nje teme qe pak kuptoni nga ajo vetem pse eshte shume e kerkuar. Aryse pse blogjet ekzistojn eshte se ato jane qe ti tregojm botes per pasionet tona ne rend te pare pastaj pasi qe harxhojme kohe aty eshte mire te fitojme pak para por jo ta vejm ate ne rend te pare.
Shume e drejte ajo qe thua SH.Abazi.
Flm per komentin tend
[...] Shkruaj per njerezit edhe jo per SEO është një postim nga: RomeoLab.Com [...]