Pas shërbimit “Undo Send” të GMail Labs, ja edhe një shërbim tjetër i cili na mundëson parjen në Gmail të videove të Youtube, Fotografive nga Flickr, Picassa, linkeve të Yelp apo edhe gjërave të tjera.

Pra nëse dikush ju dërgon ju në Email një link të një videoje nga Youtube, një link të një fotografie ne Flickr apo në Picassa, atëher ju s’do ju duhet të hapni atë link por mund ta shihni direkt nga Emaili.
Ky është një shërbim i ri i cili mund t’ju kursej koh edhe shmangie të ngatërrimeve të shumta që mund të ndodhin nga hapja e linkeve që ju dërgojnë në E-Mail.
Që ju të keni të aktivizuar këtë opsion duhet te shkoni tek Opsionet e Gmail Labs edhe ta aktivizoni. Bashke me këtë mund të aktivizoni çdo opsion tjetër që do ju pëlqej.
Nëse ju aktivizoni “Youtube Preview” atëher do mund të shihni videot e Youtube. Një Print Screen e keni më poshtë sesi shfaqen.




Trackbacks/Pingbacks
Gmail Embed youtube and Flickr http://tinyurl.com/d8brk7
Gmail Embed youtube and Flickr http://tinyurl.com/d8brk7