Rrisni shpejtesine e hapjes se nje faqeje

rrisni shpejtesine 300x300 Rrisni shpejtesine e hapjes se nje faqeje

Shpejtësia me të cilën hapet faqja juaj është një problem që hasim çdo ditë. Sa më e ngadaltë të hapet një faqe aq më shumë i mërzit vizitorët edhe i bën ato të largohen e të mos kthehen më. Kështu që Webmasterat duhet të gjejnë gjithmonë një mënyrë për të shpjeguar hapjen e faqes së tyre. Gjithashtu dua të them se kisha po të njëjtin problem që trajohet tek blogu Eklipsi e kjo gjë më shtyu të shkruaj e unë një trick të vogël.

Ka shumë mënyra se si mund të realizohet kjo gjë por kjo që do ju tregoj unë është një mënyrë që ju kërkon 2 minuta punë edhe ka rezultat menjëherë. Kujdes në këtë drejtim duhet të ken faqet që kanë në hapje ngarkimin e shumë scriptave apo edhe fotografive. Këto të fundit duhet të ruhen gjithmonë në një format të përshatëshëm e jo të kenë deformime në gjatësi apo gjërësi. Online gjen shumë shembuj të këqinj që spo dua ti përmend.

Ndoshta ndonjëri pyet se çfarë përparësish i sjell nëse faqja hapet shumë shpejtë. Këtu mund të përmendim:

  • Një rehati për lexuesit tu, gjë që shton Page Views sepse në një faqe që hapet ngadalë, askush s’do kishte dëshirë të lundronte më tej.
  • Për ato që kan faqe të vogël edhe nuk kan para me bler një host të mirë, kjo është një mënyrë që ju shpëton harxhim të bandwidth e kështu ju ul edhe kostot e serverit tuaj.
  • Gjithashtu një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe robotët e kërkimit, të cilët pëlqejnë faqet që hapen shpejt edhe penalizojnë ato që duan kohë për tu hapur.

Kjo mënyrë që do ju tregoj shpejton hapjen e faqes deri në 5 herë më shpejt.

Mënyra e parë është shumë e thjeshtë. Për këtë mënyrë serveri juaj duhet të suportoj komprimin Zlib. Nëse nuk jeni të sigurtë që e suporton apo jo, pyesni atëher kompaninë nga e cila merrni host. Megjithatë duhet të them që 90% e serverave shared (ku futem edhe unë) nuk e suportojnë këtë mënyrë.

Nëse serveri juaj e suporton nuk duhet të bëni asgjë tjetër veçse të fusni kodin e mëposhtëm në faqet që duhet të hapen shpejt. Personat që kan WordPress e kan shumë të thjeshtë sepse mund të fusin kodin në header.php sepse headeri ngarkohet në çdo faqe që mund të hapet. Gjithashtu  mund të kontrolloni PHPinfo nëse suportoni Zlib. Kodi i nevojshëm është:

<?php ob_start('ob_gzhandler'); ?>

Nëse serveri juaj nuk e suporton këtë metodë atëherë ka një mënyrë tjetër. Ajo me dokumentin .htaccess . Nëse ju nuk keni një dokument të tillë në root të hostit tuaj atëherë duhet ta krijoni atë. Pasi e keni krijuar shtoni më rrjeshtat që gjënden më poshtë:


# FILLIMI Shpetesise

<IfModule mod_deflate.c>
AddOutputFilterByType DEFLATE text/html text/plain text/xml text/css

<FilesMatch "\\.(js|css|html|htm|php|xml)$">
SetOutputFilter DEFLATE
</FilesMatch>
</IfModule>

# FUNDI Shpejtesise

Mbasi të keni bërë këtë ruani dokumentin edhe ngarkojeni sërisht në server. Këtë mënyrë e përdora edhe unë në serverin tim edhe vura re një ndryshim të ndjeshëm të hapjes së faqes.

Për të kontrolluar gjithçka nëse ka funksionuar ju mund të përdorni një Addon të Firefox që quhet Web Developer. Mbasi të keni instaluar këtë shtojcë shkoni tek Information -> View Document Size.

Hehehe… si ju duket kjo metodë?

9 Responses to “Rrisni shpejtesine e hapjes se nje faqeje”

  1. emiri
    25/06/2009 at 13:35 #

    Po ne cilin folder ta ngarkoj fajllin .htaccess ?

    ne root a po ??

  2. Romeo
    25/06/2009 at 13:41 #

    emiri: Po ne cilin folder ta ngarkoj fajllin .htaccess ?ne root a po ??

    Po ne root duhet ta ngarkosh.. dmth ne root ku ke wordpress te instaluar… psh nese wordpress e ke te instaluar ne public_html/wordpress ateher duhet ta ngarkosh ne ate folder… aty ku jane filet e wordpressit apo te scriptit qe perdor. Me thuaj me sakte ca CMS perdor edhe ne cilen dosje e ke te instaluar qe te mund te ndihmoj me shume

  3. emiri
    25/06/2009 at 15:58 #

    faleminderit, edhe kete e mesova :)

    une e kam te instaluar scriptin WordPress ne

    public_html pra ne root

    por a ka sukses ???

  4. Romeo
    25/06/2009 at 16:05 #

    emiri: faleminderit, edhe kete e mesova :) une e kam te instaluar scriptin WordPress nepublic_html pra ne root por a ka sukses ???

    Normal qe ka sukses. Dmth shpejton hapjen e faqes sepse ne fillim ben komprimin e dokumentave. Pra nuk po them qe ben mrekullira por nje ndryshim nga mos perdorimi i ketij trucku dallon. Megjithate qe te shmangesh sa me shume vonesen ne hapje te faqes, mos instalo shume plugin e mos ngarko shume fotografi, sepse keto jan 2 faktoret kryesore qe ngadalesojne hapjen e nje faqeje.

  5. Indrit
    02/10/2009 at 00:32 #

    po perdorimi i wp-cache?? them qe duhet te ndikoje per mire..

    • Romeo
      02/10/2009 at 13:47 #

      Normalisht qe Perdorimi i Wp-Cache eshte gjeja e pare qe duhet bere. Kjo qe kam thene un ketu eshte nje PLUS qe e ndihmon me shume kete gje.

      Por ta marresh tek e tek, Wp-Cache ndikon me shume kjo eshte si tip Plusi qe i jepet Wp-Cache per te shpjetuar icik akoma me shume

  6. rezi
    10/05/2010 at 12:31 #

    Pershendetje!
    Une e kam fajllin .htaccess dhe ne permbajtjen e tij ai ka:

    # BEGIN WordPress

    RewriteEngine On
    RewriteBase /wordpress/
    RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-f
    RewriteCond %{REQUEST_FILENAME} !-d
    RewriteRule . /wordpress/index.php [L]

    # END WordPress

    Nese une i shtoj kodin qe thoni ju me siper nuk me hapet me Blogu
    A mund te me ndihmoni se si mund te veproj?

    • Romeo
      14/05/2010 at 22:05 #

      Hi Rezi, te lutem shto kete kodin nketu sepse ai larte ka ca gabime:

      # FILLIMI Shpetesise
      
      <IfModule mod_deflate.c>
      AddOutputFilterByType DEFLATE text/html text/plain text/xml text/css
      
      <FilesMatch "\.(js|css|html|htm|php|xml)$">
      SetOutputFilter DEFLATE
      </FilesMatch>
      </IfModule>
      
      # FUNDI Shpejtesise
      
  7. taulant
    29/08/2010 at 05:34 #

    Tung

    Nese e shtoj kte kodin qe ke postuar ne htcacces ather a duhet te fshihet ne htcacces qka ka ne te shembull per ridrejtim te faqes http:// ne http://www. apo vetem e shtojm kete kodin me posht ? faleminderit

Leave a Comment