Duke parë që kohët e fundit janë shtuar vizitat edhe interesimet për postimet në RomeoLab, mendova të shtoj një shërbim tjetër në blog. Bëhet fjalë për një version për celular i RomeoLab.Com
Kohët e fundit shumë persona po nisin të përdorin internetin nëpër celulare. Mirëpo një faqe e ngarkuar me foto si e imja kërkon një kohë shumë të gjatë që të hapet në celular, kështu që zgjidhja e vetme do të ishtë një version vetëm për telefonat celular. Kjo gjë u realizua edhe që tani e tutje ju mund të vizioni faqen time edhe nga mobile telefonat tuaj.
Faqja do ju njohi automatikisht që përdorni një pajisje të tillë edhe do ju shfaqei versionin Mobile në vend të versionit normal që shikoni në pc apo laptop. Ky shërbim është i testuar edhe funksionon mirë. Megjithatë do të isha mirënjohës kundrejt atij që më lajmëron për ndonjë mosfunksionim të saktë.
Si e thash më lartë faqja e njeh autmatikisht kur përdorni celular edhe ju drejton vet tek versioni mobile. Nëse nuk ndodh kjo gjë atëher mund të përdorni linkun që kam bër enkas për këtë gjë që është http://mobile.romeolab.com (punon vetëm nëse përdorni celular)
Shpresoj që të jeni të kënaqur edhe pres feedback.



Me te vertete me intereson se si behet nje gje e tille. Do e aplikoja ne abcshqip.com me gjith qjef por diturite ne kete ane i kam te kufizuara.
Pershendetje Granit,
Nuk eshte shume e veshtire, madje do te thoja shume e thjeshte.
kete gje mund ta besh fare thjeshte me ane te nje sherbimi i cili ofrohet falas.
Faqja eshte kjo ketu: http://www.mofuse.com/a/
Regjistrohu edhe instalo Pluginin per WordPress qe te japin ato edhe fut linkun e faqes qe krijon e maroi puna
Provoje e nese ke veshtiresi me thuaj.
Gjithe te mirat
Romeo
Faqja po perparon cdo dite e me shume, urime!
Flm per fjalet e thena Rigonc