RomeoLab – New Design

romeo klab1 RomeoLab   New DesignBesoj të gjithë do e keni vënë re ndryshimin në faqen time. Kam kaluar në një template tjetër pas një pune 3 javore edhe pas ndryshimeve të shumta që janë bërë.

Besoj template e re do i pelqej te gjithëve, sepse është pak me e organizuar edhe ka një pikëpamje më të gjërë rreth postimeve të mia. Përvec template ka pasur edhe disa ndryshime të tjera që unë dua ti rëndis. Ndryshimet që janë bërë janë:

  • Janë riorganizuar kategoritë
  • Eshtë shtuar një “Kërkim” për gjetjen sa më të thjeshtë të lajmeve
  • Mundësia për të më kontaktuar me anë të një formulari
  • Hapja e një Fan Page në Facebook (Akoma në ndërtim)
  • Hapja e një llogarie Pro në Flick (Akoma në Punim)
  • Mundësia për të votuar në sondazhe (Do të ket 1 në muaj)

Gjithashtu jan edhe ca pika të tjera që janë akoma në përpunim si:

  • Hapja e një Glossari i cili do të përmbledh një pjesë të madhe të termave informatikien: Jam duke punuar këtu edhe duke shtuar një nga një termat. Glossari sa do të vij e do të pasurohet me informacione
  • Hapja e një Zone për shkarkime e cila do mundësoj shkarkimin direkt nga faqja ime të programeve (Open Source) që do mblidhen nga unë edhe do të shpjegohen se cfarë funksioni kan: Këtu jam duke punuar për të ndërruar server se më duhet një më i fuqishëm e sapo ta bëj këtë gjë do ta lancoj si sektor i faqes.
  • Hapja e një sektori videosh i cili do të ketë tutoriale të ndryshme mbi Informatikën: Këto do të jenë video të bëra nga unë, në të cilat do të tregohen teknika apo këshilla të ndryshme.

Me thën të drejten nuk e kisha ndërmend ta hapja faqen pa mbaruar të gjithë ndryshimet e lartëpërmendura, por duke qën se punoj vetëm edhe momentalisht jam shumë i ngarkuar me shkollën, do më duhesh një kohë e gjatë me i bër të gjitha edhe nuk doja të lija lexuesin e Blogut tim pa informacionet e ndryshme.

Unë blogun po e hap edhe po ftoj secilin që të japë mendimet e tij, këshillat e sugjerimet që të shkojnë akoma në përmirësim e të më bëjnë mua të eci përpara.

Ndërkohë që shijoni blogun e ri po ju lajmëroj edhe për disa artikuj të rinj që mund ti lexoni:

4 Responses to “RomeoLab – New Design”

  1. Mandi
    23/09/2009 at 13:21 #

    Shume i kendshem designi Romeo :)
    Me sugjero dhe mua ndonje nga ato qe ke pare keto kohe, se nuk po gjej rehat :)

    • Romeo
      23/09/2009 at 18:56 #

      Flm Mandi, edhe un mjaft te veshtire e kisha gjetjen edhe u mundova shume… por ne fund e arrita.. Nese do te shof dicka interesante do te them.

      P.S Template e imja eshte Premium e kam paguar.. ti e don free apo edhe keshtu?

  2. alko
    23/09/2009 at 14:08 #

    @Romeo,
    duke e ditur se ti vet, je mjaft kritik sa i përket punës që bëjnë tjerët, sidomos ata ‘kalamajt’ siq i quan ti; edhe unë po të bëjë një kritikë. Në sondazhin që ke vënë për webfaqen, kam votuar: Normale.
    …Të them sinqerisht për kohën që ke harxhuar nuk është ndonjë mrekulli. Kam parë shumë nga këta ‘kalamajt’ që e kanë bërë shumë më mirë. Së pari logo edhe pse ishte kohë të gjatë te webmaster.al , nuk është diçka ‘madhështore’. Pastaj ti si student i informatikës … të them të drejtën kam pritur më shumë!

    • Romeo
      23/09/2009 at 18:59 #

      Cdo pergjigje eshte e mirepritur, kritika me ben te eci pare e nuk e kam problem fare :) Normalisht skan shume lidhje kalamajte me punen time se besoj sdo kalem me u dallu por spo e zgjas me.
      Ah edhe te them dicka… nuk e di nese ja ke idene ca behet ne informatik ne gjermani.. po 2 vitet e para qe kam ber un.. pervec Java qe mund te ket icik lidhje me informatiken, lendet e tjera skan fare te bejne. Aq me shume qe gjuh si PHP, sql apo css nuk bejme fare.. Keshtu qe te gjitha ca kam mesuar i kam mesuar vet duke ber prova.
      Template qe kam un eshte e gatshme (e kam blere) e un kam nderhyr ne css e ne ca gjera te tjera per ta ber sipas deshires e qefit tim… Jam marr icik me origanizimin e gjerat e tjera…
      Puna logos, me then te drejten eshte pune pelqimesh.. mua nga ato aty kjo me pelqeu..edhe kete vendosa.. nga grafika sdi fare keshtu qe skam si te bej vet :)

Leave a Comment