Pushimet e veres 2009

pushime Pushimet e veres 2009

Më në fund erdhi edhe vera, erdhi edhe koha që unë të bëj ca pushime. U bënë 2 vjet qe nuk kam bër pushime fare për arsyes se kam qën goxha i ngarkuar me shkollë. Por tani pas një kohe të gjat edhe pas një semestri shumë të suksesëshëm, ku mora pothuajse të gjithë provimet, erdhi koha që edhe un të shplodhem icik mbas gjith atyre streseve.

Si e thash me lartë shkolla më eci shumë mirë këtë semestër edhe arrita atë që doja, puna gjithashtu duke punuar kur kam kohën e lirë. Kështu që po nisem për këto pushime të merituara që shpresoj ti shijoj. Do të jetë një shkëputje pothuajse 2 mujore nga ana ime nga bota e internetit edhe do mundohem të shijoj çdo sekondë nën diellin e ngrohtë edhe detin.

Kur kujtoj diell edhe det, direkt më kujtohet koha e Gjermanisë që deri para 2 javësh (në mes të korrikut) më është dashur të dal me xhakovend jashtë. Duhet me ik icik nga kjo kohë kshu, por nga një anë kam edhe icik probleme sepse se di sa do i rezistoja temperaturave aq të larta kur u mëso në pothuajse 5 vjet në Gjermani me temperatura shumë të ulta. Megjithatë çdo gjë kalohet.

Do të jen 2 muaj që më pasë do të shoqërohen nga një aventurë e re e imja që me zor pres të nisi. Megjithatë më shumë ndoshta do ju them në Shtator. Do jen 2 muaj ku un nuk dua të harxhoj kohën në intenet duke shkruajtur artikuj për faqen, por që do të jem duke bër qef e party. Nga një anë më vjen keq për lexuesit e rregullt të Blogut, por duhet të pajtohen me këtë gjë. Ka shumë gjëra në jet që jan më të rëndësishme sesa në blog apo një faqe interneti (Që shumë persona se mendojnë kështu). Pra un do i këshilloja të gjithë lexuesve që edhe ato të iknin e të hiqnin icik trunin nga kjo botë e të shijojnë verën e bukur.

Postime të miat personalisht nuk do ket më gjer nga mesi shtatorit. Megjithatë këto ditë para se të nisem (më duhet të bëj e shumë gjëra gati) pata mundësinë të hap nja 5-6 tema që do të postohen automatikisht në data të caktuara. Kështu nëse komentoni edhe e shihni që aprovimi i komentit zgjat shumë, mos u mërzisni sepse nuk do të thot që jam ON edhe nuk dua ti aprovoj.

Pra edhe një herë shihemi në Shtator, pas 2 muajsh, ndoshta me ndonjë surprizë të re nga Blogu im edhe me tema të këndëshme e interesante (Normalisht do jem karikuar nga vera).

Kalofshi edhe ju pushime të mbara.

Me respekt

Romeo

9 Responses to “Pushimet e veres 2009”

  1. Mandi
    16/07/2009 at 11:04 #

    ah… Lum ti Romeo :)

  2. Romeo
    16/07/2009 at 12:26 #

    Mandi: ah… Lum ti Romeo :)

    Ca lum un :) se kisha pothuajse 2 vjet e ca pa ber pushime, i meritoj mas kaq shume shkolle e pune. E kam parasysh situaten tende se ashtu kam qen edhe vet, por do vij koha :D

  3. Besart
    16/07/2009 at 22:59 #

    Po ne qe duam te bejme pushime por nuk mundemi, si t’ja bejme? Aman 2 muaj jane shume, sikur te kisha vetem 2 jave pas pasur nevoje te kyqem ne internet?! Lum si ti Romeo, kalo mire per pushime, do na mungosh me postimet tek blogu dhe tek forumet gjithashtu.
    Have fun!

  4. Romeo
    17/07/2009 at 12:09 #

    Besart: Po ne qe duam te bejme pushime por nuk mundemi, si t’ja bejme? Aman 2 muaj jane shume, sikur te kisha vetem 2 jave pas pasur nevoje te kyqem ne internet?! Lum si ti Romeo, kalo mire per pushime, do na mungosh me postimet tek blogu dhe tek forumet gjithashtu. Have fun!

    Te kuptoj Besart, ti ke nje biznes edhe prandaj smundesh, gje qe un nuk kam por kam shkolle. Madje un si thash kisha 3 vjet pa ber pushime tamam. Kesaj rradhe e di qe 6 muajt e fundit skam dal as per edhe 1 kafe sepse shkolle e pune  me ber ato lek me ber pushime, keshtu qe sakrifikova 6 muaj keq fare me ber 2 muaj pushime. Flm per urimet e shpresoj qe edhe ty te vij nje dite qe te besh pushime te gjata.

     

     

  5. Einar
    17/07/2009 at 23:03 #

    Romeo befsh qejf, perfito relaksohu se duhet nje cike pushim, urime edhe per provimet, do presim me interes edhe risite qe do na sjellesh ne shtator.
     
    Ps: njih sa me shume vajza :)

  6. Romeo
    18/07/2009 at 12:31 #

    Einar: Romeo befsh qejf, perfito relaksohu se duhet nje cike pushim, urime edhe per provimet, do presim me interes edhe risite qe do na sjellesh ne shtator.   Ps: njih sa me shume vajza :)

    Hahahahaha FLm per urimet :) Do e kem parasysh.

    P.S  Per vajza nuk kam nevoj me njoh se e kam ate qe kerkoj :)

  7. Einar
    18/07/2009 at 15:30 #

    Romeo: Hahahahaha FLm per urimet Do e kem parasysh.P.S  Per vajza nuk kam nevoj me njoh se e kam ate qe kerkoj

    :) epo atehere sillu mire hehehe
    Ps: me mire kshu se do jesh me i dedikuar te jesh efektiv ne aspektin e ndryshimeve qe do na sjellesh :D dhe nje here ja kalofsh mire lal

  8. ismail hodo
    04/09/2009 at 15:53 #

    te uroj suksese ne shkolle .Respekte per talentin.Ismail Hodo . Minden

  9. Romeo
    04/09/2009 at 22:20 #

    ismail hodo: te uroj suksese ne shkolle .Respekte per talentin.Ismail Hodo . Minden

    Shume flm per fjalet e mira Isamil.

Leave a Comment