Besoj të gjithë do e kenë dëgjuar që ditën e djeshme në të gjithë vëndet e Bashkimit Europian kanë qënë zgjedhjet për parlamentin Europian. Shumë parti të ndryshme kan konkuruar edhe rezultatet e zgjedhjeve jan pak befasuese.
Duke qënë se nuk kam një blog që trajton politikën nuk dua të zgjerohem më shumë këtu, por mjafton të them një fakt tepër interesant që mua personalisht në fillim mu duk shaka.
Bëhet fjalë pikërish për një parti që quhet Partia PIRATE, e që e ka qëndrën në Suedi. Edhe për çudinë e të gjithëve, thuhet që kjo parti ka fituar 2 vënde në parlamentin Europian, megjithëse rezultatet zyrtare nuk kan dalë akoma.
Çfarë është kjo parti? Pse pikërisht me këtë emër??
Të gjithë kemi dëgjuar për Pirate Bay edhe për çështjen gjyqësore që ato humbën kohët e fundit. Pikërisht mbi këtë gjë është e bazuar edhe partia Pirate. Në krye të axhendës të kësaj partie qëndron “Heqja e ligjit të Copyright“. Pra me pak fjalë ju do mund të shkarkoni e shpërndani muzikë, filma apo çdo gjë tjetër pa pasur frikë se do kapeni apo pa thyer ndonjë ligj.
Në shikim të parë kjo gjë duket qesharake, por ja që kjo parti ka nisur të fitoj dashamirësinë e shumë personave, gjë që ka bërë që të marrin edhe votat e nevojshme për të shkuar në parlament. E veçanta e kësaj partie është se nuk ka ndonjë organizim konnkret, por drejtuesit i kan thënë kandidatëve të bëjnë rreklamë nëpërmjet Facebook, My Space apo Twitter.
A do të jet ky vallë një revolucion? Megjithëse mua personalisht më duket e vështirë, prap është një hap i madh kundrejt monopolizimit edhe çmimeve të larta që mbizotërojnë në fushën e muzikës edhe kinematografisë. Pikërisht për këtë gjë janë është Rinia që e mbështet shumë këtë parti. Madje në një bisedë me 2 shok Gjerman, doli që ato kishin votuar pikërisht këtë parti edhe shpresonin në diçka.
Ju si mendoni? A do jetë vallë kjo parti, me mbështetjen e rinisë, që të bëj një revolucion në këtë fushë?
Postime që mund të interesojnë:
Kohët e fundit Facebook po bëhet një mani për të gjithë, sidomos për të rinjtë. Gjëja që pëlqehet më shumë në Facebook janë aplikacionet e ndryshme me anë të cilave përdoruesit kalojnë kohën. Këtu mund t ...
Kur kam qënë në Shqipëri, ka qën edhe nisja e këtij programi që atëher bëri shumë buj. Kohët e fundit sikur i ka rën icik pëlqimi midis publikut, por prap është një emision goxha i ndjekur. Midis shumë tale ...
Duke qënë se bota e Wordpress më tërheq shume u futa në punë edhe punova nje Theme për përdoruesit e Wordpress. Kjo është puna ime e parë kështu që mund të ketë ndonjë gabim apo vend për korrigjime të ...
Ka disa muaj që edhe un kam hapur një llogari në Twitter dhe momentalisht jam duke ndjekur 36 persona edhe po më ndjekin 24. Kështu që erdhi koha të bëj një bilanz të parë mbi këtë lloj shërbimi. Përse unë ...
Kësaj rralle dua t'ju lajmëroj për një shërbim të ri Shqiptar edhe unik për momentin (Shpresojmë që mos të shtohen kopjuesit!). Blog.Al është një faqe Shqiptare e cila përmbledh të gjithë blogjet Shqipta ...























Postim i ri: http://port.al/384 Politik – Partia Pirate #shqiperia
Postim i ri: http://port.al/384 Politik – Partia Pirate #shqiperia
Dje ne darke po mendoja te shkruaja dicka mbi kete fakt. Do e quaja “Histori me Pirate dhe Ligje”, por tani eshte vone.
Ideja e fitimit te 1 ose 2 vendeve ne parlamentin europian nga kjo parti eshte shume interesante dhe duhet trajtuar dhe ne planin e informacionit dhe ne planin social (ku ka ndrydhje, ka dhe thirrje per Kaos).
Kushedi si do jene ligjet e pirateve
Kjo nuk eshte aspak mire per te ardhmen tonë, gjdo gje te jete pa © imaginoje se qka do te ndodhte !
Nuk do bente askush film
Hahaha mua ne fillim kur ma than ato shoket mu duk shaka, por duke kerkuar gjeta e ndonje info me shume. Vertet interesante do ishte te shihje ligjet e kesaj partie LOL
Un do te thoja qe nuk do te kishte me dallim midis shtresave te popullsis. Sdo kishte me aktor te famshem e qe fitojne miliona, muzikant qe fitojne miliona. Te vetmet menyra me ber leket do te ishte me koncerte live apo me aktivitete te ndryshme.
Personalisht nga nje ane me duket interesante
mua personalisht qellimi i kesaj partie dmth Heqja e ligjeve te Copyright me duket dicka absurde!se nje person te lodhet e te punoj per te krijuar dicka qofte nje film apo muzike e mos ti njifet autoresia po te shperndahet no limits sa andej kendej mua nuk me duket aspak hap perpara!!per mos te folur pasaj per aspektin ekonomik qe kushedi sa polemika do kishte!!personalisht jam kundra kesai partie!!
Ka shume menyra te tjera me fituar lek si psh me koncerte, me show te ndryshem etj etj. Fundja me te vertet do te shperndahen gjerat, por ai qe don nje gje cilesore blen cd origjinale apo filmin origjinal sepse nuk krahasohet cilesia origjinalit me ate te kopjuar. Megjithate kjo gje eshte relative e secili e shef nga kendeveshtrimi tij
Partia PIRATE -> http://bit.ly/y6DAZ
Partia PIRATE -> http://bit.ly/y6DAZ
Edhe une jam dakord me Romeon, qe ka shume menyre per te fituar para, koncerte, kinema, reklama, shitje CD/DVD etj.
Pervec kesaj heqja e copyright-it do te ndihmonte ne vleresimin e grupeve muzikore dhe filmave qe nuk kane te ardhura te bejne marketing te fuqishem.