PHP – Praktikat e Kodimit të Rregullt

php praktika kodimit 300x199 PHP   Praktikat e Kodimit të RregulltPHP është ndoshta teknologjia për web më e njohur e më e përdorur, por gjithashtu edhe më e përfolura. Deri në vitet e fundit, PHP është konsideruar si një gjuhë programimi për web e drejtuar tek fillestarët. Gjërat për fat të mirë kanë ndryshuar, por shumë programues kanë mbetur në disa standarte që janë pikërisht ajo që i ulën reputacionin PHP-së. Fundja, çfarë rëndësie ka fuqia e gjuhës kur programuesi nuk di ta shfrytëzojë? Një pyetje retorike që i drejtohet kujtdo (përfshirë mua) për t’i stimuluar të kodojnë me standarte. Le të spostohemi në thelbin e temës e të diskutojmë disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të kodoni më mirë.

- Krijoni një mjedis pune të përshtatshëm -

Të shkruash kodin është në thelb pjesa më e rëndësishme e punës së një programuesi, por shpesh anashkalohen disa elementë dytësore që mund të rrisin produktivitetin tuaj apo të ekipit ku merrni pjesë. Hapi i parë dhe baza e mjedisit ku punoni është editori. Ndërkohë që disa janë të kënaqur me Notepad, mund ta merrni me mend që opsione si: ngjyrosja e kodit, plotësimi automatik dhe udhëzimi i kodit, menaxhues i integruar skedarësh, etj, janë jetikë për të shpejtuar dhe përmirësuar punën tuaj. Provoni programe si Dreamweaver, Aptana Studio, Zend Studio e Eclipse PDT dhe zgjdhni atë që ju pështatet më së miri.

Një tjetër detaj që programusit e anashkalojnë është konfigurimi i serverit, më saktësisht konfigurimi i vetë PHP-së. Askujt s’i bën keq të njohë disa rregulla kryesore të Apache, të konfiguroje serverin e databazës për ta përshtatur me aplikacionin që po krijon apo të konfigurojë PHP-në për ta bërë më të sigurt e mos t’i krijojë vetes probleme në të ardhmen.

- Fillimi i mbarë, gjysma e punës: Taget PHP -

Për të shkruar kodin PHP, ju ofrohen disa alternativa, ndër të cilat:

<?php $a = $b + $c; //stili i rregullt ?>
<? $a = $b + $c; //stili i shkurtuar ?>
<% $a = $b + $c; //stili ASP %>
<script language="php">$a = $b + $c; //nuk e di pse kjo egziston!</script>

Secili nga stilet e shënuara më sipër është në rregull për veten e tij, por përdorimi i stilit të parë do ju sigurojë kompatibilitetin në çdo lloj konfigurimi të serverave dhe në versionet e ardhshme të PHP-së (në versionin 6, taget e shkurtra nuk suportohen).

- Komentet nuk harxhohen -

Komentet dhe shënimet janë jetësore jo vetëm në programim, por në shume aktivitete ku memorja s’mund t’ja dalë e vetme. Ju siguroj që një kod i shkruar sot, pas 6 muajsh do ju duket totalisht abstrakt nëse nuk e keni komentuar mirë. Mos i harxhoni vetes kohë duke ju rikthyer një kodi sa herë duhet ta modifikoni, por përdorni komentet me shumicë. PHP ofron tre mënyra për të komentuar kodin.

Komentet në rrjesht të vetëm

$a = $b + $c; //ketu llogaris vleren e variables $a
echo $a; #ketu printoj variablen $a. Ky lloj komenti (stili Perl) nuk keshillohet

Komentet në shumë rrjeshta

/*
Ky funksion kthen shumen e dy numrave.
Perdorimi: echo mblidh(5, 7);
Ketu po shtoj nje rrjesht te trete
*/
function mblidh($b, $c)
{
 return $b + $c;
}

- Hapësirat qarkullojnë ajrin -

Krahas komenteve (të cilat i diskutuam më sipër), hapësirat janë një element shumë i rëndësishëm për leximin e kodit. Konsideroni të keni një kod si më poshtë e t’i riktheheni pas 3 muajve. Kodi është fare i thjeshtë, e përsëri krijon konfuzion.

function saParaKam($para)
{
switch($para){
case 50:
echo 'Te dalin per nje kafe';
break;
case 100:
echo 'Mund te pish disa birra';
break;
case 1000000000:
echo 'Si te shkon jahti?';
break;
}
}
saParaKam(100);

Ndërsa duke përdorur hapësira, mund ta lexoni shume thjeshtë e të kuptoni pothuajse menjëhere funksionin e tij.

function saParaKam($para)
{
 switch($para){
 case 50:
 echo 'Te dalin per nje kafe';
 break;

 case 100:
 echo 'Mund te pish disa birra';
 break;

 case 1000000000:
 echo 'Si te shkon jahti?';
 break;
 }
}

saParaKam(100);

- HTML mbetet HTML -

Praktika standarte thotë se kodi PHP duhet ndarë nga ai HTML, në mënyrë që të ndahet logjika (PHP) nga prezantimi (HTML). Kjo është më se e vërtetë dhe duhet respektuar aty ku është e mundur. Konsideroni shembujt më poshtë.

Këtu printojmë HTML-në me PHP

$var = 'Ky eshte nje tekst';
echo '<div>';
echo $var;
echo '</div>';

Ndërkohë që kodin më sipër mund ta shkruajmë fare lehte ne këtë mënyrë:

<?php $var = 'Ky eshte nje tekst'; ?>
<div><?php echo $var; ?></div>

Si mund ta shihni, lexohet më lehtë dhe e ndan më së miri prezantimin nga logjika. Megjithatë ka raste ku ndarja është e vështirë apo nuk leverdis, kështu që nuk ka asgjë të keqe të printoni HTML përmes PHP-së. Kur e bëni, të paktën zbatoni standartet e HTML-së.

Kodim që nuk respekton standartet e XHTML-së sepse atributet duhet të rrethohen nga thonjëza dyshe.

echo "<div class='njeDiv'>Ky eshte <span style='font-weight:bold;'>nje</span> tekst</div>";

Kodi i mësipërm duhet të shkruhet në këtë mënyrë (e dalloni ndryshimin e thonjëzave?):

echo '<div>Ky eshte <span style="font-weight:bold;">nje</span> tekst</div>';

- Vendosini emrin -

Emrat e variablave, konstanteve, funksioneve e klasave duhet të përshkruajnë veten sa më mirë, në mënyrë që mos ta mendoni 2 herë se cili është funksioni i tyre. Mundohuni të zgjidhni emra sa më të përshtatshëm e të shkurtur sa është e mundur.

Variabla si ato qe kam përdorur deri tani unë në kod s’kanë asnjë lloj kuptimi, por për arsye demonstrimi janë në rregull. Në një aplikacion të vërtetë, variabla si: $var1, $var2, $a, $b, mundohuni ti shmangni. Ide e mirë është të përdorni emra si: $shuma, $rezultati, $numriRreshtave, etj.

- Objektet janë miku juaj më i mirë -

Objektet janë një temë për programues me eksperiencë sepse ka vërtetë shumë gjëra të pëfshira. Nuk mjaftojnë njohuritë bazë mbi sintaksën apo disa aplikacione që mund të keni koduar. Duhen njohuri të forta mbi funksionimin e objekteve dhe mbi të gjitha, aftësi analizuese për të veçuar pjesëzat e ndryshme. Në këtë seksion do kisha shumë për të folur, kështu që po e lë për një arikull të dedikuar. E vetmja këshillë që mund t’ju jap është të investoni sa mundeni në kodimin me objekte sepse jo vetëm do keni një kod të rregullt e të lexueshëm, por do rrisni produktivitetin tuaj me disa faktorë.

Shpresoj t’ju kenë shërbyer këshillat e mia e t’ju ndihmojnë të bëheni programues sa do pak me të rregullt. PHP-ja është një botë e bukur dhe e madhe, në të cilën të gjithë kemi shumë për të zbuluar.

Nëse shihni diçka që nuk shkon në artikull, keni pyetje apo thjeshtë doni të thoni fjalë të mirë, mos hezitoni të komentoni.

ëë
Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  PHP   Praktikat e Kodimit të Rregullt

    Siguria e aplikacioneve është një nga elementët që shqetëson më shumë programuesit dhe që duhet marrë me shumë seriozitet. Vrimat e sigurisë mund t’i lënë mundësi sulmuesit të marrë informacione të rënd ...

  •  PHP   Praktikat e Kodimit të Rregullt

    Para ca ditësh duke punuar me rregullimin e faqes time hasa në disa vështirësi të përdorimit të karaktereve Speciale si shkonja "ë" në gjuhën Shqipe. Duke përdorur ca bibloteka të gatshme për shfaqjen e dat ...

  •  PHP   Praktikat e Kodimit të Rregullt

    Facebook është bërë kohët e fundit një nga manitë më të mëdha. Gjithashtu në Shqipëri kam parë që përdorimi i Facebook në rininë Shqiptare është jashtëzakonisht i madh. Mund të themi qartë se është një "boo ...

  •  PHP   Praktikat e Kodimit të Rregullt

    Një nga taktikat më të përhapura në botën e webmasterave për krijim/marrje të "backlinks" është edhe komentimi nëpër blogje. Por Wordpress e ka si funksion default që lidhjet e vendosura nga komentatorët i ...

  •  PHP   Praktikat e Kodimit të Rregullt

    Një nga gjërat që nervozon shumë Webmasterin është kur i marrin punën e tij pa e pyetur. Thjeshtë një kopjim të tekstit edhe e postojnë direkt në faqen e tyre. Normalisht të punosh shumë edhe të lodhesh ...

21 Komente për “PHP – Praktikat e Kodimit të Rregullt”

  1. 1
    RomeoLab thotë:

    Postim i ri: PHP – Praktikat e Kodimit të Rregullt http://bit.ly/3E2R2X
    – #shqiperia

  2. 2
    romeolab thotë:

    Postim i ri: PHP – Praktikat e Kodimit të Rregullt http://bit.ly/3E2R2X
    – #shqiperia

  3. 3
    Romeo thotë:

    Joni shume flm per kete Tutorial. Eshte me te vertet dicka qe te ndihmon shume e qe duhet ta ket parasysh cdo person qe programon. Si me then eshte A-ja edhe B-ja e programimit. Nese nuk programon qarte ateher do jesh vet ti qe nuk do e kuptosh kodin. Gjuhet e programimit duhen te jen te qarta edhe te aksesuara nga cdokush.
    Gjithashtu doja te shtoja qe edhe komentet ne Anglisht do ishin mire edhe perdorimi i emrave ne Anglisht, gje qe mund te bej ta besh kodin aksesabel per te gjith personat :)
    Urime per artikullin edhe shume Flm.

  4. 4
    Joni thotë:

    Me vjen mire qe te pelqen Romeo.

    Sa per komentet ne Anglisht, nese aplikacioni kodohet nga nje ekip multi etnik apo kodi do te publikohet Open Source, atehere patjeter qe komentet dhe emrat duhen bere ne Anglisht. Une personalisht perdor anglishten ne cdo rast, thjeshte se me duket me lehte :)

    Flm.

  5. 5
    Granit thotë:

    Joni te pergezoj per artikullin. E lexova te terin dhe me ndihmoi goxha shume ne fillimet e mia me php :) .

    Suksese te metutjeshme.

  6. 6
    Joni thotë:

    Flm Granit. Me vjen mire nese ke filluar te mesosh PHP. Per cdo gje mos hezito te pyesesh ;)

  7. 7
    Shkumbin thotë:

    Joni edhe une te pergezoj per kete artikull, sigurisht qe nuk e lash te me ik nga dora :P , me ndihmoi jashtzakonisht shum ne lidhje me php. Kur vjen pyetja per PHP nuk perton fare te pergjigesh :D

    Te uroj shum sukses.

  8. 8
    Joni thotë:

    Ahaha. Nuk pertoj ne pergjithesi, por per PHP eshte nje lidhje e vecante. Gjithashtu pak njerez jane te interesuar; mos tu pergjigjem atyre pak sdo kishte kuptim :)

    Flm per komentim.

  9. 9

    Mund te pedoret php ne blog?

    • 9.1
      Romeo thotë:

      Normalisht qe po. Pothuajse te gjith bloget jan te programuar ne PHP keshtu qe mund ta perdoresh aty per gjerat qe te nevojiten.
      Nese ke ndonje pyetje me konkrete mund te thuash edhe Joni do te ndihmoj menjehere

  10. 10
    Gezim Rugova thotë:

    Punoj qe min 5 vite si profesionit (software developer) me php5/mysql/js etj. dhe prita shume me shume nga ky artikull.

    Ne fakt nuk ishte asgje me shume se nje “hello world” te cilen gje mund te shkruaj pothuaj se secili qe ka pak njohuri ne ndonje gjuhe programuese.

    Sa i perket IDE, une per vehten time aplikoj Eclipse PDT dhe SQLyog dhe notepad++.

    @Autorit: PHP ka shume gjera per te cilat ja vlene te shkruhet ketu ne vend te echo me >> “<>’<< si p.sh. OOP, pastaj Frameworks etj.

    Persh.

    Gezim

    • 10.1
      Romeo thotë:

      Pershendetje Gezim,
      ajo qe thua qe duhet ti di cdokush eshte normale. Pastaj blogu im i drejtohet fillestareve, edhe keto gjera duhet te dihen para se te nisesh mire. Blogu im nuk i drejtohet nje shtrese profesioniste apo dikujt si ty qe ka 5 vjet qe punon. Normalisht keto gjera per ju jan njesoj si te thuash sa bejne 2 + 2.
      Pra keto jan baza per ato fillestaret qe duan te mesojne php apo gjuhe programim nepermjet internetit.
      Nuk mund te pretentoj te shkruaj dicka qe 99% nuk do e kuptojne.
      Besoj te me kuptosh :)

      Flm per komentin

    • 10.2
      Jonian Dervishi thotë:

      Pershendetje, sigurisht qe PHP ka shume me shume per te shkruajtur por duhet te kesh te qarte qe ky shkrim duket qe ne fillim qe nuk eshte bere per nje developer me eksperience 5 vjecare por per dike qe ka deshire te mesoj (dmth akoma nuk ka filluar te mesoj !)

      Pergezime per artikullin Joni tjeter :p

  11. 11
    Sid thotë:

    :) pergezime per artikullin.
    nderkohe qe po e lezoja, po mendoja se sa mungonin artikujt e qarte dhe ne respekt te standarteve , vite perpara ne kohen e php3. mgjt keto standarte un ngriten bashke me zhvillimin e gjuhes vete.

    edhe nje here pershendetje

    • 11.1
      Romeo thotë:

      Flm Sid per komentin. Me behet qefi qe te pelqeu (megjithese s’jam un shkruesi por nje tjeter) Ky artikull vertet qe te meson dicka e te tregon si te programosh qarte, paster e kuptueshem per te gjithe, gje qe ne kohet e sotme per programimin ne grup eshte esenciale.

      Flm per komentin tend te pare ne kete faqe :)

  12. 12
    ardit thotë:

    te lumt romeo…vet fillimi i shkrimit ne hyrje te krijon bindjen se po ndihmohen fillestaret e jo profesionistat, une per vete jetoj ne gjermani dhe sapo kam filluar shkollen per web master, perdorim DW per programim, dhe jemi duke mesuar per HTML dhe CSS, dhe kisha nje pytje per PHP se qfar dallimi ka nga HTML e ti qe ka te bej me paragrafet nese nuk gabohem , por a mundesh te ma skjarosh me hollesisht…nese eshte vendi dhe nese ke koh :(

  13. 13
    Romeo thotë:

    Hi Ardit,
    me behet qefi qe te pelqen artikulli.
    Meqe je ne gjermani po te jap nje link qe tregon ndryshimin midis ketyre 2 gjerave :) E ke ne gjermanisht edhe eshte shpjeguar shume qarte.
    Nese se kupton me thuaj.

    http://blog.icedcream.de/webdevelopment/einsteigergrundlagen/der-unterschied-zwischen-html-und-php

    Flm

  14. 14
    ardit thotë:

    nuk e kuptoj se jam me gjuh angleze, skam shum ne gjrmani ke ndonje anglisht kam kerkuar me mijera gjej por mu duk me leht te te pyesja ty se mos ke ndonje qe e tregon dallimin apo si ndahen … ka tutoriale por treogjn apostafat per php nuk rash ne ndonje te mir …gjithsesi flm …

  15. 15
  16. 16
    ardit thotë:

    flm shum je i shpejt dhe i sakt …prej sot me ke anetar te regullt…te kesaj faqeje per ket mund te qe bone edhe pse nashta ski naj fitim naj sen po sado pak nja 5 viewsa ne dit …:)

    • 16.1
      Romeo thotë:

      Flm.
      Me behet qefi qe te pelqen faqja. Shpresoj qe te mesosh dicka megjithese puna individuale eshte me e mira :)
      Momentalisht skam shume kohe te shkruaj ne blog se kam provime por ne javen tjeter besoj do nis tamam.

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje