Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

ndrysho avatar 300x225 Perdor Avatarin Tend [WP Hack]Nëse përdorni Wordpress e dini shumë mirë që keni mundësi të përdorni një avatar universal duke ngarkuar atë tek llogaria juaj në Gravatar. Nëse nuk e dini se si funksionon ky shërbim, lexoni këtë artikull.

Problemi nuk qëndron tek fakti i përdorimit të Avatarëve (Gravatar), problemi qëndron tek shfaqja e avatarëve të personave të ndryshëm të cilët nuk kanë një llogari në Gravatar. Pra në vend që ti shfaqet dicka në komentet e tyre shfaqet i ashtëquajturi “Mystery Man“. Gjithashtu ju keni mundësinë që në menunë e administrimit të zgjidhni edhe disa lloje të tjera avatarësh si Monster ID apo Wavatar.

Po sikur të keni një avatar tuaj të personalizuar edhe në vënd që të shfaqen këto gjërat e çuditshme të shfaqet një logo e faqes tuaj? Nuk do të ishte kjo një mundësi e mirë edhe më e lezetshme sesa “Mystery Man”?

Më poshtë do ju tregoj një Wordpress Hack të vogël se si të bëni këtë gjë. Pra le të nisim.

Në rradhë të parë duhet të shikoni se çfarë madhësia ka Avatari që shfaqet në komentet tuaja. Psh në rastin tim bëhet fjalë për një avatar 48 x 48 px. E ndërtoj pastaj një avatar me këtë madhësi por me logon e faqes time (ju mund të vendosni atë që doni). Pastaj e ngarkoj tek dosja images e dosjes së themes time.

Mbasi kam bërë këto gjëra, atëher hap dokumentin functions.php të Themes që përdor edhe shtoj rrjeshtat e mëposhtëm.

add_filter( 'avatar_defaults', 'newgravatar' );

function newgravatar ($avatar_defaults) {
$myavatar = get_bloginfo('template_directory') . '/images/RomeoLab.png';
$avatar_defaults[$myavatar] = "RomeoLab";
return $avatar_defaults;
}

Ruaj ndryshimet edhe shkoj tek Settings -> Discussion.

Në fund duhet t’ju dali edhe mundësia e Avatarit tuaj. Shihni fotografinë më poshtë.

avatar romeolab Perdor Avatarin Tend [WP Hack]Zgjidhni atë që dëshironi edhe ruani ndryshimet. Që tani e tutje në faqen tuaj, të gjitha komentet pa një avatar të lidhur do të shfaqen me atë të personalizuarin tuaj.

Shpresoj që t’ju ket ardh disi në ndihmë kjo gjë e vogël.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

    Çfarë është Gravatar? Gravatar (ang. globally recognized avatar) është thjeshtë një imazh i vogël që ju ndjek ju faqe mbas faqeje që vizitoni. Imazhi shfaqet anash emrit (nickut) tuaj nëse ju bëni diçka ...

  •  Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

    Shumë nga kompanitë si Google, Yahoo, Microsoft etj kanë lajmëruar se do të suportojnë OpenID. OpenID është një login "global". E thenë në fjalë të tjera ju mund të përdorni një llogari të vetme për të hyrë ...

  •  Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

    Në këtë Tutorial do ju tregoj se si mund të shtoni një Box në fund të secilit postim që të tregoj disa info për Autorin e postimit. Kjo është një gjë të cilën mund ta përdorin ato Blogje që kanë më shumë se ...

  •  Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

    Besoj nga titulli do e keni kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë un do ju jap disa shpjegime më shumë. RomeoLab.Com ka rreth 9 muaj online edhe po afron edhe 1 vjetori. Për këtë rast un dua të ndr ...

  •  Perdor Avatarin Tend [WP Hack]

    Një nga gjërat që nervozon shumë Webmasterin është kur i marrin punën e tij pa e pyetur. Thjeshtë një kopjim të tekstit edhe e postojnë direkt në faqen e tyre. Normalisht të punosh shumë edhe të lodhesh ...

11 Komente për “Perdor Avatarin Tend [WP Hack]”

  1. 1
    Blog Shqip thotë:

    Postim i ri: http://port.al/3739 Perdor Avatarin Tend [WP Hack] #shqiperia

  2. 2
    RomeoLab thotë:

    Postim i ri: Perdor Avatarin Tend [WP Hack] http://bit.ly/1P7act
    – #shqiperia

  3. 3
    Hollow thotë:

    Thnx per tip.

  4. 4
    Romario thotë:

    Very nice…. Nuk e kuptoj se si mundeni te beni HACK… eshte shume konfuse

    • 4.1
      Romeo thotë:

      Hack ne kuptimin me ndryshuar jo me e ber hack ne kuptim e keq.. ndoshta nuk e din fjalen por fjala hack perdoret per te marr passworde per te vjedh dicka. Ketu fjala hack perdoret per te treguar qe ndryshoj dicka ne WP

  5. 5
    ShqiPress thotë:

    Pershendetje te uroj per ket pun vertet mjaft e mire.

    PS: kam marr nje kod qe te jep mundesi ta krijosh nje faqe te caktuar pa Anesore. Shembull shkarko faqen mundesh me ba Pa anesore.
    Kam testuar dhe punon mjaft mir por ka nevoj per pak edit.
    E un nuk mirrem shum me ket pun keshtu qe nese deshiron ta dergoj.
    PSS: Po me nevoitet nje plugin qe me jep mundesi te postoj kodin si ti qysh e ke ba se me duhet ti bej disa postime si toturiale te vogla por nuk po e gjej butonin qe me jep mundsi ta bej cod publik.
    Te pershendes kalo mire

    • 5.1
      Romeo thotë:

      Plugin per postimin e kodit quhet syntax highlighter edhe eshte nga Viper007 Bond :) Ka goxha por mua ky me pelqen e kete perdor…

      Per ate qe ben faqen pa anesore un nuk kam nevoj per plugin sepse ne faqen time kam modifikuar template edhe mjafton te heqesh vendet ku behet call sidebar edhe mbetet komplet faqja :)

  6. 6
    ShqiPress thotë:

    Edhe nje pytje se e harrova.

    Si quhet ky plugin qe perdor per pergjijge ne postim.
    Un kam instaluar nje por nuk ish i mire dhe kur po bej serch po me dalin mbi 20 e spo di cili esht me i mire

    • 6.1
      Romeo thotë:

      Un per pergjigje ne postim nuk perdor asnje plugin. Eshte vet template qe eshte koduar ne nje menyre te tille qe te jep mundesine vet. Plugine ka plot por te nderhysh ne kod vet eshte gjeja me e mire… Keshtu ktu sdi te jap pergjigje.. shif template si eshte koduar

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje