Nuclear Power – Prezantim ne Universitet

nuclear power Nuclear Power   Prezantim ne UniversitetNdoshta i bëni një pyetje vetes se çfarë kërkon një temë Fizike tek një Blog informatike? Thjeshtë sepse është një punë e imja personale. Më saktë këto kohët e fundit nuk kam qën aq aktiv me postimet në blog sepse kam qën i zën me një prezantim që kisha në një lëndë në universitet (Technical English) plus që ka ardh koha provimeve edhe dua të përqëndrohem aty që ti marr të gjitha e të bëj pushime të qeta pastaj.

Si e thash e më lartë këtë temë e kisha detyrë për të bër një prezantim rreth 20-30 minutash në anglisht. Mbas ca javësh punë arrita ta jap pikërisht dje edhe personalisht jam goxha i kënaqur. Bëhet fjalë për energjinë nukleare, për centralet nukleare edhe për përfitimet edhe dizavantazhet e përdorimit të kësaj energjie.

Duke pasur parasysh faktin që rreth 1 muaj më parë kisha mundësinë të vizitoja një central nuklear edhe të shihja si funksiononte çdo gjë edhe të hyja në zonën e reaktorit (që shumë pak kan të drejtë ta vizitojnë) për mua personalisht nuk ishtë shumë e vështirë të flisja për këtë temë. Plus qënga ajo vizitë mbeta shumë i tërhequr nga kjo lloj prodhimi energjie saqë mund të them që çdo gjë e kam bër me dëshirë të madhe.

Në presantim nuk ka shumë fjalë sepse nuk doja ta bëja të merzitëshëm duke shkruajtur edhe të tjerët duhet të lexonin. E mendova kështu, kryesisht të vendos pikat edhe disa fotografi për qartësime edhe disa data statistikash. Pjesën tjetër preferoja ta referoja.

Pra më poshtë keni presantimin tim që mund ta shihni edhe nëse ndonjëri ndonjë ditë do të ket një temë të tillë në universitet mund të bazohet tek ato që kam shkruajtur unë.

4 Responses to “Nuclear Power – Prezantim ne Universitet”

  1. Agoni
    16/05/2009 at 13:56 #

    Bravo Romeo! Pune per tu krenuar.

  2. Romeo
    16/05/2009 at 14:06 #

    Agoni: Bravo Romeo! Pune per tu krenuar.

    Shume flm per komplimentin :D

  3. ISBEHA
    17/05/2009 at 11:27 #

    me pelqej shum puna , presantim perfekt teme e mirezgjedhur dhe informacione te mjaftueshme , do kisha deshir te ndegjoj edhe audio presantimin , edhe te di noten sa morre

  4. Romeo
    17/05/2009 at 13:55 #

    ISBEHA: me pelqej shum puna , presantim perfekt teme e mirezgjedhur dhe informacione te mjaftueshme , do kisha deshir te ndegjoj edhe audio presantimin , edhe te di noten sa morre

    Pershendetje Isbeha,
    flm per fjalet. Noten nuk e kam marr akoma sepse me duhet ta dorezoj edhe te shkruajtur referatin. Por mendoj se noten 2 do marr ne nje sistem gjerman ku nota me e mire eshte 1 edhe pastaj vijne 2,3,4,5

Leave a Comment