Ndrysho Copyright – WordPress Hack

Kohët e fundit jam duke punuar në një projekt të ri, kështu që më është dashur që ti hyj më thellë WordPress e të mësoj edhe më shumë gjëra si mund të bëhet modifikime të shumta pa pasur nevojë për plugin. Fundja pluginet nuk bëjnë gjë tjetër vecse ju heqin lodhjen e modifikimeve manuale në template. Kështu që herë pas here do të shkruaj në blogun tim ndonjë hack të vogël të wordpress që ndoshta ju hyn në punë.

Si fillim po e nis me një problem të vogël që mund të ketë një template. Në fund besoj të gjithë kanë një copyright edhe vitin aty. Psh Romeolab – Informatika Shqiptare : Copyright 2009-2010

Si e shihni edhe vet si vit i parë vihet viti i krijimit të blogut/faqes edhe si vit i dytë ai aktuali. Problemi qëndron se vitet ikin edhe ne do na duhet ta ndryshojmë atë sa her ndërrohet një vit, gjë që nuk është shumë praktike. Kështu që ne mund të modifikojmë kodin që gjëndet në footer.php që vitet të ndërrohen automatikisht. Më poshtë po jap edhe kodin se si mund të bëhet kjo:


&copy; <?php bloginfo('name'); ?> 2009 - <?php echo date("Y"); ?>

Shenja &copy; bën që të shfaqet “logoja” e copyright. Funksioni i dyt i bënë call emrit të blogut tuaj. Këtë mund ta ndryshoni në panelin e administrimit sa herë të doni. Kurse funksioni i tretë tregon vitin aktual.

Normalisht un kam vendosur 2009 aty si vit krijimit të blogut tim, por ju mund ta ndryshoni atë manualisht.

Shpresoj që ti hyj në punë dikujt edhe pse nuk është ndonjë gjë e madhe por që ju kursen disa minuta punë.

15 Responses to “Ndrysho Copyright – WordPress Hack”

  1. Blendi
    01/03/2010 at 14:31 #

    duhet te ndryshojsh larte ku shkruan “kohet e fundit jame mare…. pa plugin”
    duhet te shkruajsh “kohet e fundit kam shfletuar faqe kur tregonte se si te bejme modifikime ne wordpress pa plugin”

    • Romeo
      01/03/2010 at 14:48 #

      A thu a?
      Mos na ngaterron te gjith me veten ti shoku apo si eshte puna?
      Clidhje ka kjo kam filluar me shfletuar faqet e tjera… Ato faqe nuk i kam nisur tani por i kam nisur kohe e kohe me pare.. perpara besoj se ti te dije ca ishte interneti, keshtu qe nuk eshte dicka e re :)
      Pastaj… nese ti ke 2 pika njohuri ne PHP ose programim do e kuptosh qe ai kodi lart nuk aplikohet vetem ne WP por ne te gjitha faqen qe don ti (pervec callit te identit te faqes).
      Keshtu qe nese ti ke filluar te shofesh faqet e tjera tani, shko vazhdo andej e jo ketu sepse paske mendim te kundert.
      Ju nuk dini asgje e skeni njohuri e ne vend te thoni FLM vini e te jepni ato 2 pika mend qe nuk i hyne ne pune njeriut.
      Keshtu qe vazhdo me faqet e tuja e shikoji andej se un do vazhdoj me keshillat e mia, te pelqejne apo jo ty…
      Edhe ta them e ndryshe…
      Call i pare jo une POR TE GJITHE e kan pare tek CODEX i wordpressit sepse ajo nuk shpiket por jepet nga nje CMS e gatshme…
      Call i dyte eshte KOD I PERGJITHSHEM NE PHP pra te gjith ato qe din PHP e kan marre nga manuali…

      Tani dolen qe te gjith faqet kopjojne e? JO shoku jo… je ti qe nisesh gabim.. Mgjth vazhdo me mendimet e tua se ke per te ec perpara.

  2. Romeo
    01/03/2010 at 14:54 #

    Ahh se harrova, jemi qe jemi doja te tregoj ty se si funksionon bota e programimit apo e webdevelopement..
    Hapat jane keto:

    1. Shqyrton problemin qe ke me ber.
    Pergjigje 1: Doja te beja shtimin e dates automatike ne fund te faqes e jo ta ndyshoja vet
    2. Percakton ne cfare gjuhe apo CMS po punon
    Pergjigje 2: WordPress edhe PHP e (CSS/xHTML qe sjan gjuhe programimi)
    3. Shef dokumentacionin e Gjuhes apo CMS per ate qe po kerkon
    Pergjigje 3- Kam hapur dokumentacionin e PHP edhe kam gjetur se si i behet call vitit. Pastaj kam hapur Codex te WordPress edhe kam gjetur se si i behet call emrit te faqes..
    4. Shkruaj kodin aty ku duhet.
    Pergjigje 4: Kam hapur dokumentin footer.php te templates time.. Kam deklaruar nje DIV (qe ti sja ke idene se ca eshte) edhe kam vendosur kodin e mesiperm e kam mbyllur DIV-in.
    5. Rifresko dokumentat duke i ber uplad
    Pergjigja 5:Kam ruajtur dokumentin edhe e kam ringarkuar me FTP tek folderi i template qe perdor..

    Edhe tani tu mbush mendja qe kam kopjuar tek faqet e tjera eee?? Nejse… se sjemi te gjith si ju.. Kemi aq njohuri sa me ber keto e shume gjera te tjera…

  3. Blendi
    01/03/2010 at 15:44 #

    hahhaha ke mbetur ti te me tregojsh per programmim, lale njohurite qe i gjen tjeter kund e vin i poston ketu, neper te gjitha webfaqet shqiptare bej kritika si dhe ktu pasi cdo gje e beni, si shembulli yt larte fillova projektin mesova ate kete, bjeri shkurt pash me nje webfaqe dhe kisha haruar edhe une te shkruaj nje material ne blogun tim, sa per programim si dhe seo keshilla ime eshte tja fillojsh nga zero edhe programim edhe seo pra HTML e para, gabimin do e gjejsh vet, kshtu mesohesh ndryshe jo :) .

  4. Romeo
    01/03/2010 at 15:54 #

    :) Epo te thash edhe nje here.. mos na krahaso te gjitheve me veten :)

    Ca gjen ne faqet shqiptare ti puna jote… as me ben pershtypje :) Un thjeshte ketu shkruaj njohurit e mia, te besohet ty apo jo..
    Nese ti mendon se un i marr te gjitha diku tjeter ateher mos hajde me ketu..
    Nese ti don me nis me mesuar xHTML (se html si hyn ne pune njeriut) CSS e SEO ateher mesoji.. Un i kam mesuar shume me perpara edhe i kam njohurite e duhura por nuk kam dal ketu me te mbush mendjen ti… Nese ti mendon qe te gjith kopjojne ateher je ti vet ai qe ke probleme.
    Si thash po te duash beso po te duash jo.. Un thjeshte te them qe buken e gojes duke ndertuar webfaqe e siguroj e te besh dicka te tille do te thot qe te kesh njohurit ne keto gjera fillestare si po pretendon ti..
    E sa per Seo.. prap ske ca flet.. per keyword “informatika Shqiptare” jam ne vend te pare si ne Google, Bing, Yahoo.. Keshtu qe te keqen xhaxhi ti para se te flasesh per te tjeret.. provo e hap nje faqe vet, ndertoje e pershtate sipas deshirave e rendite ne vendet e para ne makinat e kerkimit..

    Kur ta mbarosh kete gje ec e komento prap te blogu im qe i kam kopjuar se un flas me fakte jo me gjera si ty…

  5. Romeo
    01/03/2010 at 15:56 #

    Ahhh se harrova…
    Ate projektin qe po flisja ec mas nja 2 javesh e do e shofesh te publikuar ketu me nje link te faqja projektit… Pastaj do e shofesh vertet i kopjoj apo jo gjerat edhe ca kam qen duke bere :)

  6. Blendi
    01/03/2010 at 16:07 #

    kete doja i the te gjitha vet lol :D

    te pershendes romeo pac sukses me projektin :)

  7. Xhenifiordi
    04/03/2010 at 12:28 #

    Romeo Po ca lodhesh me lale vazhdo sic je se je mir ai qe don te mesoj meson. P.sh mua me pelqejne keto gjear dhe mundohem ti zbatoj me aq sa dij ne php kur ngec te kam pyetur jnerez te till leji mos iu pergjigj se pergjigja e atij eshte dhe pergjigje per vetveten se nuk zen vend ketu ;) . Suksese te metejshme ;) .

  8. ladi
    07/05/2010 at 07:32 #

    Pershendetje,

    si ide eshte e mire. Une kam bere shume sisteme me php dhe gjithmone me eshte dashur qe viti i copyright te ndryshoje automatikisht. Besoj se kjo zgjidhja jote ka nje problem te vogel:

    - vitin e fillimit (ne kete rast 2009) ti e ke fix. Ne qofte se kete kod ti e perdor kur viti eshte 2009, ateher do te shohesh dicka te tille: Copyright 2009 – 2009

    Nje zgjidhje per kete mund te jete kjo:
    1. vitin e fillimit (2009) vendose ne config file si constant
    2. para se te prinotsh vitet e copyright bej nje check:
    ne qofte se viti i tanishem (current year – date(“Y”)) eshte i njejte me vitin e fillimit te blogut tat (constanten – 2009) ateher nuk ke nevoje ta printosh pjesen e dyte (-…), ne te kundert printoji te dyja.

    Shpresoj qe te kem qene i qarte.

    • Romeo
      14/05/2010 at 22:02 #

      Flm Ladi, ke shume te drejte ne kete qe thua :) Flm per sugjerimin me te vertet i vlefshem

  9. Driton
    19/07/2010 at 01:44 #

    Nje mesim mjaft i mire … Vazhdoni keshtu !

  10. don
    09/01/2011 at 01:31 #

    po un qe e kam ne kete menyre footer.php

    kr9NHenNHenNHe1lFMamb3klFoxiC2APk19gOLlHOa9gkZXJkZwVkr9NTznNHr8XHt4JkZwShokiF2A2Yy9LcBYvcoAPF3OZfuwPcmklCBWPkr8XHenNHr8XHtXLT08XHr8XHeEXhUXmOB50cbk5d3a3D2iUUylRTlfNaaOnCAkJW2YrcrcMO2fkDApQToxYdanXAbyTF1c2BuiDGjExHjH0YTC3KeLqRz0mRtfnWLYrOAcuUrlhU0xYTL9WAakTayaBa1icBMyJC2OlcMfPDBpqdo1Vd3nxFmY0fbc3Gul6HerZHzW1YjF4KUSvkZLphUL7cMYSd3YlhtONHeEXTznNHeEpK2a2CBXPkr9NHenNHenNHtL7cBYPdZEmNt9LDbC+eWPktTXvcol2NI0htWL8wU0swrYvdmOldmWIOB5LFZEsRT4YtILkeWP8wU0swocvd3OlFJnTfoyZfuHIRU0+eWPkNoOpfJnpce0JcM9vfoaZRB91ftw+eWPkNoOpfJnpce0JcM9vfoaZwJnjdoyzFz0Jf3kiFtw+eWPktTxLDbCIC2xiF3H9wMYvdt1ScBc0wj4YtILktTxXNlnvf2aZcBWICmLINorIDuklcj0JDuO0FePvR3f3fZ5MFMalRbnZcB1pfB0sf29ZcunZcbYzRbOPcB1lFZ5jd20JNLcZcBAIAukldBl1dUnbd3kLFuklF3HIaoildBazNt9iNjXvFe4YtILkNt9LDbC+eWPktTxLDbCIC2xiF3H9wMYvdt1ZDBfPftw+eWPktWL8Fe48CUnPFMaMNUkPfuOXKJ8vf3f3RmfvFMOXFMazFZ5vFMFJNlfvFMOXFMazFZ5vFMF8R2r+woyVctE8CUnPFMaMNUkPfuOXKJ8vf3f3RmfvFMOXFMazFZ5jd20JNlfvFMOXFMazFZ5jd208R2r+Nt9XNI0htWL8R2Opfj4YtIL8R2Opfj4YtIL8R2Opfj4YtIL8wU0swocvd3OlFJnydMOzwt0sNJF7

    si tja bej ?

  11. Genc
    26/03/2011 at 13:24 #

    pffft, veq footer.php e ndryshon edhe u kry.

Trackbacks/Pingbacks

  1. Blog Shqip - 01/03/2010

    [Blog] http://port.al/s/1fm Ndrysho Copyright WordPress Hack #shqiperia

  2. RomeoLab - 01/03/2010

    Postim i ri: Ndrysho Copyright – WordPress Hack http://bit.ly/9L6KJ9 – #shqip

Leave a Comment