
Një nga gjërat që nervozon shumë Webmasterin është kur i marrin punën e tij pa e pyetur. Thjeshtë një kopjim të tekstit edhe e postojnë direkt në faqen e tyre. Normalisht të punosh shumë edhe të lodhesh për diçka e kur vjen puna të vij tjetri e ta marri për 5 sekonda, të bën të nervozohesh keq.
Unë personalisht i urrej shumë ato që bëjnë një gjë të tillë edhe e luftoj shumë këtë fenomen. Megjithatë prap mënjanimi për të kopjuar nuk mund të evitohet plotësisht. Ka shumë mënyra të ndryshme për të luftuar këtë fenomen. Një nga më të njohurat është bllokimi i butonit të djathtë të mausit, gjë që nuk sjell pothuajse asgjë sepse mund të përdorer tastjera me CTRL +C edhe CTRL + V.
Qëllimi është që të arriher aty që teksti mos të selektohet. Pikërisht këtë e bën të mundur një skript i vogël i cili nuk don shumë me u instaluar. Më poshtë do ju tregoj si ta instaloni në WordPress e të mbroni icik më shumë faqet tuaja. Ndoshta nuk do arrini ti shmangni në maksimum por do të bllokoni një pjesë të mirë, fundja ai që kopjon përton me e shkrujt të gjithë materialin nga fillimi. Për të parë si funksionon ky Skript provoni të selektoni diçka në faqen time
Atëher, ajo që duhet të bëni është të hapni dokumentin header.php të templatës që ju përdorni. Aty para tagut </head> vendosni kodin e mëposhtëm:
&lt;script type=&quot;text/javascript&quot;&gt;<br /><br />
function disableSelection(target){<br /><br />
if (typeof target.onselectstart!=&quot;undefined&quot;) //IE<br /><br />
target.onselectstart=function(){return false}<br /><br />
else if (typeof target.style.MozUserSelect!=&quot;undefined&quot;) //Firefox<br /><br />
target.style.MozUserSelect=&quot;none&quot;<br /><br />
else //Opera<br /><br />
target.onmousedown=function(){return false}<br /><br />
target.style.cursor = &quot;default&quot;<br /><br />
}<br /><br />
&lt;/script&gt;
Pastaj mbas tagut <body> vendosni këtë kodin tjetër:
&lt;script type=&quot;text/javascript&quot;&gt;<br /><br /> disableSelection(document.body)<br /><br /> &lt;/script&gt;
Pasi ti keni bërë këto gjëra, ruajeni dokumentin. Normalisht duhet t’ju funksionojë gjithçka si në faqen time. Shpresoj që disave prej jush ti bëj punë ky skript i vogël por shumë i nevojshëm.
Nëse mundoheni të kopjoni direkt kodet nga faqja, nuk do të arrini dot. Për të bërë këtë duhet të klikoni tek ikona me 2 faqe që gjëndet afër ikonës së printerit tek Toolbari i kodit. Nëse prap nuk arrini ta gjeni se ku atëher lini koment që të jap një shpjegim më të qartë



Falëminderit shum Romeo.
Ah,,shume mire..bravo..punimet te faqja ime kane brenda shume pune, mund me perkthime pershtatje..eme duhet patjeter ky plugin…mire…bookmarked!
Pershendetje, me behet qefi qe te hyka ne pune
me then te drejten faqja jote eshte nga me te mirat qe kam pare edhe eshte gjynah qe te marrin materialet
megjithate po punoj me nje projekt tjeter per mbrojtjen e materialeve e ndoshta kur ta kem mbaruar do te kontaktoj 
FLm
Romeo
hej man
bravo
shum sene te mira paskaa
edhe ty tutorial qenka i mrekullueshemm:D
bravo veq sukseseee
Flm shume per fjalet e mira. Me behet qefi qe ju pelqejne tutorialet qe vendos
O Romeo po ti te gjitha keto i din vet apo dhe ti i mer diku tjeter? Besoj se po apo jo?
EHehe nje pyetje qe nuk eshte aq e thjeshte me u pergjigjur. Tani mos harro qe te gjith kemi lindur injorant e me kalimin e kohes kemi mesuar. Jo vetem un e ti por te gjithe keshtu kan qen ne fillim. Te gjithe duke lexuar e duke par ne vend tjeter kan mesuar. Keshtu eshte edhe puna ime. Un nuk i shpik gjerat vet por nga shkolla, nga leximet qe bej piketoj ato gjerat me te rendesisshme edhe mundohem ti shpjegoj vet. Eshte ndryshe te kopjosh dicka tak fak e eshte ndryshe te shtjellosh nje problem qe e ke lexuar diku. Kjo pikerisht ben qe edhe faqja ime mos te ket lajme apo tema qe i gjen kudo neper web. Sepse te hapesh nje faqe tjeter e te gjesh nje lajm qe eshte gjithandej e ta shkruash ska kuptim. Un mundohem me bere gjithmone gjera te vecanta e interesante por s’mund te them qe i kam shpik une sepse normalisht nismen e kam marr diku tjeter
Nese shef blogun tim tek kategoria tutoriale pothuajse te gjitha temat qe trajtoj zor se i gjen ne ndonje blog tjeter shqiptar apo ku di une (vetem nese i kan kopjuar) .
Plus qe disa tema jan nga pervoja apo eksperienca e ime personale
Ekziston nje shprehje e nje shkenctari…. qe thot:
Te kopjosh pak nga te gjithe eshte art, te kopjosh vetem nga njeri eshte vjedhje
Pak a shume e puna ime. Lexo aty lexo ketu.. e ne fund nxjerr nje perfundim…
Shpresoj qe me kuptove… e doja te thoja qe sjam si 99% e faqeve shqiptare qe kopjojne.. un dua dicka te vecante e dua qe edhe te tjeret te ndjekin kete rruge
shum mir scripti po funksionon te lumte Romeo
Faleminderit romeo per kte script.do te lutesha te me ndihmoje edhe per nje script qe ndalon kopjimin edhe tek joomla.ky script besoj se eshte vetem per wordpress pasi ne joomla e provova por nuk ben pune…
pres pergjigje nga ty,,,
Faleminderit!