Mogulus kthehet ne LiveStream

livestream1 Mogulus kthehet ne LiveStreamKur Mogulus u lançua në vitin 2007, shumë pak persona mund ta kuptonin emrin e tij. Madje gjeri sot ka shumë persona që nuk ja kanë fare idenë se çfarë do të thotë.

Megjithatë tani nuk është me e nevojshme sepse Mogulus ka arritur të siguroj një domain shumë të mirë ose më saktë LiveStrea.Com. Duke parë se tendenca e Streaming online po shtohet dita ditës, bëri që Mogulus të investojë më shumë në këtë projekt me një shikim në të ardhmen.

Të shpjegoj pak më gjërë se çfarë është live stream. LiveStream është një shërbim i cili ju mundëson të dilni “online” nëpër Web. Ju mjafton të keni një WebCam, një Microfon edhe mund të dilni online. Jo vetëm kaq por ju mund të hapni kanalin tuaj edhe në të të fusni video të ndryshme që të shihen nga të tjerët. Mund të lidhni Pc me TV edhe të transmetoni televizione të ndryshme e shumë gjëra të tjera.

Pra Mogulus me këtë shërbim të ri besoj se do të marri më shumë përdorues sepse mbajtja mend e këtij domaini është shumë më e thjeshtë se e atij të mëparshëm.

livestream stream1 Mogulus kthehet ne LiveStream

Edhe shërbimet e mundësitë që të ofron LiveStream janë më të mira se ato të vjetrat.

Le të shohim pra si do të zhvillohet në të ardhmen LiveStream.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 27/05/2009

    Livestream -> http://bit.ly/4g7yT

  2. RomeoLab - 27/05/2009

    Livestream -> http://bit.ly/4g7yT

Leave a Comment