Për mendimin tim WordPress është CMS-ja më e mirë momentalisht në qarkullim. Nga shumë prej jush njihet si një platformë për Blogje por me anë të WordPress ju mund të bëni shumë faqe të tjera. Më poshtë do ju tregoj disa shembuj konkret të përdorimit të WordPress. Ju mund të ndërtoni faqe me një tematikë shumë ndryshe nga Blogjet. Kjo realizohet me anë të Plugineve apo templateve të ndryshme. Le të nisim pra të shohim mënyrat e ndryshme.
Ky Plugin e kthen WordPress në një dyqan online të vërtetë. Ndryshe nga shumë CMS të tilla që kushtojnë, ky aktuali është FALAS edhe i lejuar për të gjitha përdorimet.
Ky Plugin e kthen WordPress në një faqe anëtarësh me pagesë. Me anë të këtij plugini ju mund të monetizoni faqen tuaj. Gjithashtu nuk duhet harruar që për këtë plugin duhe të paguani.
Ky Plugin kthen faqen tuaj të WordPress në një faqe për Review. Mund ta përshtatni sipas dëshirave tuaja. Plugini kushton edhe ju duhet një liçencë prej 97 $.
bbPress është një plugin i lëshuar nga vet zhvilluesit e WordPress, i cili e kthen WordPress në një Forum. Plugini është falas edhe mund ta përdorni për t’ja përshtatur faqes tuaj.
Kjo është një template e cila e kthen faqen tuaj në një Wiki. Ka të integruar një Plugin për FAQ që ju lehtëson punën. Template kushton 30 $.
JobPress integron një platformë punë në WordPressin tuaj. Vjen me të gjithë gjërat e duhura edhe ekstra të shumta. Gjithashtu ky plugin mund të përdoret për të monetizuar faqen tuaj.
ClassiPress është një Plugin që e kthen WordPressin në një faqe njoftimesh. Kohët e fundit po aplikohet edhe nga faqe shqiptare me shumë sukses.
Këto ishin disa shembull të shumëllojshmërisë që mund të bëni me WordPress. Në ditë në vazhdim mund të nxjerr edhe shembuj të tjerë për t’ju treguar sesa i fuqishëm është ky CMS. Besoj për shumë WebProgrammer e Designer do i thjeshtonte goxha punë edhe pse disa e “urrejnë”.
Postime që mund të interesojnë:
Në këtë artikull do ju tregoj disa Premium WordPress Themes të muajit Shtator. Bëhet fjalë për disa Template të reja edhe mjaft të lezetshme. Themes kushtojnë edhe pranë secilës keni cmimin edhe një link pë ...
Në një artikull më parë kisha vendosur disa WordPress Themes që ishin premium edhe me pagesë, kurse në këtë artikull do te vendos ca themes që janë falas e që mund të përdoren nga të gjithë. Megjithëse janë ...
Të gjithë mund të blejmë një domain edhe host edhe nisim punën me faqen tonë. Nëse keni zgjedh WordPress për projektet tuaja edhe nuk doni ta lini faqen bosh, atëher mund të përdorni një nga Templatet e pos ...
Një nga taktikat më të përhapura në botën e webmasterave për krijim/marrje të "backlinks" është edhe komentimi nëpër blogje. Por WordPress e ka si funksion default që lidhjet e vendosura nga komentatorët i ...
Çfarë është Gravatar? Gravatar (ang. globally recognized avatar) është thjeshtë një imazh i vogël që ju ndjek ju faqe mbas faqeje që vizitoni. Imazhi shfaqet anash emrit (nickut) tuaj nëse ju bëni diçka ...






























Postim i ri: Menyra si me perdor WordPress http://bit.ly/39N66w
– #shqiperia
Postim i ri: Menyra si me perdor WordPress http://bit.ly/39N66w
– #shqiperia
Kohet e fundit rastisa dhe mbi nje theme/plugin per direktori mjaft praktike:
http://www.directorypress.net/
Ehehehe e di ate, por thash ta vendos tek pjesa e dyte me disa gjera te tjera sepse ka akoma pervec ketyre qe kam shkruajtur. Normalisht mund te besh gjithcka ca don me WP
Flm per Sugjerimin!
Postim i ri: http://port.al/3619 Menyra si me perdor WordPress #shqiperia
Postim i ri: http://port.al/3618 Menyra si me perdor WordPress #shqiperia
Social comments and analytics for this post…
This post was mentioned on Twitter by RomeoLab: Postim i ri: Menyra si me perdor WordPress http://bit.ly/39N66w
– #shqiperia…
Shembuj konkret se WordPress nuk do të thotë vetëm Blog por edhe faqe si këto këtu
Artikull vërtetë i mirë,
p.S Çdo ditë Romeo po na mahnit me artikuj të shkëlqyer
Pershendetje Valmir,
Un mundohem gjithmone te ofroj dicka per lexuesit qe i hyn ne pune. Keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen.
shume flm per komplimentet
romeo flm artikull i nevojshem..dhe mir i perpiluar….ke ndonje artikull ku mund te mesojm reth vendosjes se template ne word press…
Nuk e di nese e ke perdor WordPress ndonjeher
Por hidhi nje sy de.wordpress.org sepse ke cdo gje aty. Megjithate template ne WordPress vendosen nga admin panel. Aty ke nje pike Template edhe kerkon neper web edhe zgjedh ca don edhe e ngarkon. Ne rast se e ke ne pc ateher thjeshte ngarkon dokumentin ZIP edhe cdo gje behet vet.
Megjithate un do te keshilloja qe te nisje gjerat hap pas hapi.. Duhet te provosh sepse po sprovove nuk meson.. Edhe ne codex te wordpress ke cdo pergjigje per pyetjete e tuaja.. Vetmesimi eshte gjeja me e mire
flm per pergjigjen…kam perodorur por jo shum si fillestar por ku mund ta gjej ket pik Template ne wordpress.com tek accounti ku e kam apo ne wordpress.org dhe a me duhet te downlodoj ndonje gje…
Degjo. Ka nje ndryshim midis wordpress.com edhe wordpress.org
Wordpress.com ti mund te hapesh nje blog per qefin tend kurse tek wordpress.org jan te gjithe gjerat e nevojshme qe te duhen per te punuar. Edhe template i ke aty..
Un kam punuar nje sherbim me wordpress por ne gjuhen shqipe qe ti mund ta gjesh tek http://www.blog.al
Nese krijon nje blog aty eshte ne wordpress por eshte edhe ne Shqip mund te testosh e te besh prova duke eksperimentuar panelin e administrimit.
P.S Momentalisht Blog.Al eshte duke rregulluar serverin keshtu qe provo me vone.