Twitter është një network social edhe një shërbim Mikro-Bloggin. Personat e rregjistruar mund të dërgojnë mesazhe gjer në 140 karaktere dhe gjithashtu të marrin mesazhet e përdoruesve të tjerë. Mesazhet quhen “Updates” ose “Tweets“. Një opsion i këtij social networku është se personat e rregjistruar mund të ndjekin “follow” updatet e personave të tjerë duke u abonuar tek ato. Në faqen kryesore të Twitter mund të bëni updatet tuaja edhe të shini Updatet e personave që ju jeni duke ndjekur. Ai person i cili bën një update mund të zgjedhi se kush e shef këtë, të gjithë apo vetëm një grup i caktuar.
Shërbimi Twitter funksionon përmes një API (Application Programming Interface) e cila mundëson komunikimin e personave nëpër kanale të ndryshme. Përdoruesve i jan vënë në dispozicion mënyra komunikimi si SMS (Vetëm USa, Kanada dhe Indi), Instant Messaging (Jabber dhe LiveJournal) ose me anë të RSS.
Me anë të ndonjë aplikacioni shtes bëhet e mundur të tregohen informacione të ndryshe mbi dërguesin si përshembull: vëndndodhja nëpërmjet Google Maps.
Twitter u themelua nga Jack Dorsey, Biz Stone dhe Evan Williams në Mars 2006. Projekti filloi si një eksperiment brënda firmës Odeo në San Francisco. Twitter u përdor fillimisht vetëm nga anëtarët e firmës Odeo.
Në vitin 2006 Twitter u bë një produkt i firmës Obvious. Shërbimi mori një popullaritet shumë të madh për një kohë të shkurtër.
Shërbimi Twitter ofrohesh vetëm në gjuhën angleze por që nga 22 Prilli 2008 është bërë e mundur edhe mundësimi i gjuhës Japoneze. Edhe çuditërisht japonishtja është gjuha më e përdorur në Twitter. Ndyshe nga versioni në anglisht, në atë japonisht shfaqen edhe rreklama.
Shumë firma të mëdha si Cisco, JetBlue Airways, Sun Microsystems, Nasa, BBC, Phoenix e përdorin Twitter.
Pa harruar këtu edhe shumë personazhe të njohur V.I.P si psh presidenti aktual i USA, Barack Obama apo Lance Armstrong.
Edhe unë jam gjithashtu një përdorues i Twitter e më gjeni në linkun http://twitter.com/RomeoLab ose duke klikuar ikonë që gjëndet në anën e djathtë të Blogut
Po ju e përdorni Twitter?



Vertete ke bere nje pune te mire qe ke shkruar kete artikull, sepse shumica e shqiptareve as qe ja kane pasur idene se cfare eshte Twitter. Dhe e gjithe kjo vjen si nje mungese e artikujve informues ne gjuhen shqipe.
Ndersa tani, te gjithe ata qe lexojne kete artikull do te kene me shume njohuri per Twitter.
Flm per komplimentin Besart
Mundohem gjithmone te postoj dicka me vlere per publikun Shqiptar e qe te mesojne dicka me shume.
mjaft post interesant un e perdori twitter mjaft edhe kam mbi 200 followers tani kam hapur nje twitter per sajtin tim albseo.com dhe ju kam ber follow
http://twitter.com/ZemerShqiptare
ja edhe une ne twitter
Gjithashtu per perdoruesit e Facebook, duke instaluar aplikacion Twitter, nga faqja e tyre e Twitter mund te ndryshojne statusin.
Woow Flm Kokushta
Kete gje pershembull nuk e dija.
Megjithese Facebook integrohet sot pothuajse me çdo gje
http://twitter.com/freedomoverdose
):
nuk e di pse po me pelqen shume. gjithashtu kam gjetur nje sherbim sms falas per twitter, qe ben dhe ne shqiperi (per amc jo, po per vodafon punon
twe2.com
Pershendetje freedom

Ke shume te drejte.. ka shume sherbime per Twitter e ne ditet ne vazhdim do te postoj ndonje por tani skam shume kohe prandaj
Flm per sugjerimin do e kem parasysh