Duke lundruar nëpër internet rastisa në një faqe vërtet shumë interesante me një ide fantastike. Bëhet fjalë për IJustMadeLove e cila në stilin e Google Map tregon vëndet se ku personat kan bër dashuri. Ose nëse mund të themi më saktë jeni vet ju që vendosni ikonat (në këtë rast 2 lepurush) se ku keni bër dashuri. Po ta shihni Hartën me kujdes do të vereni që gjithandej kan bërë robtë dashuri. Madje edhe disa në Shqipëri ishin me “marker”.
Tani nëse doni edhe ju të shtoni një vend ku keni bër dashuri është fare e thjeshtë. Mjafton të klikoni me butonin e djathtë të mausit edhe do ju dali një tabelë ku duhet të plotësoni fushat përkatëse. Ka disa pyetje aty shumë interesante si: Ku e keni bër? , “Çfarë stili keni bërë?” , “Ju pëlqeu”?” etj.
Për më shumë shikoni figurën e mëposhtëme si ju shfaqet formulari për tu plotësuar.
Pa harruar këtu që mund të shikoni edhe statistikat e faqes, se ku është bër më shumë dashuri, ku jan përdorur më shumë kondomet etj. Ky shërbim është i disponueshëm në disa gjuhë, të cilat mund të zgjidhen duke klikuar “mbadhjet” që gjënden lart në cepin e djathtë.
Si e shihni është një faqe shumë interesante por që nuk mund ti marrësh asgjë për statistika reale apo të vërteta.



shum fort