Keni menduar ndonjëhere të krijoni nje personazh të animuar, ose të krijoni komplet nje përralle me personazhe të vertetë? Mbase dicka keni arritur të gjeni në Internet, por rastesisht në një kerkim në Internet zbuluam një faqe për krijimin e këtyre personazheve dhe për më tepër gjithçka është falas. Në fillim le t’ju paraqesim një video prezantimi të kësaj faqe..
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=vTtETTQUJD0[/youtube]
Si e patë dhe vetë me Go Animate mund të zgjidhni midis mijra personazheve dhe të krijoni nje histori tuajen e përbërë nga skena te ndryshme..
Çdo personazh mund te flasë dhe integrohet me të tjerët shumë lehtësisht, mund të spostohen, mund të zmadhohen ose zvogëlohen shumë thjeshtë falë teknikes drag & dro.
Me personazhet mund të bësh gjithçka, i vesh, i ndrron pamjen fizike, mund ti shtosh gadged të ndryshme. Mund të vendosësh një muzik në sfond, mund të ngarkosh një foton tënde personale dhe më pas mund ta ruash dhe ta shpërndash tek miqte e tu.
Pra me pak fjale ju mjafton pak imagjinat, një pc dhe lidhje me internet, dhe do të beheni regjisor te vegjël mbase me një të ardhme të nesërmen si dihet…



hahahhah sa jem kenaqe me kete galalte fare rrofshe romeo
je nejshe lale shum e bukur