Konami Code ne Facebook

facebook logo 150x150 Konami Code ne FacebookFacebook është bërë kohët e fundit një nga manitë më të mëdha. Gjithashtu në Shqipëri kam parë që përdorimi i Facebook në rininë Shqiptare është jashtëzakonisht i madh. Mund të themi qartë se është një “boom” i momentit. Besoj se të rinjtë që nuk kanë një llogari në Facebook janë shumë të pakët.

Në artikujt e mëparshëm ju kam treguar si të ktheni Facebook në gjuhën Shqipe, apo tutorialin tjetër si të integroni WordPress në Facebook.

Kësaj rralle do ju tregoj një gjë shumë interesante që e gjeta rastësisht duke lexuar në të edhe nga kërkimet e mia kuptova qartë se çfarë është. Bëhet fjalë për një efekt “lens flare” që shfaqet në llogarinë tonë të Facebook sapo të kemi shtypur një kod.

Për të parë këtë gjë jo të zakonshme duhet të bëni këto gjëra:

  1. Hyni në llogarinë tuaj të Facebook.Com
  2. Kliko në ndonjë vend në Home Page tuaj
  3. Kliko këto karaktere duke përdorur tastjerën tuaj (Duke përdor shigjetat)
  4. Lart, Lart, Poshtë, Poshtë, Majtas, Djathtas, Majtas, Djathtas, Shkronjën B, Shkronjën A edhe tastin Enter
  5. Kliko përsëri në faqe edhe hypni ose zbrisni në faqe me rrotën e scroll.

Nëse keni bërë çdo gjë në rregull do të keni një pamje si kjo e mëposhtëmja:

facebook konami2 Konami Code ne FacebookDuke kërkuar nëpër interneti e duke u interesuar se çfarë është kjo gjëja, arrita të zbuloj që quhet Konami Code edhe që është diçka që u shfaqte në shumë lojra Konami. Konami Code u fut në lojrat në vitin 1988  tek loja Contra. Duke pasur parasysh vështirësinë e lojës ky kod përdoresh për të rritur jetët në lojë nga 3 deri në 30, gjë e mjaftueshme me mbaruar lojën. Më pas ky lloj kodi (Cheat) u përhap gjithandej edhe u bë shumëi njohur.

Këtë gjë përdor edhe Facebook. Madje ekziston një adresë interneti e cila përmban të gjitha faqet që përdorin këtë kod. Nëse hyni tek Konamicodesites.com dhe bëni kodin e mësipërm atëher do të shikoni listen e faqeve.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë faqe të mëdha si Digg, Google Reader etj.

Nëse doni ta vendosni edhe ju këtë kod në faqen tuaj është shumë e thjeshtë. Merrni kodin e mëposhtëm edhe vendosni në faqen që doni të shfaqet ky kod.

 <head>
 <script type="text/javascript">
 var $ = {
 enabled: false,
 tmp: Array(),
 _konamiCode: Array(65,66,39,37,39,37,40,40,38,38),
 init: function() {
 this.tmp = Array(65,66,39,37,39,37,40,40,38,38);
 },
 konamiCode: function(e) {
 if(!this.enabled) {
 var t = this.tmp.pop();
 if((e.keyCode-t) == 0) {
 if(this.tmp.length == 0) {
 this.enabled = true;
 }
 }
 else {
 this.init();
 }
 }
 else {
 this.action();
 }
 },
 // Change the action() function to whatever you want to
 action: function() {
 alert("Konami Code Activated");
 }
 }
 </script>
 </head>
 <body onload="$.init()" onkeydown="$.konamiCode(event)">
 </body>

Gjithashtu për të gjithë përdoruesit e WordPress ka një plugin që është posaçërisht për këtë gjë. Plugini quhet Wp-Konami.

Shperndaje ne facebook      

10 Responses to “Konami Code ne Facebook”

  1. tetova
    04/06/2009 at 20:51 #

    Nuk e kuptoj esencen e ketije kodi ? Ndoshta ti e din si per cka behet fjale mirepo nuk ke arritur te zberthesh sa duhet qe te jete i kapshem per lexuesit.

    Me te mira

  2. Romeo
    04/06/2009 at 20:54 #

    tetova: Nuk e kuptoj esencen e ketije kodi ? Ndoshta ti e din si per cka behet fjale mirepo nuk ke arritur te zberthesh sa duhet qe te jete i kapshem per lexuesit.Me te mira

    Nuk kam cfare te zberthej… Ky kod nuk ben asgje. Nuk duhet per asgje. Vetem se ben ate efektin vizual e kaq… pra nuk ka cfare per tu shpjeguar :D

  3. [TazZ]
    09/10/2009 at 12:11 #

    Po perpiqem por nuk po me ndodh asgje visuale :(

    • Romeo
      09/10/2009 at 12:26 #

      Ne cfare faqe do me e vendosur? edhe ca menyre po perdor.. Ca sistemi ke?

      Ke shume te drejte qe nuk punonte sepse ishte kodi gabim. Kishin ndryshuar ca gjera gjate transferimit te serverit..
      Provoje njiher tani e besoj do te punoj..

      Kodi u rregulluar :)

      • [TazZ]
        12/10/2009 at 13:13 #

        O Romeo po na lu menc me kte mer burr :D se so tu dal gjo, ndoshta mund ta beje dhe un gabim :S

        • Romeo
          12/10/2009 at 14:14 #

          Ke te drejte.. sapo e provova vet e nuk beka.. cudi sepse un nja 4 muaj me pare kur e vendosa kete artikull bente… nejse mund ta provosh tek facebook duke ndjekur rrallen e shtypjes se tasteve qe kam shkruaj lart..
          Shtypi ne ate rrall e shife si dukesh.. ky kodi se di pse nuk beka me.. sorry

  4. egzonche
    26/10/2009 at 04:51 #

    Funksionoi !!!, me duket e quditshme kjo!!!
    nuk ben te besh “refresh” faqen sepse nuk ruhet ajo script, shtypi tastet Lart, Lart, Poshtë, Poshtë, Majtas, Djathtas, Majtas, Djathtas, Shkronjën B, Shkronjën A edhe tastin Enter pastaj me scroll shko posht lart dhe sheh disa ndryshime!!!

    E pa besueshme por e vertete!

    • Romeo
      26/10/2009 at 21:29 #

      Me ne fund paska ber :) se di por mua nuk me funksionoi.. ndoshta nuk i kushtova shume rendesi :)

      Flm qe e konfirmove

  5. njuton
    28/02/2010 at 23:14 #

    Lojen Contra ose SuperContra une e kam cuar deri ne fund pa pase nevoje me shtu numrin e jeteve.

  6. forever-AL
    22/08/2010 at 01:21 #

    Funksionin ne disa weba te lartshenuara, dhe ne disa jo[FB] :/

Leave a Comment