Keshilla per Web Designer 1

keshilla web design1 Keshilla per Web Designer 1

Duke parë që fakti i bërjes së faqeve po shtohet aq më shumë nëpër botën Shqiptare, atëher doja ti vija në ndihmë të gjithë Webmasterave të rinj me ca Tutoriale të vogla por shume domethënëse në bërjen e faqeve. Personalisht kam parë shumë faqe që të vjen me “qajt” nëse i shef me një punim grafik apo paraqitje shumë të keqe.

Në botën e Web Design ka disa No Go.. që duhen shmangur gjithmonë. Ka gjëra që janë të këshilluara edhe gjëra që nuk janë të këshilluara. Pikërisht këtë gjë do të bëj edhe un këtu. Herë pas here do të rëndis ato. Këshillat jan kryesisht të shkurtra por shume domethënese e që nëse i vini në zbatim arrini të rregulloni goxha faqen tuaj.

- Duhet bërë

Gjithmonë duhet të deklaroni ngjyrën e backgroundit të bodyt të faqes. Nëse kjo gjë nuk është bërë në templaten që përdorni, apo nëse jeni duke bërë një template vet, kjo është një nga gjërat thelbësore që duhet të bëni. Thjeshte në dokumentin CSS të faqes tuaj në elementin <body> deklaroni ngjyrën e tij. Një faqe që nuk ka një ngjyrë të deklaruar duket shumë keq. Një shembull i tillë është ky më poshtë.

shopify Keshilla per Web Designer 1

Ajo që duhet të përdorni është një kod si ky i mëposhtëmi:

body { background: #fff; }

Besoj se nuk është shume e vështirë apo jo?

- Nuk duhet bërë

Shmangni në mënyrë absolute scrollet me lajme. Ndoshta ato do ju duken të bukra e interesante por ka shumë arsye që të shmangni ato të cilat do jua rëndis më poshtë:

  • Kujtojnë Web Design e viteve ’90
  • Tërheqin vëmendjen në një mënyrë të bezdisshme
  • Ato nuk mund të definojnë madhësinë e ekranit të vizitorit, gjë që bën që të shfaqen keq
  • Duke marr parasysh “banner blindness” ato janë të panevojshëm
  • Mund të jenë të ngadaltë në Broswera të ndryshëm

Ndoshta ka edhe diçka pozitive që mund të shtoj por qënuk është shumë e rëndësishme si psh:

  • Ka klientë që i pëlqejnë ato
  • Një faqe jote e preferuar edhe ti don ti kesh tek e jotja
Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Keshilla per Web Designer 1

    Motion typography (ose kinetic typography) është teknika e cila të mundëson të shprehesh me anë të teksteve. Këto tekste animohen në një mënyrë të tillë që tërheqin shumë vëmendjen e personave. Nëpër inter ...

  •  Keshilla per Web Designer 1

    Ndoshta nuk ka të bëjë shumë me informatikën por këtë eksperience që kalova doja ta ndaja edhe me lexuesit e Blogut tim. Bëhet fjalë për një nga Eventet Muzikore më të mëdha Europiane që zhvillohen në Gjer ...

  •  Keshilla per Web Designer 1

    1. Shërbimi i parë është CSS Type Set që të mundëson modifikimin e paraqitjes së tekstit. Mund të zgjedhim tipin e fonts midis: Courier, Palatino, Times New Roman, Arial, Helvetica, Impact, Lucida Sans, Tre ...

  •  Keshilla per Web Designer 1

    WebmasterRadio.Fm është një Radio falas, 24/7 online dhe e fokusuar kryesisht në botën e Webmasterave. Në këtë radio do mund të dëgjoni shumë gjëra. Intervista të ndryshme me Webmaster, live broadcastin ap ...

  •  Keshilla per Web Designer 1

    Youtube është bler prej disa muajsh nga Google edhe sapo vjen e po na mundëson gjëra të ndryshme. Kjo që unë do t'ju tregoj është një trick i vogel i cili mundëson që videon ta nisim nga një vënd i caktuar ...

19 Komente për “Keshilla per Web Designer 1”

  1. 1
    Granit thotë:

    Po me pelqen ky mesim.

    Graniti

    • 1.1
      Rigoni thotë:

      Pershendetje Romeo, tutoriali me pelqen poashtu edhe te gjithe tutorialet qe egzistojne ne kete blog. Besoj se tani per tani nuk ka ndonje konkurues me ty per faqe të këtilla shqiptare.

      Rrespekte,
      Rigoni

      • Romeo thotë:

        Flm Rigoni per komentin tend. Un mundohem gjithmone te bej me te miren per lexuesit e RomeoLab edhe kur degjoj komente te tilla me behet vertet qefi.

        Flm

  2. 2
    Romeo thotë:

    Granit: Po me pelqen ky mesim.Graniti

    Me behet qefi Granit. Ne ditet ne vazhdim do te vijne e te tjere qe te shpjegojne shume gjera.

    Flm

  3. 3
  4. 4
  5. 5
    Bruno thotë:

    wow! sa paskam per te mesuar mbi informatiken, flm Romeo. Besoj se je i vetmi shqiptar qe ka hapur nje blog kaq informues dhe profesional ne te njejten kohe.

  6. 6
    Romeo thotë:

    Bruno: wow! sa paskam per te mesuar mbi informatiken, flm Romeo. Besoj se je i vetmi shqiptar qe ka hapur nje blog kaq informues dhe profesional ne te njejten kohe.

    Flm Bruno per fjalet e mira :) Me behet qefi gjithmone qe jan persona qe duan te mesojne. Fundja bota e informatikes eshte e pafund e s’besoj se ka ndonje qe i din te gjitha :D

  7. 7
    endri thotë:

    romeo..ne radhe t pare..urime per website///    bravo t qoft se ke bo nje blog jashtezakonisht shume te bukur e te rrale…

    un jom endri nga durrsi . .  .  nuk marr vesh shume nga websitet…vetem nga forume e chate…desha pak ndihme prej teje…

    1- se pari dua nje adrese ku krijohet nje  website si i joti,,,dnth me ket paraqitje

    2-se dyti si mund te fitoj nej domain .com, . net etj falas

    3-n.q.s ke munsi mund te paraqesesh naj tutoriale….

    bo i  bone kto..je i modh..adresa ime osht endri90_2@hotmail.com

    po pate kohe…hidhi nje sy ktij websiti te thjeshte…endriti.at.ua

  8. 8
    Romeo thotë:

    endri: romeo..ne radhe t pare..urime per website///    bravo t qoft se ke bo nje blog jashtezakonisht shume te bukur e te rrale…un jom endri nga durrsi . .  .  nuk marr vesh shume nga websitet…vetem nga forume e chate…desha pak ndihme prej teje…1- se pari dua nje adrese ku krijohet nje  website si i joti,,,dnth me ket paraqitje2-se dyti si mund te fitoj nej domain .com, . net etj falas3-n.q.s ke munsi mund te paraqesesh naj tutoriale….bo i  bone kto..je i modh..adresa ime osht endri90_2@hotmail.compo pate kohe…hidhi nje sy ktij websiti te thjeshte…endriti.at.ua

    Pershendetje Endri :) Edhe un si ty durrsak jam e me behet qefi qe te pelqen faqja… Tani ta marrim pak shtruar problemin.. puna e ndertimit te faqeve eshte si ajo shprehja e urte. Gure, gure behet mure :) Dmth un kam 6 vjet e me shume qe merrem me faqe edhe kohet e fundit kam arrit ketu ku jam. Kam nisur edhe un si ty me sherbime falas. Krijimi i websiteve behet duke provuar. Me krijuar si i imi duhet te jesh ne nje faze te vonet sepse un kam modifikuar vet shume gjera e duhet te dish gjuhen PHP e CSS qe te besh keto gjera. E dyta, domain me .com nuk ka falas por edhe shume nuk kushton, ben tek 10$ ne vit e besoj se nuk eshte shtrenjte. Tutoriale un do te paraqes por momentalisht jam me provime keshtu qe skam kohe fare. Me shkruaj tek webmaster@romeolab.com e me thuaj cfare tutoriale don qe ta punoj mbasi te mbaroj me provime. Websiti yt shume i mire, edhe un ne fillimet e mia ashtu e kam pasur. Mjafton te kesh deshire edhe pasion edhe meson. Ne internet nese di anglisht gjen shume tutoriale :)

    Gjithe te mirat

  9. 9
    endri thotë:

    ok…sh flm x teje …kur i mbaron provimet ? :P

  10. 10
    Romeo thotë:

    Mendri: ok…sh flm x teje …kur i mbaron provimet ? :P

    Me 3 Korrik :D

  11. 11
    Taulant thotë:

    Më pelqen shum kjo kishill per we design !
     
    Te kisha lutur te besh sa me frik disa rreth HTML & CSS ! ne gjuhen shqipe  ! , se si ta codojm  nje tempalte nga 0 ! deri ne perfundim

  12. 12
    Romeo thotë:

    Taulant: Më pelqen shum kjo kishill per we design !   Te kisha lutur te besh sa me frik disa rreth HTML & CSS ! ne gjuhen shqipe  ! , se si ta codojm  nje tempalte nga 0 ! deri ne perfundim

    Ehehe flm Taulant. Megjithate te besh nje template nuk eshte gje e thjeshte, madje shume e veshtire qe kerkon njohuri shume te medha qe edhe un vet nuk mund ta bej ate aq thjeshte. Megjithate varet se cfare lloj template kerkon. Nese kerkon nje vetem me HTML e CSS nuk eshte ndonje problem i madh se duhet te dish CSS qe te punosh, por nese kerkon nje template per Joomla, WOrdpress apo ku di une, ateher nuk eshte e thjeshte…

  13. 13
    Taulant thotë:

    Romeo: Ehehe flm Taulant. Megjithate te besh nje template nuk eshte gje e thjeshte, madje shume e veshtire qe kerkon njohuri shume te medha qe edhe un vet nuk mund ta bej ate aq thjeshte. Megjithate varet se cfare lloj template kerkon. Nese kerkon nje vetem me HTML e CSS nuk eshte ndonje problem i madh se duhet te dish CSS qe te punosh, por nese kerkon nje template per Joomla, WOrdpress apo ku di une, ateher nuk eshte e thjeshte…

    jo une du vetem per html&css , jo joomla & wordpress etj , vetem html&css ! , kam lexuar shum :) po sesht ka me hin ne krye ndoshta ne gjuhen shqipe me hin me kallaj !

  14. 14
    Romeo thotë:

    Taulant: jo une du vetem per html&css , jo joomla & wordpress etj , vetem html&css ! , kam lexuar shum :)po sesht ka me hin ne krye ndoshta ne gjuhen shqipe me hin me kallaj !

    Ok. Momentalisht kam qen shume i zen me gjera. Do te mundohem te shkruaj tema te tilla mbi HTML e CSS.

  15. 15
    Evisa thotë:

    Pershendetje Romeo,

    ne cfare vendi studion ne gjermani? Edhe une jam ne master per Informatik ne gjermani.
    Ne rradhe te pare urime per faqen.
    Mua do me interesonte mbi te gjitha se sa jane cmimet ne shqiperi per te krijuar nje faqe dinamike? sa kushton psh. ora/dita?
    Nese ndonjeri mund te me jape ndonje pergjigje te perafert do me ndihmonte shume.
    Me respekt,
    Evisa

    • 15.1
      Romeo thotë:

      Flm per komentin :) Te ktheva pergjigje tek emaili qe ke shenuar kur plotesove formen e komentit. :) Mund te me shkruash back nese ke pyetje prap.

      Flm

  16. 16
    fnolsi thotë:

    nje pyetje kame si munde te hap nje websait me cfar programi
    dhe ku mund ta gjej kte program
    mund te me thoni ju lutem

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje