10 keshilla pas hapjes se nje blogu

hapje blog 10 keshilla pas hapjes se nje bloguKohët e fundit kam vënë re nga ana e Shqiptarëve po hapen shumë Bloge edhe kjo gjë më pëlqen goxha. Sepse sa më shumë të punojmë ne aq më shumë pasurohet bota e internetit në Shqipëri e personat e ndryshëm nuk duhet ti lexojnë më lajmet nëpër faqe të huaja.

Në këtë postim do ju tregoj si të bëheni të suksesëshëm me Blogun tuaj e hapat që duhet të ndiqni për tu ngjitur lart.

Gjëja më elementare e nisjes së një blogu është zgjedhja e platformës që do zhvillosh. Në qarkullim ekzistojnë shumë por më të suksesshmit mund të përmendim WordPress, Joomla, Blogger etj. Ky është hapi i parë por më i rëndësishmi sepse secila nga këto platforma ofron diçka ndryshe nga tjetra. Pra mendohuni mirë para se të nisni, sepse më vonë migrimi nga një platfromë në një tjetër kërkon shumë punë e lodhje.

Pasi të keni zgjedhur llojin e CMS që do përdorni atëher duhet te zgjidhni tematikën e Blogut tuaj. Edhe këtu duhet të tregoheni shumë të kujdesëshëm e të zgjidhni diçka që do i interesoj lexuesve Shqiptarë. Kërkoni njiher në Google për tematikat që keni në mënd edhe shifni konkurencën tuaj. Gjithashtu mundohuni të shmangni faqet që ekzistojnë me tonelata si MP3, Filma Shqiptar e Lajme Online sepse nuk janë gjë tjetër veçse kopjime të lajmeve që janë postuar nga dikush tjetër më parë.

Mos HARRONI: Blog -> Shkrime personale, mendime personale.

Pra të ndërtosh një Blog do të thot që mbas asaj aty të fshihet puna juaj edhe pasioni apo hobby në një fushë të caktuar.

Tani mbasi kemi mbaruar këto gjërat më lart edhe kemi hapur blogun edhe kemi postuar materiale, gjëja që na duhet janë lexuesit. Pra ato që i japin kuptim asaj që ne shkruajmë.

Më poshtë keni disa gjëra që duhet të bëni  patjetër për të rritur “vlerën” e blogut tuaj.

Shtoni një “About me” apo rreth meje

Kjo është një nga gjërat thelbësore të një blogu e cila nuk duhet të mungoj në asnjë mënyrë. Ju duhet ti tregoni lexuesve se me kë kanë të bëjnë, kush është ai që shkruan artikujt e që jep këshilla. Sa më interesante të jet faqja aq më shumë tërheqës bëheni për lexuesit. Fundja duket diçka më serioze edhe fitoni besimin e atyre që ju vizitojnë. Për ato që nuk duan të japin shumë informata mbi veten mjafton edhe diçka e shkurtër  e një foto e vogël e juaja.

Përdorni një template që ti përshtatet tematikës tuaj

Paraqitja e blogut tuaj është një pikë tjetër kyçe që i bën vizitorët të rrijnë apo të largohen. Një Template që gjëndet gjithandje e bën blogun të duket si një kopje e dikujt tjetër. Një template që s’ka lidhje me tematikën e bën lexuesin të dyshoj për cilësinë e materialeve. Pra psh nëse ju keni një blog për Web Design atëherë edhe lexuesit presin që të shohin një Template inovative me diçka të veçantë, e cila që në kontaktin e parë i tregon lexuesve se “kush jeni”. Gjithashtu Template duhet te jet sa më e pasteër edhe jo e ngarkuar me rrekalma, popup apo gjëra të tjera që e pengojnë leximin e lajmeve.

Krijoni një faqe 404 -error personale

Temat e faqes tuaj mund te jen linkuar diku tjetër e mund të vij një ditë që ju të fshini atë temë apo të ndryshoni linkun. Duke bër këtë gjë atëher personat që klikojnë tek ky link drejtohen ne një faqe boshe. Ka 2 zgjidhje për këtë problem. E para është që të kontaktoni të gjithë ato persona që kan linkuar faqen tënde edhe ti luteni të ndryshojnë link apo ta heqin fare, gjë që kërkon jashtezakonisht shumë kohë e nerva, plus që nuk mund të dihen të gjitha faqet që kan linkuar tek ty. Ose metoda e dytë duke krijuar nje faqe 404-error që të jetë e lezetshme e mos të jetë standarti që ofrohet i gatshëm.  Një shembull mund ta shihni tek faqja ime duke klikuar këtu.

Sigurohuni që blogu juaj të ketë një buton Kërkimi e të jep i optimizuar për motorrët e kërkimit

Unë personalisht e shumë persona të tjerë urrejnë faqet që nuk kanë një buton Kërkimi. Ndodh shpesh që një blog të ket me mijra postime e nëse mua më duhet diçka atëher nuk do kisha nerva të kaloja në të gjitha postimet, por fare mirë mund të përdorja butonin e kërkimit. Edhe pse ky buton mund të përdoret rrallë, është thelbësor në një faqe e duhet ta vendosni se s’bën. Gjithashtu këto kërkime duhet të jen te optimizuara, gjë që varet nga URL tuaja edhe nga keyword që vendosni. Fundja ato duhet te jen “Human Readable”. Pra nëse keni një temë mbi WordPress ateher në link duhet të përmbahet fjala WordPress edhe në keyword gjithashtu, kjo gjë thjeshtëson kërkimin në faqen tuaj. Gjithashtu një mundësi e mirë për buton kërkimi është edhe Google Adsense i optimizuar vetëm në kërkime në faqen tuaj.

Lejoni komentet në Blogun tuaj

Si  e thashë e më lart blogu është diçka personale ku ju shfaqni mendimet tuaja apo idetë. Kështu që është mirë ti jepni mundësinë edhe lexuesve që të komentojnë atë që shkruani. Kjo gjë shton edhe trafikun në faqen tuaj sepse vizitorët që kan komentuar vijnë sërisht me parë se çfarë ka ndodhur me komentin e tyre apo ka pasur edhe komente të tjera a jo.

Përdorni një Plugin “Related Content” – Lajme të ngjashme

Përdorimi i këtij plugini i tregon lexuesve njëkohësisht edhe tema të tjera që ato mund ti gjejnë interesante. Pra ju i ofroni lexuesve në shikim të parë një shumëllojshmëri temash, gjë që bën që lexuesi, nëse ka gjetur diçka interesante, të vazhdoj të qëndron në blog e të mos largohet.

Zgjidhni tipin e Blogut – Copyright apo Creative Commons

Nëse një ditë blogu juaj do të bëhet i famshëm, atëherë të tjerët do të synojnë që të marrin lajme nga ty. Shumë bloge kan Copyright që nuk lejohet, por unë do ju këshilloja Creative Commons sepse kështu mund të vendosni vet se si mund të merren lajmet e çfarë mund të lejoni me përdorimin e tyre. Një shembull konkret mund ta gjeni tek faqja ime këtu.

Rregjistrohu edhe instalo Google Analytics

Ky shërbim i Google ju jep informacione të trafikut të blogut tuaj. Ju mund të shihni nga vijnë vizitorët, sa rrinë në faqen tuaja, faqet nga të cilat merrni vizitor e shume gjëra të tjera. Kështu mund të studioni informacionet aty mire e të dini nga të përqëndroheni për të rritur lexueshmërinë. Gjithashtu ju shihni se cilat tema janë më të lexuara edhe në të ardhmen mund të përqëndroheni më shumë tek to.

Krijo një RSS Feed nga Feedburner

Feedburner është një shërbim mjaft i mirë që ju jep informacione mbi lexueshmërinë e Feed të blogut tuaj. Gjithashtu me atë keni shumë opsione shtesë që me një default Feed të një CMC nuk mund ti keni. Ju mund të shini aty sesa persona ju ndjekin, kush ju ndjek. Gjithashtu Feedburner i dërgon të rregjistruarve automatikisht një E-Mail sapo postohet një lajm i ri në faqe.

Shtoni Blogun në makinat e ndryshme të kërkimit

Kjo është gjëja më e rëndësishme nëse doni të gjeheni nga motorrët e kërkimit. Ju duhet të shtoni manualisht URL tuaj që më vonë të indexoheni nga ato. Këtë gjë mund ta bëni në Google, Yahoo apo Live Search. Kështu nëse dikush kërkon diçka me tematikën që ju trajtoni, do t’ju mund tju gjej më lehtë.

Këto pra ishin edhe disa këshilla që do ju ndihmojnë të bëheni të suksesshëm. Në ditët në vazhdim do të postoj edhe të tjera që do ti bashkangjiten këtyre, e ndërkohë futini në zbatim sepse do ju ndihmojnë goxha.

23 Responses to “10 keshilla pas hapjes se nje blogu”

  1. Romeo
    18/04/2009 at 17:36 #

    Valiant: Dhe dicka tjeter: cilin plug in perdor per Related Content?

    Flm per fjalet. Plugini qe perdor eshte ky
    http://code.google.com/p/simple-tags/

Trackbacks/Pingbacks

  1. Keshillas pas hapjes se nje blogu - Pj.2 | Romeo Lab - 20/04/2009

    [...] temës së parë po me këtë përmbajtje – 10 Këshilla për ato që hapin një Blog – vendosa te shtoj edhe disa gjëra të tjera të vogla me plotësuar këtë [...]

  2. Armand Brahaj - Blog Personal » Të gjithë me nga një blog - 20/04/2009

    [...] 10 keshilla pas hapjes se nje blogu Keshillas pas hapjes se nje blogu – Pj.2 [...]

Leave a Comment