Karaoke Online

karaoke Karaoke OnlineKaraoke Party është një faqe interneti në të cilën ju mund të luani lojën e Karaoke pa dashur të instaloni diçka në kompjuterin tuaj.

E vetmja gjë që ju duhet është një mikrofon edhe të keni Flash të instaluar, kështu që mund të nisni të luani. Ju duhet te rregjistroheni aty edhe të krijoni një profil tuajin. Duke krijuar profilin ju mund të ruani kënget e këndruara edhe ti vendosni për votim nga të tjerët.

Shumëllojshmëria e këngëve është e madhe edhe sa vijnë e shtohen këngë të reja. Gjithashtu kënget i keni në dy formate. Në njëformat të thjeshtë e në një më të vështirë.

Të luash është fare e thjeshtë. Mjafton të kërkosh një këngë në bazë të këngëtarit edhe ti japësh Play. Më pas do të nis kënga e teksti do të shfaqet në ekran. Ju duhet të ndiqni vetëm ndihmat që jepen aty edhe njëkohësisht do të vlerësoheni për saktësinë e të kënduarit.

Karaoke Party është disponibël në disa gjuhë të huaja ku midis tyre mund të përmendim: Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Portugalisht, Gjermanisht, Italisht, Japonisht, Turqisht etj.

Unë personalisht ju ftoj ta vizitoni këtë faqe sepse dita ditës po rritet edhe është diçka që në shoqëri të bën të argëtohesh goxha.

Më poshtë keni edhe një video që tregon si funksionon loja.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=DtxhHtivCN8[/youtube]

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 26/03/2009

    Play Karaoke Online… it’s Cool http://www.romeolab.com/karaoke-online

  2. RomeoLab - 26/03/2009

    Play Karaoke Online… it’s Cool http://www.romeolab.com/karaoke-online

  3. romeolab - 26/03/2009

    Play Karaoke Online… it’s Cool http://www.romeolab.com/karaoke-online

Leave a Comment