Para ca ditësh duke punuar me rregullimin e faqes time hasa në disa vështirësi të përdorimit të karaktereve Speciale si shkonja “ë” në gjuhën Shqipe. Duke përdorur ca bibloteka të gatshme për shfaqjen e datës së sotme me Javascript doja që ditët që kanë shkronjën “ë” të paraqiteshin të tilla.
Kështu që thjeshtë hapa dokumentin për formatim edhe zëvendësova aty ku duhesh. E ngarkova në server por në vend të shkronjë “ë” më doli një karakter shumë i cuditshëm. Kështu që hyra të kërkoj në Google e të gjej gjidhjen e këtij problemi. Gjatë kërkimit mora vesh se WordPress nuk i konverton direkt këto karaktere por duhet shkruajtur dicka tjetër që të dali ajo që duam. Kjo bëhet e mundëshme brënda kodit HTML që ne përdorim. Në këtë rast WordPress e njeh këtë shkrim edhe e kthen në karakterin e dëshiruar. Shihni shembullin në titullin e temës time.
Më poshtë po ju jap një listë me karakteret më të përdorura në gjuhën Shqipe:
- ♥ ♥ ‰ ‰
- Ç Ç Ë Ë
- ♠ ♠ ♣ ♣
- ™ ™ ë ë
- ® ® ¼ ¼
- ç ç ¿ ¿


