iPad – Impresionet e para

iPad është “krijesa” më e re e Apple. Një gërshetim midis një Notebook edhe një Bookreader (Kindle i Amazon psh). Të gjithë me zor presin ta provojne, të gjithë duan ta blejne por duhet të presin edhe pak. Gjat prezantimit të saj janë lëshuar ca ekzemplar të cilët ran në duart e gazetarëve apo edhe të përdoruesve të ndryshëm. Mbi ato pak minuta që përdoren iPad ato mundën të nxjerrin edhe përfundimet e tyre. Disa janë të listuara më poshtë:

  • Shpejtësia me të cilën punon kjo pajisje është impresionuese. Procesori Apple A4 me 1 GHz punon pa problem duke mos nxjerrur ngadalësime. Memoria flash i jep një dorë më shumë.
  • Ekrani është i shndritshëm edhe shumë i thjeshte me u përdorur duke u bazuar tek multitouch. Gjithashtu edhe leximi i librave në të është shumë i thjeshtë në bazë të motorrit grafik Open GL i cili të lejon të shfletosh libra si e bën në realitet.
  • Pesha është e shpërndarë në mënyrë të barabartë edhe dikush madje ka thën që është njësoj si të kesh një MacBook Pro të vogël nëpër duar.
  • Tastjera e saj virtuale përdoret pa shumë probleme. Thjeshtë në fillim duhet të mësoheni me këtë lloj. Nuk mund të jetë aq e mirë sa një tastjerë reale por prap nuk mbet pas.
  • Përvec gjërave të mira, iPad ka edhe disa mangësi. Këtu mund të përmendim mungesën e një telecamere, mungesa e multitasking edhe mos mbështetja e pluginit të flash. Ajo përmban protokollin HTML5 që mundëson edhe shikimin e videove edhe navigimin pa nevojën e flash. Por duhet që ky protokoll të zhvillohet sa më shpejt që mos të ketë probleme në iPad.
  • Thuhet që në tool e zhvillimit është një interface që lejon lidhjen e nje telekamere të jashtme.

Këto ishin thjeshtë disa përshtypje të lëna nga përdoruesit e parë por duhet të presim akoma sa të kemi një raport të detajuar. Shumë ankohen, por shumë edhe e pëlqejnë këtë krijesë të Apple. Kur të hidhet në treg do të shihet vërtet suksesi i kësaj pasisjeje. Gjer atëher nuk duhet të bëjmë gjë tjetër vecse të presim.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=UUNYOTVvlb4[/youtube]

6 Responses to “iPad – Impresionet e para”

  1. Granit
    29/01/2010 at 19:47 #

    Mua per vete me pelqeu. Me aq sa pashe ishte praktike dhe i lezetshem (si cdo gje qe vjen nga apple :p). Megjithate tek lajmet lexova se iPad me heret ishte perdorur nga Fujitsu dhe kishin kerkuar te behet TM mirpo kishin deshtuar. Gjithashtu jo te gjithe po e pelqejn kete produkt te ri rreth se cilin u be shume zhurme. Nje foto qe e gjeta ne #shqip ne twitter tregohet carte zhgenjimi i tyre. Ja dhe fotoja:

    http://i.imgur.com/Wo27t.jpg

    Graniti

  2. Romeo
    30/01/2010 at 16:59 #

    Ka persona qe jan zhgenjyer e vertet. Por iPad nuk eshte nje iPhone i shtrenjte, madje kushton me lire se iPhone :) iPad eshte nje rruge ndermjetese midis iBook edhe iPhone ose i ngjashem me Kindle te Amazon por me me shume opsione :) Te shohim si do ecin shitjet..
    Imazh interesant ai qe kishe ven.

    Flm

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 29/01/2010

    Postim i ri: iPad – Impresionet e para http://bit.ly/90HVwY – #shqip

  2. Blog Shqip - 29/01/2010

    Postim i ri: http://port.al/s/u5 iPad Impresionet e para #shqiperia

  3. Tweets that mention iPad – Impresionet e para | Apple, Romeolab | Informatika Shqiptare - RomeoLab.Com -- Topsy.com - 31/01/2010

    [...] This post was mentioned on Twitter by RomeoLab, Blog Shqip. Blog Shqip said: Postim i ri: http://port.al/s/u5 iPad Impresionet e para #shqiperia [...]

  4. iPad – Impresionet e para » Albania Searche Engine AlbPro - 23/02/2010

    [...] Click here to view the embedded video. [...]

Leave a Comment