Në këtë temë do ju tregoj diçka interesante që e gjeta në Web edhe që doja ta ndaja me ju.
Bëhet fjalë për një integrim të WordPress si Aplikacion në Facebook. Unë e kam bërë këtë gjë edhe mund ta bëni edhe ju, e me pak fat mund të merrni më shumë trafik në faqen tuaj përmes këtij Aplikacioni.
Perpara se të nisim ju duhet të ktheni si e kam treguar në temën .
Gjeja e parë që duhet verifikuar është që versioni juaj i WordPress mos të jet më i vjetër se 2.5.
Më pas duhet të shkarikoni pluginin WPBook tek ky link ketu. Instalojeni këtë Plugin edhe aktivizojeni.
Më pas, pasi të jeni idenfitikuar në Facebook shkoni në këtë faqe: http://www.facebook.com/developers/
Pasi të keni shkuar këtu do ju shfaqet një figure si më e poshtëmja. Pastaj aty duhet te klikoni tek Set Up New Application.
[SinglePic not found]
Pasi të keni klikuar do ju hapet një dritare tjetër tek e cila duhet të plotësoni këto gjëra:
- Application Name : Këtu duhet të vendosni emrin që doni ti jepni aplikacionit. (Këshillë: Përdorni vetëm shkronja të vogla shtypi sepse mund t’ju dali ndonjë problem më vonë. Më pas mbasi të keni mbaruar mund ta ndryshoni prap duke përdor e shkronja të mëdha)
- Kushtet e Shërbimit : Këtu duhet të zgjidhi Agree.
Pastaj klikoni Ruaj ndryshimet.
[SinglePic not found]Më pas do ju hapet faqja të cilen do e plotësojmë bashkë hap pas hapi. Majtas keni një sëre opsionesh si Baza, Faqet, Lidhje etj.
Klikoni tek Baza edhe plotësoni këto fusha si do ju tregoj.
- Application Name: Këtu përdorni të njëjtin emër që përdorët edhe më lartë.
- Callback Url: Ketu fusni linkun e faqes tuaj pa harruar http:// në fillim edhe / në fund.
- Pershkrimi: Ketu vendosni një përshkrim të faqes tuaj.
- Icon: Mund të vendosni një ikone sipas dëshirës tuaj.
- Logo: Mund të vendosni një logo sipas dëshirës tuaj.
- Developer Contact Email: Vendosni adresën tuaj.
- User Support Email: Vendosni adresën tuaj.
Vëndet e tjera edhe mund ti lini bosh. Mbasi të keni mbaruar mos harroni me klikuar Ruaj ndryshimet.
[SinglePic not found]Më pas klikoni tek Authentication.
- Këtu do ju duhet vetëm të selektoni të dyja kutite si më poshtë dhe të klikoni tek Ruaj ndryshimet.
Më pas klikoni tek User Profiles.
Këtu duhet të keni kujdes sepse do të vendosni diçka të rëndësishme.
- Tab Name: Vendosni këtu emrin që keni përdor gjer tani për të bër aplikacionin.
- Tab URL: Kjo është gjëja më e rëndësishme sepse në varësi të kësaj varet edhe linku që do të ket aplikacioni juaj. E quajtur ndryshe vendosja e [Canvas_URL]. Përdorni diçka që nuk ekziston më parë edhe që është unike. Un psh kam përdor shqiperia.
- Default FBML: Këtu duhet të vendosni një kod i cili ju jepet i gatshëm nga Plugini. Këte e shihni nga Paneli i Adminit mbasi të keni shkuar tek plugini për ta modifikuar.
Mbasi ti keni bërë të gjitha mos harroni me klikuar Ruaj ndryshimet.
[SinglePic not found]Më pas shkoni tek Faqet.
- Default Application Profile FBML: Këtu duhet të vendosni të njëjtin kod si kodi FBML një hap më lart e të klikoni Ruaj ndryshimet.
Më pas shkoni tek Canvas.
- Canvas Page Url: Do të venosni atë që përdoret për tek TAB URL më lartë.
- Render Methode: Këtu zgjidhni IFrame.
- IFrame Size: Këtu zgjidhni Resiazble.
Mbasi ti keni mbaruar këto klikoni tek Ruaj ndryshimet.
[SinglePic not found]Këto janë gjërat e nevojshme për aplikacionin tuaj. Me ketë keni mbaruar edhe do t’ju shfaqet në një mënyrë të tillë.
[SinglePic not found]Aty keni Api Key, Application Secret edhe Application ID. Këto gjëra do ju duhen për të plotësuar Plugin.
Hyni në WordPress Admin Panel edhe tek Settings gjeni plugini WPBook.
Aty duhet tëe plotesoni këto fusha. Api Key, Application Secret dhe Canvas.
Mbasi ti keni mbaruar këto klikoni tek Save.
Në fund te kjo faqe keni edhe atë kodin FBML që ju kam folur më lart e që duhet të përdorni.
Me kaq mbaruam.
Që të shkoni tek aplikacioni juaj në Facebook për ta pranuar edhe rregjistruar duhet të përdoni këtë link
http://apps.facebook.com/canvasijuaj
Për të parë se si funksionon mund të shkoni tek aplikacioni im http://apps.facebook.com/shqiperia/



Te lumte bro per kto mesime.
Me fal e kam nje pyetje.
A ka mundesi edhe vbulletinin me integru me facebook ose me integru vbulletinin me wordpress ?
Te faleminderit Respekte.
Hmm me then te drejten nuk e di nese behet gje e tille. Ose me sakte gje e tille eshte e mundur por nuk e di nese ka ndonje plugin per vbulletin. Shko tek forumi i vbulletin e shif ndonjeher per ndonje facebook plugin se ndoshta mos ka.
Bro une e kam nje problem qe nuk po e kuptoj mire anglishten.
Ketu me duket ka dicka po nuk po e kuptoj mire kete.
http://www.vbulletin.org/forum/showthread.php?t=134521
Ja dhe ky site e kish te integrume
http://www.sweatdrop.com/
Faleminerit.
Pershendetje Edi,
kjo qe me tregove ti eshte nje Bridge… edhe Bridge do te thote qe ben vetem lidhjen e DataBase ne rregjistrimin e anetareve. Dmth nese dikush rregjistrohet ne Wordrpess, llogaria atij mund te perdoret edhe ne Vbulletin edhe anasjelltas. Pra nuk eshte ajo gjeja qe kam shpjeguar une. Me aq sa di un e kam degjuar ska ndonje plugin per vbulletin sepse eshte shume i ngarkuar edhe ka nje menyre punimi tjeter… Megjithate ndoshta del ndonje…
aha faleminderit shume bro per pergjegjen.