Po ju tregoj një lojë vërtet shumë interesante që do ftoja çdokënd mbi 18 vjeç ta provonte. Bëhet fjalë për Hotel 626, një lojë Horror që kohët e fundit ka tronditur Amerikën.
E veçanta e kësaj loje është se mund ta luani vetem nga ora 18:00 deri ne orën 6:00. Pra gjatë ditës nuk mund të luhet.Por ka një stil të vogël që ju mundëson luajtjen në çdo orë të ditës. Mjaftoni të ndryshoni orën e kompjuterit tuaj edhe mund të vazhdoni.
Ngjarjet zhvillohen në një Hotel edhe ju duhet të kryeni disa gjëra.
Si fillim do ju duhet të rregjistroheni e të merrni konfirmimin. Më pas mund të nisni të luani. Këshillohet që të keni Webcam edhe Microfon që loja të bëhet sa më interesante. Gjithashtu të shuani dritat e dhomës e të përqëndroheni në lojë.
Kur të hyni në lojë mos harroni ti jepni akses faqes për të hapur Webcam tuaj.
I gjith manovrimi i lojës bëhet me anë të mausit.
Më poshtë keni një trailer të lojës. Shpresoj që t’ju pëlqejë.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=pgGEbFXb0Cg[/youtube]
via: JuliusDesign



jam -18 por do luaj, do e provoj.
e luan ti kete loj?
Pershendetje Mentor,
mund ta luash sepse nuk eshte ndonje krim por thjeshte nje keshille.
Loja eshte e shkurter e jo shume e gjat… un e kam luajtur edhe me eshte dukur interesante
Loja qenka interesante, por pak e veshtire, nuk dija cte shkruaja aty
kur hyra me at te cmendurin a qa ishte, qe ishte dera e bllokuar.
Ej Romeo po ky hoteli pse me jep vetem ate Fantazmen ok aty dola ja bera foten pastaj me del femija qe duhet ti kendoj dhe te hec avashe mos bej zhurme dhe pastaj shkoj tek ai sikopati dhe aty vej kodin dhe dal pastaj tek ajo hij dhe ne fund eshte ajo dera Exit dhe aty dal dhe hypi ne makin dhe nisme te iki kur me del serishte ai sikopati tek ajo dhoma dhe aty mbaron Apo kaq eshte ??? Pres pergj plz ciaoo
ahahaahah pak a shume aq eshte loja.. dmth 3 apo 4 raunde ka… nuk zgjat me shume.. edhte dicka e thjeshte edhe e vogel… me aq sa shof un ti e paske mbaruar lojen
Waaa sa inat me vjen kaq pak ishte me :p Ore nga Fv nuk po te shoh me un ty nga boheshe ti :p
Lal nese ke donje loj qe zgjat me shum aman me bej nje zile ahahah amon te jet keshtu Horror
Ehehe epo ca ti bej une.. e gjeta diku edhe e vura
Tek FV nuk kam kohe me hyr se jam shume i zen. Ate pak kohe te lire qe gjej e shpenzoj me kete blogun tim. Aty hy ndonjeher me pa ca behet, skam kohe per forume e budalliqe tani 
sepse me emer Arjana nuk te njoh… Me dergo nje email tek webmaster@romeolab.com e me thuaj kush je e emaili jot qe te lajmeroj nese gjej lojra te reja
Ti kush je aty qe te lajmeroj po gjeta ndonje loje te re