Guest Posts

Për të gjithë ato që ndjekin Blogun tim do e ken vën re që të gjitha postimet bëhen nga vet unë. Duke qënë se dua të lancoj edhe disa anë të tjera të blogut, atëher nuk do kisha shumë kohë ti tregoja një përkujdesje të madhe postimeve. Pikërisht për këtë gjë un dua ti jap mundësinë të gjithë atyre që duan që të postojnë lajme në RomeoLab.Com

Cfarë është Guest Posting?

Guest Posting është lejimi i postimit të lajmeve të ndryshme në Blogun tënd nga persona të jashtëm. Këto persona nuk kan një numër të caktuar apo selektim të caktuar. Mjafton materiali të jet i mirë edhe secili prej jush mund të bëhet postues.

Shpërblimi

Interneti në Shqipëri kohët e fundit ka pësuar një rritje të madhe edhe fitimet në të jan bërë të mëdha. Un personalisht Blogun tim e kam për pasion edhe jo për monetizim, kështu që un NUK do ju mund t’ju shpërblej me para për këtë gjë. Ndoshta në një pikë më të vonë nuk i dihet por për momentin mund t’ju ofroj këto gjëra:

  • Një box të Autorit në fund të postimit me linkun e faqes tuaj apo llogaris Twitter. Kështu do të merrni goxha vizitues nëse artikulli është i suksesëshëm.
  • Të gjitha linket aty do jen “Follow” kështu që do të merrni një Backlink nga një faqe me PR 3.
  • Një ekspozim tek lexuesit e RomeoLab të cilët jan konstant edhe mbi 70 të nënshkruarit në RSS Feed.

Ndoshta për shumë këto nuk jan shumë, por kjo është maksimalja që mund të ofroj për momentin. Në rradhë të parë tek blogu im vjen pasioni e dëshira pastaj paraja.

Kë po kërkoj?

Si e thash edhe më lart secili është i mirëpritur, mjafton dëshira edhe pasioni. Megjithatë ka një sërë kriteresh që duhen përmbajtur edhe që më bëjnë mos të pranoj të gjithë postimet. Duke qën se në Blog i vej rëndësi postimeve me vlerë atëher do doja të qëndroja prap tek e njëjta zonë. Disa kritere janë:

  • Duhet të jenë shkruar në gjuhën letrare shqipe (nuk them perfekte por të jenë mëse të kuptueshme)
  • Duhet të mos jenë lajme shabllon që i gjen në të gjitha faqet (p.sh Microsoft nxorri Bing)
  • Duhet të jen shpjeguar qartë, mundësisht të shoqëruara edhe me figura
  • Nuk duhet te jenë të kopjuara nga diku, nëse jan të përkthyera nuk ka problem por jo përkthim 1 me 1, thjeshtë të merret esenca e artikullit.

Dua t’ju kujtoj se jo të gjitha temat e dërguara do të postohen. Në fillim do të bëhet selektimi i tyre.

Gjithashtu duhet të them që postimi duhet të jet në një nga kategoritë e Blogut tim. Tutorialet janë shumë të mirëpritur edhe do i jepet shumë përparësi.

Si të aplikoj?

Mjafton të leni një koment këtu në temë. Unë do ju kthej përgjigje ose do ju kontaktoj me e-mail (nëse e keni vën të saktë). Gjithashtu mund të përdorni formën e kontaktit për të më shkruajtur. Nëse keni pyetje përdorni sërisht formën e kontaktit pr më shumë.

8 Responses to “Guest Posts”

  1. Gjergji Kokushta
    01/10/2009 at 23:56 #

    Shume interesante ideja. Vlen kjo per publikimet qe bejme ne blogun personal?

    • Romeo
      02/10/2009 at 13:48 #

      Nese e kam kuptuar mire ate qe thua, postimet qe duhet te behen nga Post Guest nuk duhet te gjenden ne blogje te tjera. Nese personi ka blogun anglisht, italish, gjermanisht apo nje gjuhe tjeter edhe e ka publikuar aty edhe ne blogun tim e publikon shqip, ateher ska problem por brenda per brenda shqip ateher nuk vlen kjo oferte sepse un pothuajse skam ndonje fitim, madje penalizohem nga makinat e kerkimit.

      besoj qe me kupton Gjergj.
      nese je i interesuar me kontakto sepse ti je shume i mirepritur

  2. ShqiPress
    05/11/2009 at 17:39 #

    Mos qit qasi fotografi se me shtine me shku me be nje caffe.
    Nuk di si e ben ket per vizitoret duhet te jen te regjistruar?

    PS: http://wordpress.org/extend/plugins/tdo-mini-forms/screenshots/ ky esht nje plugin qe ben Postime automatikisht nga faqja direkt pa patur nevoj te futen ne adminC,
    Por qka me intereson tek plugin lart se si tja bej qe vizitoret te ken mundesi te postojn edhe nje foto bashk me lajmin!!!!

    • Romeo
      05/11/2009 at 17:45 #

      Nuk kam nevoj per Plugin sepse i hap llogarine direkt ne CPanel edhe nga aty kan kontroll te plote. Mund te vendosin Tags, mund te zgjedhin kategorine edhe gjithashtu mund te vendosin edhe foto bashke me lajmin.
      Te gjithe keto gjera ai apo ndonje plugin tjeter nuk e ben. Keshtu qe menyra me e mire eshte ti hapesh llogari. Ose nese ma nisin me email mua un ja postoj duke i hapur llogarine atyre..
      Pra krijo nje user te ri ne cpanel edhe ai mund te ngarkoj edhe foto, me aq sa di duhet te jet Editor e siper per te ber kete gje ndryshe foto ne server nuk ngarkojne dot.

      • ShqiPress
        05/11/2009 at 17:56 #

        Po te kuptoj plotesisht.
        Po ja nje shembull. ofro.info aty pra esht kriju mundesia qe personi te postoj artikullin me foto tags dhe gjitha elemetet qe i ke cekur lart.

        Ajo qka dua te bej esht ta hapi nje faqe dhe te postohen lajme ne te njeten menyr pra si esht tani ofro.info por ne nje dizajn tjeter.

  3. Romeo
    05/11/2009 at 18:04 #

    Ajo që përdor ofro.info eshte nje shkrim qe kushton edhe duhet te paguash qe ta kesh. Ato persona qe kan ber kete script e kan ber vete ate opsion aty. Pra nese don dicka te tille ble ate scriptin edhe modifikoje sipas deshires. Plugin per kete gje un nuk di sepse nuk me eshte dashur ndonejher edhe nuk kam kerkuar por di vetem qe ai i ofro.info eshte script me pagese e jo plugin falas.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 01/10/2009

    Postim i ri: Guest Posts http://bit.ly/6lz43
    – #shqiperia

  2. romeolab - 01/10/2009

    Postim i ri: Guest Posts http://bit.ly/6lz43
    – #shqiperia

Leave a Comment