Google Trend konkuron Alexa, Compete e Quantcast

google trends Google Trend konkuron Alexa, Compete e Quantcast

Google nuk ka shumë që ka prezantuar Google Trends, një shërbim i ri i cili mundëson që personat të shohin trafikun e faqes së tyre. Ky është një shërbim nga gjigandi Google i cili i bën konkurencë shumë shërbimeve të tjera online që kan vite që merren me këtë gjë. Këtu mund të përmendim Alexa, Compete, Comstore, Quantcast e shumë të tjerë.

Në shërbimet e përmendura më sipër ka një problem, fakti që këto faqe nuk marrin direkt informacion nga siti juaj, gjë që bën që informacionet që japin janë shumë shpesh jo të sakta. Ka edhe shërbime që të japin një kod ta vendosësh në faqe për të analizuar por janë të rrallë. Prandaj thuhet edhe shpesh që Alexa nuk është shumë i saktë për informacionet që jep sepse nuk ka akses direkt në faqen tuaj.

Këtu vjen edhe ndryshimi i Google Trend, sepse si e dimë të gjithë Google të jep mundësinë për statistika më të sakta. Këtu mund të përmendim shërbimin tjetër të Google, pra Google Analytics.

Momentalisht projekti është në një fazë Beta edhe nuk është shumë i saktë, por më vonë do të bëhet edhe më i mirë. Shumë faqe të reja Shqiptare nuk i njeh fare, kështu që mos u habisni nëse fusni linkun e faqes tuaj edhe nuk ju del asnjë rezultat. A do ja arrij vallë Google të thyej konkurencën e shërbimeve që tashme ekzistojnë?

Gjithashtu duhet përmendur që edhe Firefox po punon në një projekt të tillë. Ato duan të instalojnë diçka në Web-Broswerin i cili të kontrolloj se cilat faqe vizitohen e kështu të krijoj një statistik. Duke qën që Firefox po merr gjithmonë e më shumë përdorues, kjo është një ide e mirë. Të shohim në të ardhmen çfarë surprizash do na rezervojnë këto 2 gjigandë të mëdhenj.

4 Responses to “Google Trend konkuron Alexa, Compete e Quantcast”

  1. programitv.com
    08/06/2009 at 12:26 #

    sh interesant si artikull, google duhet ta kishte nisur prej kohesh si projekt..

  2. Romeo
    08/06/2009 at 13:01 #

    programitv.com: sh interesant si artikull, google duhet ta kishte nisur prej kohesh si projekt..

    Edhe une keshtu mendoj. Momentalisht Google eshte pak mbrapa ne krahasim me sitet e tjera por besoj do e rikuperoj shume shpejt kete terren te humbur edhe do te ofroj nje sherbim me te mire. Te presim e te shohim :)

Trackbacks/Pingbacks

  1. Blog Shqip - 05/06/2009

    Postim i ri: http://port.al/306 Google Trend konkuron Alexa, Compete e Quantcast #shqiperia

  2. Blog Shqip - 05/06/2009

    Postim i ri: http://port.al/306 Google Trend konkuron Alexa, Compete e Quantcast #shqiperia

Leave a Comment