Google hyn ne Twitter

Besoj të gjithë sot kemi dëgjuar pak a shumë se çfarë është Twitter. Nëse nuk ja keni idenë shkoni këtu edhe lexoni më shumë.

Edhe gjigandi Google ka hapur një llogari në Twitter. Ajo është hapur dje edhe për një kohë mjaft të shkurtër ka arritur një numër rekord ndjekësish.

Momentalisht ka mbi 25.000 ndjekës edhe ky numër rritet në çdo moment. Gjithsej gjer tani ka postuar 11 update ku update i parë nuk ka qën gjë tjetër veçse një “kod binar” i përbër nga 1 dhe 0.

Mund të shihni edhe foton lartë për më shumë info.

Gjithashtu mund të shtoni edhe ju Google në Twitter duke klikuar këtu.

9 Responses to “Google hyn ne Twitter”

  1. besart
    27/02/2009 at 12:55 #

    Twitter padyshim eshte duke u bere nje nder konkurentet e MySpace dhe Facebook. Popullariteti i Twitter eshte duke u rritur ndjeshem, mjafton te analizosh keto statistika.

    Twitter gjatë vitit 2008 pati një rritje prej 752%

    Duke u bazuar në të dhënat e Compete (një kompani qe merret me statistikat e vizitorëve të internetit), vetëm gjatë muajit dhjetor 2008, Twitter ka pasur hiq më pak se 4.43 milion vizitor unik, apo thenë më përqindje, ka pasur një rritje prej 752%. Gjatë fillimit të vitit 2008, Twitter kishte përafërsisht 500,000 vizitor në muaj. Më poshtë mund të shihni grafikun e vizitorëve të Twitter.

  2. Romeo
    27/02/2009 at 13:24 #

    besart: Twitter padyshim eshte duke u bere nje nder konkurentet e MySpace dhe Facebook. Popullariteti i Twitter eshte duke u rritur ndjeshem, mjafton te analizosh keto statistika.Twitter gjatë vitit 2008 pati një rritje prej 752%Duke u bazuar në të dhënat e Compete (një kompani qe merret me statistikat e vizitorëve të internetit), vetëm gjatë muajit dhjetor 2008, Twitter ka pasur hiq më pak se 4.43 milion vizitor unik, apo thenë më përqindje, ka pasur një rritje prej 752%. Gjatë fillimit të vitit 2008, Twitter kishte përafërsisht 500,000 vizitor në muaj. Më poshtë mund të shihni grafikun e vizitorëve të Twitter.

    Besart shume flm per infon e dhene. Eshte me se e vertete ajo qe thua megjithese sbesoj se i ben konkurence Facebook sepse jan 2 gjera icik te ndryshme. Dmth thelbi jan mesazhet por funksionimi eshte ndryshe :)
    Jam kurioz te shof ne te ardhmen sa do te perhapet Twitter ne perdorim nga Shqiptaret

  3. besart
    27/02/2009 at 14:54 #

    Romeo, nuk e thashe ne kuptim te drejtperdrejte qe jane konkurent, por me sa kam lexuar, ekspert te ndryshem po vlersojne Twitter si nje nga ueb faqet qe do te kete rritje me te madhe gjate ketij viti.

    Nuk e di nese e dini, por nje programer nga Yahoo eshte duke krijuar nje motor kerkimi ne kohe reale (Real Time Search Engine), pikerisht duke shfrytezuar informacionet e Twitter.

    Ndersa popullariteti i Twitter eshte shume i madhe ne Amerike, si duket ne Europe nuk eshte duke u perdorur shume nga kompanite dhe individet, e lere mo qe kete ta perdorin shqiptaret, te cilet ne vitin 2008 u versulen ne Facebook, se deri atehere te pakte ishtin, pasi shume shfrytezonin hi5.

  4. The End
    01/03/2009 at 20:29 #

    a ka mundsi me me shpjegu pak se shka oshte kjo twitter a fiton njeri najsan ktu a qysh oshte. ???? :razz: :oops:

  5. Romeo
    02/03/2009 at 19:59 #

    The End: a ka mundsi me me shpjegu pak se shka oshte kjo twitter a fiton njeri najsan ktu a qysh oshte. ???? :razz::oops:

    Nuk ka problem fare… shko ketu http://www.romeolab.com/mania-twitter/ edhe lexo me shume sepse kam nje teme me pare per kete gje.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 27/02/2009

    Google hap nje account ne twitter :D lexoni me shume… http://tinyurl.com/d4m5sk

  2. Links About Google - 27/02/2009

    Google hyn ne Twitter: Besoj të gjithë sot kemi dëgjuar pak a shumë se çfarë është Twitter. Nëse nuk ja keni ide.. http://tinyurl.com/d4m5sk

  3. RomeoLab - 27/02/2009

    Google hap nje account ne twitter :D lexoni me shume… http://tinyurl.com/d4m5sk

  4. Links About Google - 27/02/2009

    Google hyn ne Twitter: Besoj të gjithë sot kemi dëgjuar pak a shumë se çfarë është Twitter. Nëse nuk ja keni ide.. http://tinyurl.com/d4m5sk

Leave a Comment