Problemi i gjetjes së driverave është një problem që e ka çdokush që instalo Windowsin nga fillimi apo kur bën update diçka të re. Gjetja e tyre nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Madje ka raste që duhen harxhuar orë të tëra duke kërkuar në Google për të gjet ato të duhurit. Duhet të dish çfarë Motherboardi ke edhe të dhënat e sistemit.
Me pak fjalë është një punë që për një fillestar është jashtazakonisht e vështirë. Në këtë pikë na duhet diçka ose një program që të skanoj automatikisht kompjuterin tonë edhe të shohi nëse driverat janë në versionin e fundit apo nëse mungon ndonjë nga ato.
Ka disa programe që e bëjnë këtë gjë por që duhet të paguajmë për ti përdorur. Vet kohë më parë bleva një program që quhesh Driver Detective edhe që ishte shumë i mirë por mbas 1 viti i skadonte liçenca edhe duhesh bler sërisht.
Përveç këtyre versioneve me pagesë ka edhe një version që është Open Source edhe që besoj do i vij në ndihmë secilit. Programi quhet RadarSync edhe është në 2 Versione: i pari falas edhe i dyti me pagesë nëse don të hiqen rreklamat e programit ose nëse don support.
Versioni falas është mëse i mjaftueshëm për të gjetur ato drivera që doni e për t’ju mbaruar punë. Programi punon si në sistemin operativ Windows XP ashtu edhe në atë Vista. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta instaloni edhe të shtypni butonin për të skanuar PC tuaj. Më pas programi do të shohi se kush driver i mungon edhe se kush driver ka një version të ri online. Pasi ka mbaruar skanimi ju mund të zgjidhni se cilët driver doni me shkarkuar. Edhe kjo gje bëhet automatikisht nga programi.
Unë e testova vet këtë program edhe më gjeti disa drivera që kishin dal në versionin e ri të tyre edhe që mbasi i bëra Upgrade më sollën ca përmirësime në Pc. Kështu që personalisht do ja këshilloja të gjithëve të kishin një program të tillë.
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare të programit.



Shum faleminderit duhet provuar per windows 7
Windows 7 nuk eshte akoma version Final keshtu qe nuk besoj se ka program qe garanton punim ne te. Mund ta provosh edhe nese na thua rezultatet do ishte interesante
Per ti shkarkuar driverat duhet qe pc te kete rrjet ?
Po, per te shkarkuar driverat duhet te kesh lidhje interneti
Po spate rrjet eshte kot apo jo ?
Po nuk pate rrjet nuk lidhet me internetin ajo keshtu qe nuk ka si i shkarkon driverat
Mua me nevojitet nje prog. i cili tregon se cilet drivera mungojn dhe ku mund te gjende. Di nje te tille ti ? Qe ska nevoj per rrjet.
Tani ky program esht shum i mire per versionin XP dhe paraardhesve te tij, Se duke filluar nga vista e Seven qe do dali tani dhe versionet ne vazhdim nuk kane nevoje per kete program. psh un kam te instaular windows 7, me gjeti te gjitha driverat, pa pasur nevojen e ketyre programeve. dhe me win Visten po prap ashtu. Vetem tek XP qe ka probleme kjo gjetja e driverave:DDDD
Me then te drejten instaloje programin e skanoje.. ai duhet ti gjej.. por nuk i shkarkon dot pastaj…
Ke shume te drejte.. microsoft e ka permiresuar sherbimet persa i perket driverave.. por ne vista psh qe kisha un kishin dal ca update te ri te driverave qe ky program mi gjeti
Punon 1 fare me windows 7 gjen driver dhe i ben update gje klas fare… e pelqej kete program qenka 1.. tani nga darka do i testoj 1 nga 1 driver
Kerkon license ky program ?
Hi Egzon, ne kohen kur e kam postuar un ky program ka qen totalisht falas, por ka rreth 1 muaj qe ky program vetem te gjen driverat qe te mungojne por nuk ti len ato me shkarkuar. Pra kerkon nje licence.. Ti mund ta perdoresh vetem me gjet driverat besoj…
Flm shum un driverat e tjer i kam gjet vetem driverin e zerit si mund te me ndihmoni…