Në takimin e parë internacional të mediave, në Beizhing të Kinës, mesazhi ishte i qartë: Ka ardhur koha të kërkohen pagesa për përdorimin e materialeve online. ‘Viktimat’ do jenë kryesisht dhe sidomos makinat kërkuese si Google, Bing, Yahoo etj gjithashtu dhe bloguesit e shumtë. Kjo kërkesë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve masive në teknologji dhe se si njerezit marrin dozat e përditshme të lajmeve online.
“Ne, krijuesit e materialeve, kemi qënë mjaft të avashtë të reagojme ndaj shfrytëzimit të lajmeve tona nga ana e third parties (grupet e treta indirekte si Google që përcjell informacion nga autori në përdorues) pa lejen ose aprovimin tonë.” – tha Tom Curley, shefi ekzektutiv i Associated Press në mbledhjen e 300 lidereve të medias.
Gjithashtu Tom shprehu se mbledhësit e kontentit ku bëjnë pjesë motorrët kërkues dhe shërbimet web si Wikipedia, Youtube & Facebook po drejtojnë audiencat dhe të ardhurat larg atorëve të materialeve.
Në një notë personale për ‘vjedhjen’ apo moskompensimin ndaj pronarëve të mediave të cilët e kanë bërë zakon të fusin hundët për para kudo që shohin nje ide premtuese, sado qesharake apo absurde te jetë, lind dhe pyetja a do kishin këto kompani apo lajme një audiencë po të mos egzistonte Google apo motorrët e tjerë të kërkimit?
Eshtë vallë ky fillimi i një fundi për Digg.com ku userbase i sitit gjeneron përditë trafik dhe ad impressions që në fund të fundit konvertohen në dollarë?
Në mos të gjithë, shumica, e aq më tepër gazetarët, e dinë shumë mirë se cfarë profitesh nxjerr kjo industri vetëm nga reklamimi i targetuar (targeted advertising). ‘Prodhuesit’ e materialeve nuk po humbasin para – thjeshtë nuk bëjnë më shuma kolosale sic benin në ditët kur të gjithë ne i merrnim lajmet nga televizori. Nuk mundem dot ta kuptoj konceptin e humbjes së një viti të quhet ‘humbje kolosale’ kur të gjithë i dimë mirë profitet absurde të viteve të mëparshme. Nëse një kompani nuk operon me një balancë negative atëherë kjo kompani nuk po humbet.
Le të shohim pra si do të vazhdoj kjo ngjarje edhe kush do të jetë reagimi i makinave të kërkimit.



Trackbacks/Pingbacks
Postim i ri: Firmat e Lajmeve kerkojne te paguhen http://bit.ly/pLycC
– #shqiperia
Postim i ri: Firmat e Lajmeve kerkojne te paguhen http://bit.ly/pLycC
– #shqiperia
Postim i ri: Firmat e Lajmeve kerkojne te paguhen http://bit.ly/pLycC
– #shqiperia