Shumë nga kompanitë si Google, Yahoo, Microsoft etj kanë lajmëruar se do të suportojnë OpenID. OpenID është një login “global”. E thenë në fjalë të tjera ju mund të përdorni një llogari të vetme për të hyrë në çdo faqe. Përshembull ju mund të hyni në Facebook duke përdorur të dhënat e Gmail. Pak a shumë funksionon si shërbimi për avatar – Gravatar.
Që tani Facebook, për të gjithë personat që nuk janë rregjistruar akoma në të, i ofron mundësinë që të hyjnë në faqe duke përdorur OpenID nga një provider tjeter.
Momentalisht OpenID ofrohet në Facebook vetëm për llogaritë e Gmail e më vonë ndoshta do të ofrohet e për llogari të tjera. Kjo gjë bëhet në një mënyrë apo në tjetrën që të gjithë ato persona që përdorin shërbimin e Google, Google Friend Connect, të mos kenë vështirësi në hyrjen në Facebook.
Tani duhet parë si do të veprojnë kompanitë e tjera të mëdha që a do të lejojnë ato përdorimin e një llogarie të një firme konkuruese për të hyr tek shërbimet e tyre. Një shembull konkret do të ishte nëse unë do të përdorja llogarinë time në Gmail për të hyrë te shërbimi i Yahoo Mail.



Trackbacks/Pingbacks
Facebook and OpenID http://bit.ly/6mGsn
Facebook and OpenID http://bit.ly/6mGsn