Kur kam qënë në Shqipëri, ka qën edhe nisja e këtij programi që atëher bëri shumë buj. Kohët e fundit sikur i ka rën icik pëlqimi midis publikut, por prap është një emision goxha i ndjekur. Midis shumë talenteve që marrin pjesë aty, ka edhe shumë persona të cilët as që kan idenë fare, por prap se prap shkojnë. Pikërisht kjo është edhe ideja e videos më poshtë, ku përfshihen disa nga momentet më qesharake të këtij spektakli.
Gjëja që mua personalisht më bën më shumë përshtypje është fakti që pse këtyre personave nuk i thot njeri diçka që nuk dinë me kënduar? Mos vallë dëgjojnë vetëm fjalët e prindërve që thojnë “Je më e/i miri? Apo ndoshta duan vetëm të dalin në tv?? Personalisht jam skandal në këndim e kurrë nuk do më shkonte mendja të dilja aty e të bëhesha qesharak.
Megjithate ju lej të shihni videon edhe të qeshni pa fund..



Hahahahha ka kohe qe skam qesh kaq shume