A eshte kthyer Twitter ne semundje?

twitter semundje A eshte kthyer Twitter ne semundje?Ka disa muaj që edhe un kam hapur një llogari në Twitter dhe momentalisht jam duke ndjekur 36 persona edhe po më ndjekin 24. Kështu që erdhi koha të bëj një bilanz të parë mbi këtë lloj shërbimi. Përse unë përdor Twitter? Çfarë përfitimi kam unë nga ky shërbim? Mos ndoshta pse e përdorin persona të shquar si Barak Obama? Apo sepse un jam një njeri i vetmuar edhe nuk kam asnjë mik si personi që do shihni në videon më poshtë?

Ajo që arrita të nxjerr si rezultat është që online po bëhet shumë zhurmë për asgjë. Gjithandej shef postime për Twitter, gjithandej shef persona që flasin për Twitter. Falë zotit ky shërbim nuk është shumëi përhapur në Shqiperi edhe mendoj se është mirë kështu.

Po ta marrim pak më shtuar këtë problem. Por mendoni ju se mua më intereson se kur je ngritur në mëngjes e çfarë hëngre mbrëmë në darkë? Gjëra të tilla personale nuk kam qef ti lexoj, përjashtuar këtu diçka të veçantë. A mendoni se është mirë ti tregosh gjith botës se çfarë je duke bër ti në një moment të caktuar? Personalisht mendoj që nuk është asgjë e mirë. Si thot edhe personi tek video e mëposhtëme “Nëse këto personat në Twitter do të ishin shok të vërtet do të merrnin në telefon”.

Unë  nuk e përdor Twitter për këto gjëra, e vetmja arsye që e përdor është të postoj shkrimet që bëj në këtë Blog. Më duket shumë më interesante bisedat në MSN ose E-Mail sesa këto mesazhe me 140 karaktere që mund ti shohi kushdo në net. E sipas mendimit tim ky shërbim po bëhet si një platformë “thashethemesh” ku secili thot diçka e të tjerët shohin e i përgjigjen.

Kështu nëse doni të merrni mendimin tim për Twitter, rrijini sa më larg, duke përjashtuar rastet si të miat kur e përdor për “punë” apo kur don të ndash me të tjerët një link interesant. Gjërat Personale kot nuk quhen kështu, pra për mos tu ndarë  me të gjithë.

Nëse ju keni ndonjë mendim tjetër, atëher ju ftoj të shkruani tek komentet e ju lë nën shoqërin e videos së mëposhtëme që është me të vërtet diçka që tregon realitetin e Twitter.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  A eshte kthyer Twitter ne semundje?

    Besoj të gjithë sot kemi dëgjuar pak a shumë se çfarë është Twitter. Nëse nuk ja keni idenë shkoni këtu edhe lexoni më shumë. Edhe gjigandi Google ka hapur një llogari në Twitter. Ajo është hapur dje edhe ...

  •  A eshte kthyer Twitter ne semundje?

    Duke u bazuar ne temat e meparshme si Mania Twitter dhe A është kthyer Twitter në sëmundje? që flasin vetëm për dizavantazhe të Twitter, kjo është një temë e cila shpjegon një avantazh të vogël të këtij shë ...

  •  A eshte kthyer Twitter ne semundje?

    Twitter është një shërbim Microbloggin i njohur edhe ndryshe edhe si shërbimi me 140 karaktere. Por prej kohësh në Twitter mund të postohen edhe Video apo fotografi të ndryshme. Kjo bëhet e mundur prej shu ...

  •  A eshte kthyer Twitter ne semundje?

    Të përdorësh Social Network me një Laptop kur je duke u larë në vaskë nuk është ndonjë ide e mirë. Kjo gjë mund t'ju kushtoj shtrenjtë, aq shtrenjtë sa ta paguani me jetën tuaj. Kjo gjë i ka ndodhur nje ...

  •  A eshte kthyer Twitter ne semundje?

    Twitter është një network social edhe një shërbim Mikro-Bloggin. Personat e rregjistruar mund të dërgojnë mesazhe gjer në 140 karaktere dhe gjithashtu të marrin mesazhet e përdoruesve të tjerë. Mesazhet quh ...

11 Komente për “A eshte kthyer Twitter ne semundje?”

  1. 1
    Mandi thotë:

    Ka te beje me “entuziastet” e webit! Ka disa njerez entuziast qe cdo gje te re e fryjne dhe e ekzagjerojne.
    Sdq Twitter ka vlera per ata qe e perdorin vetem per Promovim te faqes se tyre. Ndoshta do shkruaj dhe une nje artikull mbi kete teme nje dite.

  2. 2
    Deni thotë:

    Nuk mendoj që bëhet fjalë për fryrje dhe ekzagjerime, twitterin pikërisht personat të cilët e shfrytëzojnë për promovimin e faqeve të tyre të internetit e kane ngritur në famën që ka tani, është gjë tjetër që njerëzit (jo Romeo) e përdorin për arsyet që thotë më sipër ai… ne të gjithë e kemi vënë re që edhe facebook tanimë në hyrje pasi bën login duket si twitter (për këtë kam shkruar dhe një artikull), pra duke parë ndikimin e twitter edhe ata të facebook e kanë përshtatur … 

    dmth: ka vlera për mendimin tim dhe po duhet përdorur nga të gjithë (nëse diku mund të konstatojmë atë keqpërdorim të një social network eshtë facebook, i cili po kthehet avash avash në një problem social, dhe jo twitter)

  3. 3
    Oracle thotë:

    Te bej nje pyetje shoku Romeo: Meqe Twitter na qenka semundje atehere cfar eshte Facebook?
    Facebook eshte semundja e vertete sipas meje. Nuk ofron asgje te re asgje inovative, thjesht diten ti bejne reklam faqes dhe terhoqen shume budallenje.
    Twitter te pakten eshte origjinale dhe shume here me e dobishme se facebook, per mendimin tim.

  4. 4
    Romeo thotë:

    Deni: Nuk mendoj që bëhet fjalë për fryrje dhe ekzagjerime, twitterin pikërisht personat të cilët e shfrytëzojnë për promovimin e faqeve të tyre të internetit e kane ngritur në famën që ka tani, është gjë tjetër që njerëzit (jo Romeo) e përdorin për arsyet që thotë më sipër ai… ne të gjithë e kemi vënë re që edhe facebook tanimë në hyrje pasi bën login duket si twitter (për këtë kam shkruar dhe një artikull), pra duke parë ndikimin e twitter edhe ata të facebook e kanë përshtatur …  dmth: ka vlera për mendimin tim dhe po duhet përdorur nga të gjithë (nëse diku mund të konstatojmë atë keqpërdorim të një social network eshtë facebook, i cili po kthehet avash avash në një problem social, dhe jo twitter)

    Oracle: Te bej nje pyetje shoku Romeo: Meqe Twitter na qenka semundje atehere cfar eshte Facebook? Facebook eshte semundja e vertete sipas meje. Nuk ofron asgje te re asgje inovative, thjesht diten ti bejne reklam faqes dhe terhoqen shume budallenje. Twitter te pakten eshte origjinale dhe shume here me e dobishme se facebook, per mendimin tim.

    Te dy qekeni kap me Facebook… Un nuk kam fol fare per Facebook e as e kam permendur ndonjeher qe Facebook eshte i mire, perkundrazi edhe un me ate mendim jam qe Facebook po behet nje semundje por edhe Twitter nuk eshte mbrapa nga kjo ane. Te pakten ky eshte mendimi im se shume te tjere mund te ken mendim tjeter. Se di nese e pat ate Videon aty por ajo e shpjegon shume mire.
    Mendoj personalisht se nje person i shendoshe ne mendje e ne shoqeri harxhon max 1 ore ne dit me sherbime te tilla sociale si Facebook, Twitter a ku di un edhe per ndonje qef e jo si shumica qe kerkojne me ber “Shoqeri” e mbledhje online.

    Ndoshta do te shkruaj nje dite me vone nje teme per Facebook e per ndikimin e madh qe ka ne shoqeri.

  5. 5
    Deni thotë:

    une solla facebook pasi mendoj qe ai eshte semundje , jo twitter , te video shpjegohen arsyet pse ti mendon qe po kthehet ne semundje pra nese perdoret si e perdoin ata aty … por serish nuk jam dakort lol pasi twitter ke mundesi te dergosh vetem 140 karaktere , ska aplikacione, ska per te vene foto, shumicen e personave ne twitter nuk i njeh personalisht etj etj.

    ndaj nuk mendoj qe mund te kthehet ne semundje ndryshe nga te tjere social networks … :)

    dhe po ne nje artiull per facebook do me gjesh dakort me ty :D

    gjithe te mirat

  6. 6
    Oracle thotë:

    Twitter eshte nje ide e re, dhe shume e dobishme per disa persona dhe per disa lloje biznesi apo pune. Eshte krijese intelektuale e vertete dhe e  meriton suksesin.
    Ju shoh ju wbmasterat qe jeni cmendur pas fejsbukes nje gje komplet pa vlere qe te qorron nga syte dhe nuk ofron asgje te re. Hi5.com LinkedIn.com jan 100 here me mire dhe me te vjeter.
    Duhet ti dalloni faqet qe kan ndryshuar internetin nga faqe qe thjesht kan terhequr nje mase idjote duke bere publictet apo krijuar ” Mode ” . Faqe te dovishme qe kan ndryshuar webin jane: Google, Wikipedia, Youtube, Msn live, Gmail, Blogger dhe pak te tjera…

  7. 7
  8. 8
  9. 9
    Gjergji thotë:

    Personalisht mendoj se Twitter eshte pikerisht ajo cka mungonte, nje sistem i thjeshte per ti komunikuar botes se cfare bejme.. por eshte e vertete se askush nuk do te dije nese njeri ka nje nishan ne mollaqen e djathte apo eshte duke pire nje caj te nxehte duke pare TV.
    Cdokush qe perdor Twitter e ka ne dore vete te ndjeke cilin do qe deshiron. Me kete dua te them se mund te ndiqni vetem ata persona qe vertet kane renesi per ty sipas kritereve qe i zgjidhni vete. Eshte e vertete qe sic thuhet ne video, miqte e vertete marrin ne telefon, por ne pamundesi Twitter te mban ne korrent. Nga ana tjeter,  jo te gjithe miqte e mi qe kane Twitter – une vendos ti ndjek, sikurse thashe ndjekjet behen sipas kritereve qe ne vete i percaktojme, personalisht ndjek ata miqte e mi me te cilet ndajme apo kemi gjera te perbashketa.  Une ndjek me Twitter RomeoLab ketu pasi sinqerisht nuk vij ta vizitoj shpesh faqen, por Twitter e kam te integruar ne Firefox dhe sa here “ciceron” (tweet) RomeoLab dhe ka ndonje gje artikull interesant une vij dhe e lexoj. Te tilla kam disa.
    Twitterin mund ta bej krahasim deri diku me Email newsletter/RSS. Pra une nuk vizitoj faqen shpesh por pranoj qe here pas here te marr lajme nga faqja npm emailit. Por u pa qe edhe regjistrimi i emaileve kishte problemet e veta.. zgjidhje iu dha npm RSS dhe ishe ti vete qe zgjidhje cfare te lexoje prej tyre.
    Per mendimin tim Twitter eshte nje mjet i fuqishem komunikimi – por nuk eshte per te gjithe. Cdokush mund te hape nje llogari ne Twitter – eshte falas, por me kohe cdokush do e kuptoje nese te paturit Twitter eshte e dobishme apo humbje kohe.

  10. 10
    Romeo thotë:

    Gjergji ka shume te drejte e un do te thoja vetem qe Twitter eshte dicka nice por shume rendesi ka menyra per ca e perdor edhe si e perdor. :)

  11. 11

    [...] kohë që dëshiroja të shkruaja diçka për twitter dhe pas një shkrimi të Romeos në blogun e tij Romeo Lab mbi Twitter si sëmundja e rradhës në internet, vendosa që të jepja [...]

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje