Efekti: Google Sandbox

google sandbox Efekti: Google SandboxPrej një periudhe rreth 6 mujore kam filluar të merrem edhe me SEO (Search Engine Optimization) edhe kam mësuar goxha. Një pjesë shumë të madhe të SEO e zën edhe Google, me rënditjen në makinën e kërkimit apo me Pagerank. Pra të gjithë mundohen të dalin sa më lartë me këto gjëra e të poziciohen mirë.

Nëpër internet kam dëgjuar edhe lexuar që flitet shumë edhe për diçka që quhet Google Sandbox. Çfarë është kjo? A ndodhet faqja ime në Google Sandbox? Të gjitha këtyre pyetjeve do ju jap përgjigjen në artikullin e mëposhtëm.

Google Sandbox nuk është asgjë tjetër veçse një si tip karantine që Google bën me faqen tuaj. Me pak fjalë luan rolin e njëjtë që luan antivirusi me viruset që gjen duke i izoluar ato.

Kjo gjë ndodh kryesisht me faqet e reja të lëshuara në botën e internetit, veçanërisht nëse ato:

  • Kërkojnë të pozicionohen direkt lart për një keyword që ka shumë konkurencë.
  • Marrin që në fillim shumë linke inbound.
  • Kanë një mbioptimizim për makinat e kërkimit.

Nuk është e thënë që të kapi çdokënd ky faktor, por mund të qëlloj fati i keq të kapi. Mua personalisht muajin e fundit më kishte ndodh një rënie e konsiderueshme në Google edhe shumë fakte tregojnë që mund të kisha rën pre e këtij fenomeni. Kështu që u detyrova me ndërhyr direkt edhe me arritur prap aty ku isha.

Më poshtë keni të listuar sinjalet karakteristike nëse jeni në Sandbox:

  1. Domaini është relativish i ri, midis 1 apo 2 vitesh.
  2. Faqet e sitit tënd nuk janë në gjëndje as të pozicionohen me titullin e plotë
  3. Faqja në fillim është e pozicionuar mirë por papritur ka një rënie të konsiderueshme
  4. Parametrat e tjerë të Google janë në rregull e pozitiv, si psh. Pagerank
  5. Faqja është e pozicionuar mirë në Yahoo edhe Bing
  6. Nuk janë përdorur metoda ilegale për promovimin e faqes si Spam

Më poshtë do ju tregoj një shembull konkret që të kuptoni më shumë:

Grader.Com gjëndet në Google Sandbox.

Duke parë pikën 5 të arsyeve të mësipërme po ju tregoj se si faqja Grader.Com pozicionohen në makinat e kërkimit. Grader.Com është një faqe që ofron 4 shërbime apo tool të ndryshme. Ja dhe rënditja për fjalë kyçe të ndryshme:

  • Twitter Grader: #55 në Google (por #1 në Yahoo! e #2 në Bing)
  • Twitter Grader | Get Your Twitter Rankings: #74 në Google ( por #1 në Yahoo! e në Bing)
  • Twitter Elite | The Most Powerful Twitter Users: #78 në Google (por #1 në Yahoo! e Bing)

Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që Grader.Com ka një Pagerank 5 edhe që linkohet nga rreth 450 domaine të ndryshme. Pra si e shihni vet edhe faqet me Pagerank të madh, me shumë linke e që pozicionohen në motorrat e tjerë të kërkimit mirë mund të ken një pozicionim skandal në Google edhe pse kërkohet me titullin ekzakt.

Si të dalim nga kjo gjë?

Me të vërtet është diçka deprimuese që të punosh për faqen e pastaj ta shohësh veten të biesh mbi 50 pozicione në Google. Megjithatë ka edhe metoda të ndryshme si me dal nga kjo gjë. Këto nuk janë zyrtare por nëse i provon mund tia dalësh.

  • Të marrësh linkime nga faqe që janë të rënditura shumë mirë edhe që janë të besueshme nga Google
  • Të mbleshësh linke duke u rregjistruar në Direktori të ndryshme që bëjnë shkëmbime linkesh apo gjëra të tilla, nuk bën gjë tjetër veçse ju fut më thellë në këtë Sandbox.
  • Në disa raste mund të funksionoj duke bërë një kërkes rishikimi të faqes me Google Webmaster Tools. Por kjo gjë nuk funksionon gjithmonë sepse aty nuk ka një Feedback.

Mendimi im:

Kam parë që shumë persona që hapin faqe të reja kanë maninë për shkëmbim linkesh. Kjo gjë nuk bën gjë tjetër veçse ju keqëson pozicionim tuaj në Google e nuk ju sjell asnjë të mirë. Duhet ti shmangni në maksimum këto gjëra nëse doni të arrini diçka. Linket mund të shkëmbehen por me faqe që ka përfitime e jo kot më kot. Gjithashtu edhe shtimi në direktori vend e pa vend ndikon keq në këtë gjë sepse Google mund ta njohi si spam. Mund të përmend gjithashtu edhe faktin kur komenton jashtëzakonisht shumë nëpër Blogje që janë DoFollow.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Efekti: Google Sandbox

    Besoj të gjithë sot kemi dëgjuar pak a shumë se çfarë është Twitter. Nëse nuk ja keni idenë shkoni këtu edhe lexoni më shumë. Edhe gjigandi Google ka hapur një llogari në Twitter. Ajo është hapur dje edhe ...

  •  Efekti: Google Sandbox

    Google nuk ka shumë që ka prezantuar Google Trends, një shërbim i ri i cili mundëson që personat të shohin trafikun e faqes së tyre. Ky është një shërbim nga gjigandi Google i cili i bën konkurencë shum ...

  •  Efekti: Google Sandbox

    Kohët e fundit kam parë maninë për të hapur blogje e për të shkruar me mendimin se do bëhemi milioner nëpërmjet internetit. Shumë prej personave qe hapin blogje, thjeshtë nisen nga disa tema që gjejnë nëpër ...

  •  Efekti: Google Sandbox

    Mbas temës së parë po me këtë përmbajtje - 10 Këshilla për ato që hapin një Blog - vendosa te shtoj edhe disa gjëra të tjera të vogla me plotësuar këtë listë. Ndoshta shumica gjërave janë thënë vërdall ...

  •  Efekti: Google Sandbox

    Tani është zyrtare: Google injoron Meta Tags Keywords. Të gjithë ato që jan marr me SEO kan punuar gjithmonë në Meta Tags e Keywords për tu rënditur sa më lart në makinat e kërkimit e sidomos në Google. Edh ...

10 Komente për “Efekti: Google Sandbox”

  1. 1
    Flamuri thotë:

    Romeo
    Te falenderoj për artikullin, siç lexova, duhet te kem kujdes, linqet t’i shkëmbej vetëm në sajte që kanë përfitime (trafik, pg etj) , përndryshe bie pre e Google Sandbox .
    Të falenderoj dhe njëhere se kurrë s’kisha dëgjuar më parë për këte.

  2. 2
    Romeo thotë:

    Flamuri: Romeo Te falenderoj për artikullin, siç lexova, duhet te kem kujdes, linqet t’i shkëmbej vetëm në sajte që kanë përfitime (trafik, pg etj) , përndryshe bie pre e Google Sandbox . Të falenderoj dhe njëhere se kurrë s’kisha dëgjuar më parë për këte.

    Asgje Flamur. Nuk eshte e thene qe cdo person qe ben hapa te tilla kapet nga ky efekt. Por ka shume mundesi te kapesh. Dmth mund te kesh e fat e mos te ndodhi nje gje e tille. Dicka zyrtare per Sandbox nuk ekziston keshtu qe smund te thuthet qe te gjitha faqet penalizohen nese bejne shkembime te shumta linkesh. Un per vete u penalizova prandaj nderhyra… por ka persona qe kan ber kte gje e sjan penalizuar.

  3. 3
    GoNiHacK thotë:

    flm per artikull D

  4. 4
    Romeo thotë:

    GoNiHacK: flm per artikull D

    Asgje, rendesi ka qe te hyj ne pune e te mesosh dicka me shume :)

  5. 5
    ermal thotë:

    Kjo gje me ka ndodhur mua para disa viteve me nje websajt qe krijova per nje klient.  Jam plotesisht dakort me ato qe ke permendur pak me larte.  Ne qofte se je ne sandbox duhet te presesh te pakten 6 muaj qe websajti tuaj te pozicionohet perseri ne google, per fat te keq nuk ka asnje rrugdalje tjeter, vetem pritje dhe mos te mundohesh tja hedhesh Google :) …. Shume postim informativ.

  6. 6
    Romeo thotë:

    ermal: Kjo gje me ka ndodhur mua para disa viteve me nje websajt qe krijova per nje klient.  Jam plotesisht dakort me ato qe ke permendur pak me larte.  Ne qofte se je ne sandbox duhet te presesh te pakten 6 muaj qe websajti tuaj te pozicionohet perseri ne google, per fat te keq nuk ka asnje rrugdalje tjeter, vetem pritje dhe mos te mundohesh tja hedhesh Google :)…. Shume postim informativ.

    Yeah, kshu eshte pikerisht. Eshte dicka qe nuk ekziston zyrtarisht por qe te kap nese kerkon me mashtru. Thjeshte nje keshille per te gjith personat fillestar qe mos te bien ne grop me duart e tyre. Ja nje me shume qe e konfirmoi qe mund te ekzistoj nje gje e tille.

  7. 7
    Beni thotë:

    Romeo, pak me vonese :) , por postim shume informativ. Te falemnderit; por do te doja te vija ne dukje ketu qe ke dy tipe fenomenesh (te pakten per sa i perket Google). Njeri eshte pikerisht ky qe permend; SandBox, ndersa tjetri eshte “Google Dance”. Ajo qe mendoj une personalisht eshte se fenomeni nepermjet te cilit ka kaluar RomeoLAB.com eshte pikerisht ky i fundit.

  8. 8
    Romeo thotë:

    Hi Beni,

    flm shume per komentin. Me then te drejten per Google Dance nuk kisha degjuar… ndoshta sepse nuk jam interesuar shume.. Por e marr me mend se cfare mund te jet… RomeoLab.Com ka qene nje pune e imja e madhe edhe nuk besoj se google “mka falur” ne renditje… Mgjth nje dore me ka then por qe te japi Google dore duhet ti permbahesh ca gjerave..

    Edhe nje here Flm per postimin.

    Romeo

  9. 9
    Beni thotë:

    :) “Google Dance” eshte dicka ne te cilen kalon cdo sit i ri qe ka nje “boom” backlinkesh te menjehereshem.
    dhe absolutisht ke plotesisht te drejte! po shof disa statistika te RomeoLAB.com dhe duket qarte qe eshte bere nje pune e madhe per te.
    Urime dhe njehere per RomeoLab.Com :)

    • 9.1
      Romeo thotë:

      :) Flm.
      RomeoLab nuk ka backlinks te kota nga faqe dosido.. Une kam punuar goxha ne fushen e Wordpress ne Shqip edhe shume plugine qe kam perkthyer ne Shqip kan link te faqes time ne websitet e tyre. E shume nga keto faqe jane faqe me mijra vizitor ne dite….
      Thjeshte besoj se nese punon arrin cdo gje…. Duhet te mundohesh te krijosh Backlinks te mire e jo koti…

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje