Një nga taktikat më të përhapura në botën e webmasterave për krijim/marrje të “backlinks” është edhe komentimi nëpër blogje.
Por WordPress e ka si funksion default që lidhjet e vendosura nga komentatorët i ve dhe atributin rel=”nofollow” duke bërë në këtë mënyrë që të mos përfitosh gjë nga pikëpamja e Search Engine.
Unë sugjeroj që të gjithë ata Webmastara Shqiptarë që janë të interesuar të heqin nga blogjet e tyre atributin rel=”nofollow”, duke i mundësuar njëri-tjetrit dhe përfitime të vogla në “backlinks” nëse komentojnë. Por edhe poseduesi i blogut përfiton zhvillim trafiku dhe aktiviteti, sepse shumë lexues nxiten të komentojnë nga mos qënia e atributit rel=”nofollow”.
Kështu komentojmë më shumë tek njëri tjetri, por edhe përfitojme diçka për faqet tona.
E di që ekziston edhe rreziku i keqpërdorimit, por ne jemi në numër të kufizuar dhe besoj se jemi aq të vetëdijshëm sa të mos keqpërdorim një mundësi te tillë.
Për ato që kanë frikë nga Spam të aktivizojnë opsione e konfirmimit të komenteve – që do të thotë – komenti duhet të aprovohet nga Webmasteri para se të postohet.
Ka 2 mënyra për të hequr atributin rel=”nofollow” në Bloget tuaja:
1.Duke ndryshuar kodin e Core WordPress.
Të ndryshosh kodin e WordPress nuk është një ide e mirë për ata që nuk dinë se çfarë bëjnë ose nuk janë familjarizuar me këtë proçes. Për të gjithë të tjerët që punojnë me kodime, kjo është një proçedurë shumë e thjeshtë edhe e shpejtë. Për këtë arsye po e shpjegoj më poshtë, edhe ai që e ndjen veten të sigurtë të veproj, të tjerët të vazhdojnë me menyrën e dytë.
Ju duhet të ndryshoni vetëm një dokument i cili ka atributin “nofollow”. Ky dokument gjëndet në wp-includes/comment-template.php në rrjeshtin e 148 edhe ka një pamje pak a shumë të tillë:
$return = “<a rel="’external" href="’$url’">$author</a>”;
Ajo që duhet të bëni është që të zhvendosni atributin “nofollow” edhe të ruani dokumentin e ri pa atë atribut.

2. Instaloni një Plugin
Instalimi i një Plugini është mënyra më e thjeshtë, poshte do të keni disa të listuar edhe ju mund të zgjidhni një nga ato sipas dëshires tuaj.



Kete Scriptin dofollow e vendosa.. ne blogun tim personale per ndihmen e backlink
se harrova sitin time ..
Flm. Edhe blogu juaj u shtua ne listen e faqeve pjesmarrese.
thanks for sharing
Tani edhe http://mendimiyt.com/ iu shtua nismes.
Plot blogje u bene per te lene komente dhe marre backlinks
Mgjth Romeo po shoh qe tani (me vonese) qe ketu nuk eshte aktivizuar plotesisht! Mbase se i ke vene kufizimet per nje numer te caktuar postimesh apo vetem per te rregjistruarit?! Do ishte mire qe keto kufizime te mos ishin. Nese behet spam atehere punen e kryen Akismet-i
Romeo i bashkohem edhe une iniciatives me portalin tim te lajmeve http://www.alb-media.net
I don’t understand a thing from this language but your blog looks nice.
I commented because i wanted to ask you something,i love that image about “Do Follow Blog” could you give me permission to use it in one of my future posts?
Please let me know by email if you can.
Cheers Buddy!
Hi Nice Blogger,
My Blog is in the Albanian language
. Sure u can take that image and use it. That’s really nice that u ask
.
Have fun.
Romeo
Hey thank you very much buddy! Of course i ask,i don’t believe in stealing content
Shumë ide e mirë