Datat e WordPress 2.9

Në Chatin e Programuesve të WordPress u bë e ditur që më 31 Tetor do të dal versioni i parë Beta i rradhës 2.9. Gjithashtu u përcaktua edhe një “Features Freeze” që do të thotë që gjer në versionin përfundimtar 2.9 nuk do të shtohen gjëra të reja, përvec atyre të paramenduara.  Kjo gjë ndihmon në përqëndrimin edhe në zhvillimin e atyre gjërave që momentalisht nxjerrin probleme.  Por në këtë mes ka 3 përjashtime edhe ato janë:

  • Menazhimi i mediave – shiko skicat
  • oEmbed – lidhja e videove vetem me URL
  • Post Thumb – imazhe të vogla për artikujt

Këto opsione do të zhvillohen më tej edhe do të përmirësohen që në versionin përfundimtar të jen perfekte.

Gjithashtu u bë e ditur që cdo javë do të lëshohet një Release Candidate. Versioni përfundimtar i WordPress 2.9 pritet të jetë në periudhën midis mesit të Nëntorit edhe fillimit të Dhjetorit.

Gjithashtu u dhanë edhe informacione të vogla mbi versionin 3.0 të WordPress, i cili do të nis menjëherë sapo të lëshohet Release Candidate e parë e versionit 2.9.

Le të presim pra e të shohim cfarë do na ofroj WordPress në të ardhmen edhe gjërat e reja që do të ketë. Unë personalisht me zor pres të dali versioni i ri 2.9

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 16/10/2009

    Postim i ri: Datat e WordPress 2.9 http://bit.ly/avwqc
    – #shqiperia

  2. RomeoLab - 16/10/2009

    Postim i ri: Datat e WordPress 2.9 http://bit.ly/avwqc
    – #shqiperia

  3. romeolab - 16/10/2009

    Postim i ri: Datat e WordPress 2.9 http://bit.ly/avwqc
    – #shqiperia

Leave a Comment