Cfare eshte RSS?

rss Cfare eshte RSS?Çfarë është RSS? Shpesh më pyesin të tjerët edhe un mundohem ta shpjegoj. Fundja është një pyetje që para ca kohësh ja kam  bërë edhe un vetes time, kështu që mendova të hap një teme duke shpjeguar në gjuhën Shqipe se si funksionon dhe çfarë është.

A do donit të lajmëroheni gjithmonë në kohë për çdo postim që bëhet tek RomeoLab?

Ka një sërë mënyrash që ju të abonoheni tek ky sit e të merrni gjithmonë lajmet e fundit. Një nga këto mënyra që ju japin mundësinë për informim është edhe RSS FEED. Por në të vërtetë çfarë është RSS FEED?

Çfarë është RSS?

RSS është një teknollogji e cila përdoret nga miliona persona në mënyrë që ato të qëndrojnë gjithmonë të informuar mbi faqet që i interesojnë. Këto persona lajmërohen direkt sapo postohet një lajm i ri në faqen e abonuar.

Mënyra e “vjetër” për të bër ta vendosur një faqe tek të preferuarat (Bookmark) ka dalë jashte mode, sepse ne na duhesh që të shkonim çdo herë tek kjo faqet e të kontrollonim nëse ka postime të reja apo jo.

Problemet që të krijon Bookmarking:

  • Ti vetë duhet të bësh gjithçka
  • Bëhet akoma më e vështirë nëse doni me vizituar më shumë se 5 faqe
  • Ju humbni informacion kur harroni të kontrolloni Bookmarket tuaja
  • Ju harxhoni kohën duke shkruar çdo herë tek një faqe e cila azhornohet rrallë

RSS ndryshoi gjithçka

Po sikur t’ja leni të gjithë punën e përmendur më larg Faqes së internetit e të jetë ajo që t’ju lajmëroj sapo të ket një ndryshim apo postim të ri? E pra kjo është pikërisht ajo që bën RSS.

RSS kontrollon faqen edhe sa her që ka një postim të ri ju lajmëron ju me anë të Emailit apo RSS Readerave e kështu jeni ju që vendosni se kur të shkoni tek kjo faqe për të lexuar postimin e ri. Me pak fjalë ju kurset shumë kohë, të cilën do e kishit humbur duke lundruar e kontrolluar faqet e ndryshme.

RSS do të thotë “Really Simple Syndication” por shumë persona përmendin e fjalën “News Feed“.

Gjithashtu termi Abonim përdoret shpesh edhe mua më pëlqen kjo gjë. Ja të bëjmë një krahasim të vogël.

Ju jeni Abonuar në një revistë e cila ju vjen në shpi sapo ka dal numri i ri, kshu funksionon edhe me RSS por në vënd që të vinë në kutinë postare ato vijnë në llogarinë e RSS Reader ose E-Mailit tënd.

Me thënë të drejtën kur hyri RSS un nuk e përdorja sepse më dukej një gjë e kotë, por momentalisht RSS më ndihmojnë shumë, sepse nuk kam nevojë që çdo ditë të shfletoj 20 apo 30 faqe të ndryshme me parë ka apo s’ka postime, mjafton të hap E-Mailin tim edhe aty kam çdo gjë gati.

Si të përdor RSS

1. Merr një RSS Reader -Ka një shumëllojshmëri RSS Reader që janë në qarkullim edhe që ndryshojnë nga njëri-tjetri për opsionet e mundësitë që ju lejojnë. Megjithatë mënyra më e mirë për të nisur është të zgjidhni një RSS Reader që është falas edhe që është i thjeshtë në përdorim. Këtu mund të përmendim Google Reader dhe Bloglines. Normalisht do të thoni që ekzistojnë e shumë të tjerë e kjo është më se e vërtet, por un do ju këshilloja Google Reader sepse është shume i lehtë në përdorim e s’do keni probleme.

RSS funksionojnë pak a shumë si E-Mailet. Ato ju vijnë edhe ju duhet të klikoni mbi to me i parë. Do te hapen sikur hapet edhe nje E-Mail normal.  Juve ju jepet mundësi që të shkoni tek postimi origjinal nëse ju intereson apo të kaloni tek RSS tjetër duke e çekuar këtë të parën si të lexuar.

Mënyra më e mirë me mësuar sesi funksionojnë këto gjëra është që të abonoheni tek RSS e faqeve të ndryshme.

2. Abonimi në faqe – Vitet e fundit ju do keni vën re me siguri një shumëllojshmëri butonash apo Widget. Butona portokalli të vegjël, butona që tregojnë që ky sit ka kaq lexues apo ndjekës, linkime të quajtura ATOM, RSS, XML e shumë të tjera.

Butonat kanë forma, ngjyra e efekte të ndryshme. Tek foto më poshtë keni disa shembuj:

butona rss Cfare eshte RSS?

Ju nuk ju duhet të bëni gjë tjetër veçse të klikoni një nga këto butonat edhe do të drejtoheni në një faqe që do ju informoj si të vazhdoni më tej.

3. Abonimi me anë të Broswerit – Kjo është një mënyrë tjetër e cila ju mundëson abonimin në një faqe. Kohët e fundit shumë Broswera (Shfletues) ju japin mundësinë që të abonoheni direkt nga ato në një faqe.

Duke lunduar ne një faqe, shfletuesi ju lajmeron nëse ekziston mundësia e RSS apo jo duke shfaqur nje buton ne krahun e djathtë të adress barit.

Ja si duket faqja ime me Firefox:

romeolab rss Cfare eshte RSS?

E shihni atë ikonën portokalli anash? Klikoni mbi atë e do keni mundësi të zgjidhni llojin e RSS Feed e do të drejtoheni tek Feed e mia.

Pasi të jeni drejtuar aty do të keni mundësinë të zgjidhni Feed Readerin që pëlqeni.

Nuk doni të përdorni RSS Reader?

E-Maili është një mundësi tjetër

Nëse shpjegimet e mësipërme ju duket icik si të komplikuar edhe nëse doni të përdorni një metode tjetër për Abonim, atëher ju jepet e mundësia më anë të E-Mailit.

Këtë mundësi jua jap edhe unë ku në anën e djathë keni një kuti ku duhet të fusni E-Mailin tuaj për tu abonuar. Pasi ta keni bër këtë në kutin ju vjen një E-Mail me një link konfirmimi. Pasi të klikoni tek linku i konfirmimit, atëher do të merrni automatikisht lajmet e reja. Ndodh shpesh që personat harrojnë të klikojnë tek linket e konfirmimit, por un ju them që pa atë konfirmim nuk mund të funksionojnë.

Me këtë rast do ju ftoja që të abonoheshit sa më shumë në faqen time.

Posto këtë artikull në:
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Postoje tek Votoje
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Postoje tek Lexoje
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • Google Bookmarks
  • Technorati
  • Reddit
  • Twitter
  • StumbleUpon
  • Print this article!

Postime që mund të interesojnë:

  •  Cfare eshte RSS?

    Motion typography (ose kinetic typography) është teknika e cila të mundëson të shprehesh me anë të teksteve. Këto tekste animohen në një mënyrë të tillë që tërheqin shumë vëmendjen e personave. Nëpër inter ...

  •  Cfare eshte RSS?

    Youtube është bler prej disa muajsh nga Google edhe sapo vjen e po na mundëson gjëra të ndryshme. Kjo që unë do t'ju tregoj është një trick i vogel i cili mundëson që videon ta nisim nga një vënd i caktuar ...

  •  Cfare eshte RSS?

    Duke parë që fakti i bërjes së faqeve po shtohet aq më shumë nëpër botën Shqiptare, atëher doja ti vija në ndihmë të gjithë Webmasterave të rinj me ca Tutoriale të vogla por shume domethënëse në bërjen e ...

  •  Cfare eshte RSS?

    Sot po ju sinjalizoj një faqe interneti shumë të veçantë. Bëhet fjalë për Let's Fifa 2009. Në këtë faqe ju do të jeni një vëzhgues nga një këndëvështrim tjetër. E gjitha rrjedh pak a shumë kështu. Kur hyn ...

  •  Cfare eshte RSS?

    Ndoshta nuk ka të bëjë shumë me informatikën por këtë eksperience që kalova doja ta ndaja edhe me lexuesit e Blogut tim. Bëhet fjalë për një nga Eventet Muzikore më të mëdha Europiane që zhvillohen në Gjer ...

11 Komente për “Cfare eshte RSS?”

  1. 1
    mbreti3gut thotë:

    Romeo, te falenderoj per temen. Te them te drejten problemi qe po me can me se shumti koken ne lidhje me blogun, eshte pikerisht RSS.

    Para disa muaj humba te gjithe te abonuarit e mi, per arsye te nje gabimi te vogel, por edhe si pasoje  e transferimit te Feedburner si prone e Google-s.
    Pastaj, mezi arrita qe te krijoj disa dhjetera te abonuar, perseri sistemi i ri i Feedburner po me sjell telashe. Ne fakt, opsionin per E-mail Subscr. ma kane hequr fare. Nuk di nese vetem tek une apo e kane fikur fare si sherbim.

    Tjetra, neper widgets te ndryshem nuk me shfaqen fare feeds e mia, ndersa kur klikon direkt nga faqja, ato realisht funksionojne.

    Nese ke ndonje sygjerim per ndihme do te te isha shume mirenjohes, per arsye se per cdo dite mbi 70 persona mbeten pa u informuar. Faleminderit qe me pare

  2. 2
    Romeo thotë:

    mbreti3gut: Romeo, te falenderoj per temen. Te them te drejten problemi qe po me can me se shumti koken ne lidhje me blogun, eshte pikerisht RSS. Para disa muaj humba te gjithe te abonuarit e mi, per arsye te nje gabimi te vogel, por edhe si pasoje  e transferimit te Feedburner si prone e Google-s. Pastaj, mezi arrita qe te krijoj disa dhjetera te abonuar, perseri sistemi i ri i Feedburner po me sjell telashe. Ne fakt, opsionin per E-mail Subscr. ma kane hequr fare. Nuk di nese vetem tek une apo e kane fikur fare si sherbim. Tjetra, neper widgets te ndryshem nuk me shfaqen fare feeds e mia, ndersa kur klikon direkt nga faqja, ato realisht funksionojne. Nese ke ndonje sygjerim per ndihme do te te isha shume mirenjohes, per arsye se per cdo dite mbi 70 persona mbeten pa u informuar. Faleminderit qe me pare

    mbreti3gut ky eshte nje problem qe nuk e ke vetem ti por qe e kan pas te gjithe. Tek ty po dalloj nje problem me te forte. Tek te tjeret ishte fakti qe kishin luhatje te te abonuarve por ty te humbkan fare e thua se kam si opsion. E kjo gje i kan ndodh kur kan migruar robte. Une i rash shume thjeshte, sepse e dija qe do kishe probleme, edhe hapa nje llogari te re ne Feedburner kur u be prone e Google e gjeri tani skam asnje problem. Tani qellova me fat qe kisha ne ate kohe vetem 2-3 te abonuar e nuk ishte problem i madh, por un do te keshilloja qe te hapje nje account te ri nese vazhdon te kesh keto lloj problemesh

  3. 3
    Art Ramadani thotë:

    Eh, e kisha ndermend ta shkruj nje lajm te tille Romeo, shum spjegim i bukur, bravo.

  4. 4
    Romeo thotë:

    Art Ramadani: Eh, e kisha ndermend ta shkruj nje lajm te tille Romeo, shum spjegim i bukur, bravo.

    Flm per komplimentat :)

  5. 5
  6. 6
  7. 7
    barc00de thotë:

    une jam abonnu te ni web edhe ume ka ardh letra ni imell per me konfiguru  emailin e kom konfiguru edhe ma kurgjo sum ka ardh prej ciles dit ja nis me te ardh letra se sot jam abonu une

  8. 8
    Romeo thotë:

    barc00de: une jam abonnu te ni web edhe ume ka ardh letra ni imell per me konfiguru  emailin e kom konfiguru edhe ma kurgjo sum ka ardh prej ciles dit ja nis me te ardh letra se sot jam abonu une

    Ateher ka mundesi qe konfigurimi i RSS Feed qe ka ber ai personi nuk eshte i sakte. Ose ka nje RSS Feed qe nuk eshte e atij. Kontakto Webmasterin e faqes e veje ne dijeni per kete gje. Gjithashtu thuaj qe te kontrolloj njiher je ne listen e emaileve te RSS ti apo jo.

  9. 9
    barc00de thotë:

    Rss fed eshte i tina edhe mir osht imella ime eshte te atina rss po po di ose spo vjen letrat a eshte e caktune ni koh kur me ardh a po saher te beht posti i ri vin

  10. 10
    Taulant thotë:

    Si te shtoj kete kode abonohu me email ne faqen time ?

    • 10.1
      Romeo thotë:

      Ky kod shtohet duke perdoret FEEDBURNER. Eshte nje sherbim i ofruar nga google keshtu qe rregjistrohu aty edhe shif sepse e merr kodin nga aty.

Komento:

  • Loading...
© Të gjithë të drejtat e mbrojtura | 2008 - 2009 RomeoLab.Com - Mobile - Privacy Policy - TOS - Hyrje