Cfare eshte gravatar?

gravatar Cfare eshte gravatar?Çfarë është Gravatar?

Gravatar (ang. globally recognized avatar) është thjeshtë një imazh i vogël që ju ndjek ju faqe mbas faqeje që vizitoni. Imazhi shfaqet anash emrit (nickut) tuaj nëse ju bëni diçka nëpër faqet e ndryshme (p.sh komentoni nëpër Bloge).

Gravatar është si një mjet identifikimi nëpër Bloge të ndryshme, forume e pse jo në të gjitha faqet.

Ku mund ta marr Gravatar?

Ju duhet vetëm të hapni një llogari FALAS tek www.gravatar.com. Mbasi ju keni hapur llogarinë, ju fusni adresën e E-mailit që doni të përdorni edhe ngarkoni e fotografi të ndryshme që do të shërbejnë si Avatari juaj Universal.

Për ta shpjeguar pak me qartë po marr nje rast konkret: – Nëse ju doni te komentoni në Blogun tim atëher ju kërkohet Emri dhe E-Maili. Emri është i lirë të vendoset ashtu si doni, nëse tek E-Maili fusni atë E-Mail që keni rregjistuar tek Avatar atëher anash komentit do ju dali e avatari qe keni komentuar. Ky është një shembull për WordPress, por kështu funksionon në çdo faqe tjetër që ka të instaluar këtë shërbim.

Si të bëj un që Gravatar të funksionoj në faqen time?

Që të keni Gravatar të integruar në faqen tuaj është shume e thjeshtë. Nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të instaloni shtojca nëpër platformat përkatëse. Për platformat (CMS) më të përhapura ekzistojnë Plugine të ndryshmë që duhen instaluar. Nëse keni koduar e programuar faqen vet atëher do ju duhet të ndërhyni icik ne kodin tuaj.

Për të gjithë ato qëpërdorin WordPress, i them që Gravatar është i integuar në të. Ju duhet thjeshte ta aktivizoni nga Paneli i Adminit.

Më poshtë keni një listë me Pluginet për platformat e ndryshme:

Shërbime për Blogging

Implementime të tjera

4 Responses to “Cfare eshte gravatar?”

  1. Denisi
    22/03/2009 at 21:21 #

    Informativ artikulli, por mendoj qe duhet te shtohet dhe nje pike tjeter…

    dmth: ku qendron rendesia e ketij plugini ?

    mendoj qe rendesia e ketij plugini per vizitoret e blogut eshte me shume nga ana psikologjike… identifikimi i bashkebiseduesve jo vetem me ane te emrit por edhe me nje imazh, pra ngre ne nje nivel me te larte komunikimin ndermjet perdoruesve… afrimitet ndermjet komentuesve dhe adminit te blogut… faktor + ne seriozitetin e nje blogu… dhe siguri gjithashtu pasi normalisht ndjehesh edhe me i sigurte kur ti shikon interlokutorin tend :)

  2. Romeo
    22/03/2009 at 21:33 #

    Denisi: Informativ artikulli, por mendoj qe duhet te shtohet dhe nje pike tjeter… dmth: ku qendron rendesia e ketij plugini ?mendoj qe rendesia e ketij plugini per vizitoret e blogut eshte me shume nga ana psikologjike… identifikimi i bashkebiseduesve jo vetem me ane te emrit por edhe me nje imazh, pra ngre ne nje nivel me te larte komunikimin ndermjet perdoruesve… afrimitet ndermjet komentuesve dhe adminit te blogut… faktor + ne seriozitetin e nje blogu… dhe siguri gjithashtu pasi normalisht ndjehesh edhe me i sigurte kur ti shikon interlokutorin tend :)

    Flm shume per sugjerimin :) Edhe kjo vlen…

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 22/03/2009

    Fing out what’s GRAVATAR!! http://tinyurl.com/dmbw9f

  2. RomeoLab - 22/03/2009

    Fing out what’s GRAVATAR!! http://tinyurl.com/dmbw9f

Leave a Comment