Cfare din Internet rreth jush

WhatTheInternetKnowsAboutYou ( Cfare din Internet rreth jush) është një faqe i cila ju zbulon një pjesë të jetës “private” tuaj në internet. Prej shumë kohësh flitesh për informacionet që Google mbledh edhe ruan në databazën e saj. Këto informacione shfrytezohen për një rreklamë të caktuar. Madje është përfolur që ne na shikojnë në të gjitha lëvizjet që bëjmë në internet. A është kjo gjë e drejtë? A kanë të drejtë të tjerët të shohim se cilat janë faqet që ne vizitojmë?

Besoj që shumica prej jush janë me mendimin tim që duhet të ketë një internet privacy edhe jo të gjithë të marrin vesh aty ku lundrojmë, fundja është zgjedhja jonë se cilat faqe hapim apo jo. Për të të kuptuar sa e lehtë është të zbulohet “pëlqimi” jonë në internet atëher shihni faqen WhatTheInternetKnowsAboutYou, një faqe e cila në bazë të cookies të ruajtura në shfletues e të kronologjisë së parjes së faqeve na tregon faqet e fundit që janë vizituar.

Nëse ne nuk kemi impostuar mirë disa opsione të shfletuesit (vetëm pak veta din ta bëjnë) atëher kjo faqe na nxjerr të gjitha…. Pra ju nëse keni një kompjuter publik edhe aty hyn shumë perona, ju mund të shihni të gjitha faqet e vizituara nga të tjerët… A nuk është kjo një thyerje e të drejtave tona?

Kshu që KUJDES…. Vëllai i madh po ju shikon ehehehehehehehe

15 Responses to “Cfare din Internet rreth jush”

  1. Gjergji Kokushta
    23/02/2010 at 10:36 #

    Nese kompjuteri eshte publik atehere eshte e nevojshme qe njerzit te edukohen dhe te fshijne gjurmet e tyre perpara se te largohen nga ai kompjuter. Do e konsideroja thyerje te te drejtave nese dikush me kontrollon kompjuterin personal. Disa browser ofrojne menyren ‘incognito’ (Google Chrome), ‘Private’ (Firefox) apo te fshehte dhe ti mund te vizitosh te gjitha faqet qe do pa lene gjurme.

  2. Romeo
    23/02/2010 at 13:32 #

    Ke shume te drejte ne ate qe thua Gjergj por sa nga personat qe perdorin internetin ja kane idene ketyre gjerave… Ne Shqiperi rret 80% nuk din si behen mos them me shume, ka nje pjese qe sdin si hapet nje email. Besoj te gjith din si me kerku ne google ose si me perdor FB. Madje kur rrija ne internet caffe ka pas edhe nga ato qe ssdinin me kerku ne google, qe vinin aty e thonin dua te me gjesh ca info rreth kesaj teme… Pra mendoj qe eshte pune “diturie” :)

  3. Hollow
    23/02/2010 at 16:05 #

    Qe kur lindi interneti vdiq privatesia. Mjere ata qe kane facebook thuaj. Ai eshte pak me i ‘frikshem’ se db e Google. Tani per tani…

  4. Romeo
    23/02/2010 at 17:24 #

    Eheheh Hollow ke shume te drejte :) Madje FB njiher kishte ven ne Privacy qe kishte te drejte te merrte e fotot por e hoqen me vone. Mgjth ne FB doja te thoja qe gjeja me e rrezikshme jan aplikacionet :)

    • Hollow
      23/02/2010 at 20:50 #

      Ne fakt akoma eshte kjo puna e fotove (dhe c’do kontent qe postohet aty) vecse e kane rregulluar me fjale te bukura. Ata mbajne 4 (ose 6 nuk e di mire) versione te c’do fotoje qe vendos te besh upload. Per tu fshire, fshihen vetem nese e ben delete acc., edhe kjo mbas 6 muajsh. Linku per te fshire accountin eshte vetem ne help, shumica as qe nuk e dine fare. Le pastaj qe egziston dhe nej master password, c’ka i lejon punonjesit te te lexojne mesazhet, gjera private etj etj (e kam fjalen dhe per punonjesit me te thjeshte te fb).

      Google nga ana tjeter same shit. Eshte vertet e frikshme kur e mendon pragmatikisht. Web history, email, BUZZ qe e nxori koken si skuth just now, social search results…e tjerat qe do vijne ne te ardhmen. Perderisa te jemi ‘sociale’ online as qe ka per te pas ndonjehere privatesi ne gjith kuptimin e fjales. Madje mjafton te dish nje email sot dhe ja ku e nxore jeten virtuale te tjetrit. Shiko pershembull Spokeo.com

  5. Romeo
    24/02/2010 at 09:58 #

    Ehehhehehehe normale.. fundja infot tona nuk i hyne ne pune ndonje por nese je nje person icik me rendesi duhet ti shmangesh ne max keto gjera e keto social networks… Ajo faqja spokeo ishte e papare ahahahahaha

  6. Tentim.O
    24/02/2010 at 20:03 #

    Kjo gje eshte budallalliku internetit…

    Erdh Interneti u Martu Mileti :S
    Kjo te ben te mos hysh kurr ne internet

    • Shteti
      01/05/2010 at 14:57 #

      Kjo funksionon 50 % sepse mua me dalin vetem faqet qe ne frekuentojme me shum e jo te gjitha se cfar shikojme ……..

      • Romeo
        02/05/2010 at 00:46 #

        Ke te drejte :) nuk eshte plotesisht e sakte por prap gjen goxha info :)

  7. aurel
    02/03/2011 at 03:14 #

    kur I lexova titullin mendova se ishte dicka rresh “google reach” apo nje nga premtimet qe “thuhet” se do japi Web 3.0 qe te tregon gjera personale duke kolektivual materjale nga shum sites.

    do ishte nje “tutorial” interesante te dihet se si behet nje efekt i till, dhe besoj se nuk eshte gje e veshtir

    ps. nuk e dia se ka blog per “web development” ne shqip. BRAVO

  8. marko
    25/09/2011 at 15:54 #

    cila eshte adresa juaj e-mailit sepse doja tu pyesja juve personalisht per disa gjera rreth kompjuterve………

    • Armando
      27/09/2011 at 08:36 #

      siper tek menuja keni formen e kontaktit.
      gjithe te mirat.

Trackbacks/Pingbacks

  1. RomeoLab - 23/02/2010

    Postim i ri: Cfare din Internet rreth jush http://bit.ly/dq7oJ5 – #shqip

  2. Blog Shqip - 23/02/2010

  3. Cfare din Internet rreth jush » Albania Searche Engine AlbPro - 23/02/2010

    [...] Cfare din Internet rreth jush është një postim nga: RomeoLab.Com [...]

Leave a Comment