
CamSpace është një teknollogji e re e cila lejon luajtjen e lojrave në PC sikur je duke luajtur me Nintendo Wii. Që të mund të zotëroni këtë teknollogji duke të shkarkoni një program të vogël i cili gjëndet këtu. Fatkeqësisht ky shërbim nuk është i mundur për përdoruesit Apple por po punohet që të nxirret e një version për atë sistem operativ.
Gjithashtu për të përdorur Camspace do ju duhet të zotëroni edhe një Webcam. Mënyra sesi punon CamSpace është fare e thjeshtë. Programi detekton deri në 4 objekte që ndodhen para kamerës edhe lëvizjet e këtyre objekteve i transmetohen lojës të cilën ju jeni duke e luajtur.
Si fillim do ju kërkohet përdoruesve që të mbajnë objektet para kamerës edhe brënda frameve të caktuar gjersa programi ti njohi ato. Më pas do duhet të zgjidhni lojën që ofrohet edhe të luani. Personalisht vetë këtë se kam provuar akoma për arsye kohe edhe pse një ditë do ta provoj sepse më duket vërtet shumë fantastike.
Më poshtë keni edhe një video e cila tregon shumë qart se si luhet në këtë lojë.
- Nëse ndonjëri nga ju e provon e ftoj të na shkruaj tek komentet eksperiencën e tij me lojën.
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=v0srY37kkMw[/youtube]



E perdora dhe ishte perfekte
, kenaqesh sa nuk e ke iden…
ahahaha flm lal per infot
Dmth punoka.. duhet ta instaloj kur te kem icik kohe se kam frik se ngel aty pastaj LOL